Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, është shprehur se nuk ka asnjë provë që ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, që kanë kryer krime lufte.
Xhaçka theksoi se ish-krerët e UÇK-së akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte.
Ndër të tjera ajo theksoi nevojën për të vendour drejtësinë e vërtetë për këtë çështje si dhe të zbulohen edhe vendet e varrimit të civilëve të vrarë.
Më tej ministrja u shpreh se Shqipëria po bën gjithçka që drejtësia për ish-krerët e UÇK-së të shkojë në vend.
“Lufta e Kosovës për pavarësi nuk mund të rishkruhet. Ne respektojmë parimin e barazisë para ligjit dhe gjykatën që është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës, por duke pasur parasysh akuzat që i hapën rrugë kësaj gjykate speciale me vullnetin e atyre që sot janë marrë të pandehur për ta pastruar Kosovën nga kjo njollë. Ajo që po ndodh prej më shumë se dy vjetësh është e dëmshme. Duket qartë që nuk ka prova që UÇK ka kryer krime lufte dhe që udhëheqësit dhe komandanti i një lëvizjeje për çlirim nga shtypja dhe mbrojtja nga spastrimi etnik, akuzohen padrejtësisht si kriminelë lufte.
Si të gjithë bashkëkombësit tanë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo nëpër botë, ne kërkojmë drejtësi. Jo që dikush të jetë mbi ligjin, por që të shihen faktet dhe të hiqet njolla e padrejtë e turpit nga lufta heroike e Kosovës për pavarësi. Dhe të mos harrohet se krime lufte, vrasje civilësh në masë, varre masive ende të pazbuluara, përdhunime, tortura, zhvendosje të detyruara, janë kryer prej regjimit të Milosheviçit. Për këto krime duhet drejtësi e vërtetë, duke përfshirë zbulimin e vendndodhjeve të të gjitha vendeve të varrimit.
Kjo është pjesë e angazhimeve të dialogut Kosovë-Serbi, të cilat duhen zbatuar tërësisht, në mënyrë që të lëmë pas të kaluarën tragjike dhe të shohim nga e ardhmja e përbashkët europiane.
Shqipëria po bën përpjekje këmbëngulëse që drejtësia të vihet në vend. Dhomat e specializuara për Kosovën u ngritën pas Rezolutës së vitit 2011 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila siç e përmenda përfshiu akuzat e pambështetura në asnjë fakt e në asnjë provë të një reporteri të Këshillit të Europës, për trafikun e organeve njerëzore.
Kuvendi ynë miratoi para rreth një viti një rezolutë ku konsideroheshin të pabaza këto pretendime dhe kërkohej që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës të rishikojë rezolutën e miratuar prej saj.
Kryeministri Rama e paraqiti me forcë, me argumente e me pasion këtë kërkesë në një fjalim historik para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës", u shpreh Xhaçka.
"Deputetët, pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, kanë mbledhur firmat e deputetëve të Asamblesë për një Rezolutë të Re mbi Rezolutën e vitit 2011. Përpjekjet tona nuk do të reshtin derisa kjo rezolutë e re të miratohet dhe lufta heroike për çlirimin e Kosovës të pastrohet nga kjo njollë e turpshme", u shpreh Xhaçka./CNA.al
Gjykata e Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë pë...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, dhe ambasador...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se për shka...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se lëvizja sport...
Një tjetër detaji nxjerr zbuluar mediat të cilat kanë akuz...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur...
Gazetari Naim Noka i është përgjigjur botuesit të “Shq...
Pak ditë më parë, televizoni “Top Channel” publikoi dis...
Mirel Mërtiri, apo siç e ka quajtur SPAK "truri" i inc...
CNA i ka dërguar Autoritetit të Dosjes dy shkresa ku k...
Kryeminsitri dhe ish-kryeministri kanë dalë ditët e fu...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar deklaratën e kryemin...
Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës me përfaqësue...
Kryeministri Edi Rama, po zhvillon një konferencë me P...
Gazetari Elvi Fundo ka rrëfyer detaje rreth jetës të i...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka he...
Asambleja e Këshillit të Europës ka mbledhur firmat për mo...
Dallëndyshe Bici ka reaguar në rrjetet sociale pas arresti...
Gazetari Bledian Koka ka bërë me dije se kryebashkiaku...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...