
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë, për të rritur pagat e punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar.
Në një deklartatë për mediat, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë shpreh indinjatën për përjashtimin nga kjo rritje page, të pedagogëve dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteteve publike.
“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), shpreh indinjatën e thellë të saj për faktin që pedagogët dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteteve publike nuk janë përfshirë në rritjen e pagave të miratuar ditën e djeshme (6 korrik 2022) nga Qeveria, megjithë kërkesat e saj të vazhdueshme, si në Këshillin e Ministrave, Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Megjithëse kjo rritje për punonjësit e arsimit parauniversitar prej 6 % është thuajse tallëse, sepse nuk kompenson as masën e inflacionin prej 6,7% që deklaroi po dje guvernatori i BSH, injorimi i kërkesave të pedagogëve dhe punonjësve ndihmës mësimorë për rritjen e pagave është tërësisht i papranueshëm. Me këtë rritje galopante të inflacionit, të çmimeve të ushqimeve bazë dhe produkteve të tjera bazë të jetesës, edhe pedagogët po zhyten në varfëri, për shkak të pagave të ulëta që marrin, të cilat janë më të ultat në Rajon dhe gati 40 % më të ulta se në universitetet publike të Republikës së Kosovës. Pandjeshmëria e qeverisë për të plotësuar kërkesat minimale të profesoratit të paraqitura nga ne në Kuvendin e Shqipërisë në nëntor 2021, si: - Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës shkencor e administrativ; Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare; Rivlerësimi i orës mësimore të leksionit; Zbutja e tatimit prej 23% mbi realizimin e ngarkesës mësimore suplementare apo Rivendosja e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”, do të detyrojë pedagogët dhe punonjësit ndihmës mësimorë të universiteve publike të vendit që, në përputhje me të drejtat që u jep Kushtetuta dhe ligji, së bashku me studentët e tyre, të përshkallëzojnë aksionin e tyre sindikalist deri në bojkotim të fillimit të vitit të ri akademik. Ne i kërkojmë edhe njëherë MAS dhe Këshillit të Ministrave të shqyrtojë menjëherë edhe kërkesat e pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve publike për përmirësimin real të pagave.”-thuhet në deklaratë./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët muslimanë pë...
Besimtarët muslimanë kremtojnë ditën e sotme Kurban Ba...
Zbulohen detaje të reja nga skandali që zbuloi një ske...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për festën e ...
Hoxha Ahmed Kalaja ka reaguar për vdekjen e gazetarit ...
Botuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla ka qenë ndër të f...
Kreshnik Osmani, një nga protestuesit që foli dje në p...
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit...
Bordi i Transparencës në datë 8 korrik 2022, në mbledhjen ...
Drejtoria e Transportit rrugor bëri me dije se 5 drejt...
Disa nga makinat e konfiskuara gjatë operacionit “Forc...
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me skandalin ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dalë në një k...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në n...
Pasditen e djeshme mijëra qytetarë mbushën rrugët e Tiranë...
Protesta masive e opozitës ka bërë bashkë mijëra qytet...
Policia e Durrësit ka kryer kontrolle të shtuara në vi...
Protesta e opozitës në Tiranë, e cila e akuzon qeveris...
“Iku koha e rrufjanëve”, kjo është një nga parullat ndrysh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...