Bota pritet të ketë 8 miliardë banorë këtë vit
Popullsia e botës pritet të arrijë në tetë miliardë banorë...

Profesor Artan Fuga shkruan se propaganda më e keqe është e fshehur në zakonet tona, në shkencë, ka infektuar trurin.
Në një postim në rrjetet sociale, profesori shkruan se propaganda, infekton njeriun edhe më keq se COVID-19.
Sipas profesorit, kur vetë ajo që quhet mësimdhënie dhe kërkim shkencor është propagandë, atëherë gjithçka e ka marrë lumi.
“Propaganda më e keqe është e fshehur në zakonet tona, në shkencë, ka infektuar trurin.
Me Olta Murataj, ish studentja ime në master në letërsi, doktore në sociologji lauruar në Turqi, pardje te Aladini, libraria te Blloku në Tiranë, ku isha ftuar të flisja e debatonim për propagandat nga dr. Albert Gjoka, mbi bazën e librit tim NJERIU FËMIJË, botuar nga PAPIRUS.
Mos kujtoni se është aq lehtë të përballosh propagandat!
Këto infektojnë më keq se Covid-19.
Kujton se është dëshira jote për të bërë diçka në fakt je viktimë e propagandës. Kujton se është diçka e natyrshme ajo që ndodh, në fakt të është imponuar nga propaganda. Kujton se meqë e thonë të gjithë një gjë ajo qenka e saktë, në fakt të gjithë mund të jenë qorruar nga propaganda.
Kur vetë ajo që quhet mësimdhënie dhe kërkim shkencor është propagandë, atëhere gjithçka e ka marrë lumi!
Libër i vërtetë studimor është ai që çpon tollumbacen e propagandës që vetë autori ka në kokë dhe nuk e kupton.
Media - mjeti për të mbrojtur demokracinë? Dëngla propagande!
Rrjetet sociale demokratizojnë dialogun publik? Dëngla propagande!
Pushtetet janë të ndara? Dëngla propagande!
Njeriu i sotëm si pasojë e zhvillimit të shkencave është më i ditur se njëqind vjet më parë? Dëngla propagande! etj.”-shkruan Fuga.
Më tej, ai ndalet te një libër, mbi martesat e vajzave shqiptare me djemë serb, ndërsa shkruan se “ne lindim argatë për fushat serbe që të prodhojmë grurë që ta importojmë ne”.
“Studimi i Olta Murataj mbi martesat e vajzave shqiptare me djem serb, është nga ata libra që e çpon propagandën si çpon dega e pishës tollumbacen e 1 majit!
Po, ne popullojmë me barqet e vajzave shqiptare zona rurale të prapambetura të Serbisë! Po ne lindim argatë për fushat serbe që të prodhojmë grurë që ta importojmë ne! Po, ne e braktisim vendin, serbët jo! Ne ruajmë gjuhën tonë? Jo, fëmijët e barqeve të grave shqiptare në Serbi flasin jo gjuhën e nënës! E të tjera e të tjera!
Ka ndodkush që tronditet sepse i prishet qetësia e trurit të mpirë nga propaganda? Aq më mirë!
Nxehet? Aq më mirë!
Ju shan, ju gjuan me gurë? Oh sa mirë!
Ndryshe edhe sociologjia, edhe historia, edhe pedagogjia, edhe gjuha, edhe letërsia, etj., bëhen propagandë. Llollollollollo, që i flet autori pa kuptuar se çfarë idiotizmash propagande përhap. Është viktimë e tyre dhe gjoja me shkencë infekton edhe të tjerët, sikur të ishte nga këta politikanët pesëleksha me Fuoristrada!
Ja pse e vlerësoj, e përkrah Olta Murataj për këndvështrimet e saj në librin për martesat e vajzave shqiptare me djem serbë!
Ja pse çdo studjues dhe pedagog i ri jo konformist më fashinon, më verbon me ndriçimin e tij apo të saj, ja pse e vërej, e kqyr me kujdes për të dalluar : nga i vjen energjia dhe forca për ta çarë propagandën? Sikurse kqyr njeriu speciet e rralla!”-përfundon postimin e tij Artan Fuga./CNA.al

Popullsia e botës pritet të arrijë në tetë miliardë banorë...
Motrat Amelia dhe Amrei Quincke kanë kohë që e presin ...
Eksperti Fatmir Hasho shprehet kritik në lidhje me pro...
Pushime verore në Glivice, Poloni. Aleksandra Piasecka, Le...
Shkolla e fshatit Mizë, në Lushnjë, më shumë i ngjan një h...
Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të...
Peshkimi është një ndër sektorët më të formalizuar në ...
Tre turistët çekë, të cilët u bllokuan sot në kufirin ...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, ka ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Në Europë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glo...
Presidenti Ilir Meta ka firmosur protokollin për anëta...
Policia rrugore vijon me monitorimin e shkelësve të rr...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave. Sipas t...
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka humbur jet...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc është i mendimit se masa...
Në 2021-shin rezultojnë 2.533 azilkërkues në Shqipëri,...
Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet dhe ka kërkuar...
Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës, 3...
Forcat e Armatosura Shqiptare janë përfshirë në një sk...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...