Mungojnë peshkatarët vendas, zëvendësohen me të huaj
Peshkimi është një ndër sektorët më të formalizuar në ...

Ekspertë të mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi janë të një mendje se problematikat në Liqenin e përbashkët të Shkodrës janë të njëjta në të dy anët e kufirit ujor dhe se, çdo ndotje në njërën anë të liqenit, pasqyrohet edhe në pjesën tjetër të tij. Ekspertët po marrin pjesë në një program të përbashkët, financuar nga Bashkimi Europian, i cili synon monitorimin dhe evidentimin e situatës së ndotjes në Liqenin e Shkodrës nga derdhja e ujërave të zeza, mbetjet industriale, ndotjet toksike dhe efektet që ato shkaktojnë në jetën e liqenit dhe popullatës, që jeton përgjatë brigjeve të tij.
“Ndotja industriale, e derdhjeve të ujërave industriale, është evidente kryesisht nga Mali Zi, por duhet të evidentohet dhe të bëhen analizat për të ditur cilësinë e peshkut që ne përdorim. Por jo vetëm, edhe për vazhdimësinë e jetës së liqenit, në mënyrë që të dijmë se në çfarë situate është dhe si ne mund ta parandalojmë ndotjen e mëtejshme”, thotë Anila Neziri, nga Universiteti i Shkodrës.
Në programin “Zgjidhja” janë bashkuar ekspertë nga Universiteti i Tiranës dhe Qendra e Kërkimeve Ekotoksikologjike në Mal të Zi. Sipas ekspertes Daniela Sukoviç, Mali Zi ka një sistem të pastrimit të ujërave të zeza, por jo përfundimisht sipas standarteve dhe kjo ndikon në ndotjen e liqenit.
“Kapacitetet e sistemit të pastrimit nuk janë sipas numrit të qytetarëve të Podgoricës. Pothuajse e gjithë industria e Malit të Zi nuk ka një sistem pastrimi dhe ndotjet që sjell kjo industri vazhdojnë të ndikojnë në ujërat e Liqenit të Shkodrës. Nga monitorimi i ujërave të liqenit kemi gjetur disa elemente kimike dhe pesticide, por deri tani nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar nëse Liqeni i Shkodrës ka apo jo një status negativ përsa i përket ndotjes”, thotë zonja Sukoviç.
Edhe veprimtaria në pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodrës vazhdon të krijojë ndotje. Qyteti i Shkodrës, fshati turistik i Zogajve, por edhe zona e Malësisë së Madhe i derdhin ujërat e zeza në brigjet e liqenit. E vetmja zonë, që përpunon ujërat e zeza përpara se t’i shkarkojë në liqen, është fshati turistik i Shirokës, Kjo situatë ka reflektuar edhe në nivelin e ndotjes së ujërave të liqenit.
“Liqeni i Shkodrës, po të shikoni edhe në pjesën e bregut, ka një zhvillim të pjesës së makrofiteve, të bimësisë të pakontrolluar dhe kjo tregon se ka ndikim nga këta ndotës, që neve kemi gjetur në sedimentet”, thotë Julian Shehu, nga Universiteti i Tiranës.
Ekspertët e mjedisit nga Shqipëria dhe Mali Zi pohojnë se është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i situatës së ndotjes dhe ndërprerja e mëtejshme e ndotjes së ujërave të Liqenit të Shkodrës, për të ruajtur vlerat e biodiversitetit të kësaj pasurie të përbashkët natyrore dhe për të garantuar përcjelljen e tyre tek brezat në vazhdim./euronews
Peshkimi është një ndër sektorët më të formalizuar në ...
Tre turistët çekë, të cilët u bllokuan sot në kufirin ...
Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, ka ...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Në Europë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glo...
Presidenti Ilir Meta ka firmosur protokollin për anëta...
Policia rrugore vijon me monitorimin e shkelësve të rr...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave. Sipas t...
Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka humbur jet...
Kancelari gjerman, Olaf Sholc është i mendimit se masa...
Në 2021-shin rezultojnë 2.533 azilkërkues në Shqipëri,...
Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet dhe ka kërkuar...
Kompania franceze rifillon fluturimet drejt Tiranës, 3...
Forcat e Armatosura Shqiptare janë përfshirë në një sk...
Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një dokument me anë ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në Presi...
Avokati Genc Gjokutaj i konsideron tronditëse provat e...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano...
Ambasada amerikane ka dhënë një mesazh urimi me rastin...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...