Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Protesta e opozitës në Tiranë, e cila e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit.
Mbështetës të opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri, zhvilluan mbrëmjen e së enjtes, (07.07) një protestë paqësore prej më shumë se 2 orësh, ku i kërkuan qeverisë Rama të japë dorëheqjen për shkak të rritjes së çmimeve, krizës ekonomike dhe skandaleve të korrupsionit, të publikuara në të përditshmet e kryeqytetit, ku ditët e fundit kryeson ai i inceneratorëve.
Opozita e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit. Në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) opozita ka bërë denoncime të shumta, sidomos për marrëveshje korruptive koncesionare të nënshkruara nga qeveria. Shqipëria po përjeton rrritje çmimesh të produkteve ushqimore bazë dhe karburanteve për shkak të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ndaj saj. Qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurt ekonomikisht.
Protesta e mbrëmshme u thirr nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha, kryetar i “Grupimit të Rithemelimit”, që mori kontrollin e PD, pas një vendimi Gjykate të Shkallës së parë, që tanimë është ankimuar në Gjykatën e Apelit, nga grupi tjetër i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Në maj të vitit të kaluar ish-kryeministri Berisha u shpall person "non grata” nga qeveria amerikane për “akte korruptive që kanë minuar demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013.
Në protestë mori pjesë edhe Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, që për nga elektorati zë vendin e tretë në Shqipëri, pas dy partive të mëdha kundërshtare, PS dhe PD, që në 30 vitet postkomuniste kanë bërë rrotacionin e pushtetit. Në një podium që kishte në sfond parullën ‘Shqipëria në rrezik’ dhe ‘Mos thuaj: ç’më duhet mua?” oratorët morën fjalën para disa mijëra protestuesve. Ata u fokusuan te korrupsioni, keqqeverisja, niveli i rritur i varfërisë dhe largimi nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, SHBA-së apo Kanadasë, i rinisë dhe qytetarëve të kualifikuar në profesione të ndryshme.
Ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij deklaroi se protestat nuk do të ndalen derisa "Rama të mos jetë më kryeministër.” “Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje që të ndaloni hajdutët dhe të largoheni. Shqipëria është në rrezik, sepse e ardhmja e saj është në rrezik. Një komb që lind, rrit fëmijë për t’u bërë emigrantë, është një komb pa rini, pa të ardhme. Rama dhe politikat që ai ka ndjekur kanë sjellë largimin e 540 mijë shqiptarëve nga vendi në pesë vjet”, theksoi Berisha para protestuesve.
Protestë paqësore, pa asnjë incident
Protesta e mbrëmshme e opozitës është e para pas asaj për zgjedhjet parlamentare 2021, ku pati një pjesëmarrje të konsiderueshme protestuesish. Ajo u mbyll pa asnjë incident. Në prag të fillimit të saj ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim, e cilësoi protestën “një të drejtë të të gjithë qytetarëve”.
“Me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, theksoi ajo pas një aktiviteti të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë për "DW" se për të ruajtur rendin gjatë protestës u angazhuan rreth 1200 forca policore.
Dyert dhe dritaret e godinës së Kryeministrisë, përballë të cilës ishte vendosur podiumi, ishin të blinduara për t’i ruajtur nga ndonjë sulm i mundshëm. Protesta e mbrëmshme është e para që ish-kryeministri Berisha organizon pas rimarrjes prej tij të drejtimit të “Grupit të Rithemelimit ” të PD-së, në krye të të cilit ai erdhi me zotimin që do ta rikthejë PD-në në pushtet. Partia Demokratike ende mbetet e përçarë keqazi, e ndarë në dy grupe kundërshtare. Me gjithë pjesëmarrjen e konsiderueshme mbështetësit e grupimit kundërshtar, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar të PD, nuk morën pjesë në protestë./DW/
“Iku koha e rrufjanëve”, kjo është një nga parullat ndrysh...
Avokati Altin Goxhaj ka bërë një thirrje të fortë për ...
Ditën e sotme ka humbur jetën analisti dhe gazetari Ka...
Një 42-vjeçar nga Tirana që dyshohet nga policia se nd...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ka folur për protestë...
Ish-zëvendësministri i shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, ësht...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku gazetari ...
Pas mbledhjes, Dhoma e Avokatisë ka vendosur që të vaz...
Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarë...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe deputeti i PD-s...
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, ka bërë me dije s...
Bordi i Transparencës ka publikuar shifrat e reja për ...
Gazetari Klodian Tomorri ka dalë me një reagim në rrje...
Policia ka apeluar qytetarët të shmangin lëvizjet gjat...
Pasditen e sotme, në orën 19:00, do të zhvillohet protesta...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video ku tregon pun...
Sot pasdite do të mbahet protesta kombëtare e thirrur ...
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, është shprehur se nesër Bo...
Avokatja e Popullit në detyrë, Erinda Ballanca, e cila...
Situata e zjarreve vijon të mbetet shqetësuese në disa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...