"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Rritja e çmimit të naftës po rëndon ndjeshëm fermerët dhe traktoristët në zonën e Sheqerasit në juglindje të vendit, në një moment kyç për bujqësinë, atë të punimeve pranverore. Ata shprehen se kostot janë bërë të papërballueshme, ndërsa çmimet e produkteve bujqësore mbeten të ulëta, duke i çuar drejt falimentimit.
Fermeri Tomorr Prrenjasi thotë se situata është bërë e pajustifikueshme ekonomikisht, pasi shpenzimet për naftë nuk përputhen me të ardhurat nga shitja e prodhimeve. Ai shprehet se me këto kushte fermerët ndihen të braktisur dhe pa zgjidhje, duke paralajmëruar se shumë prej tyre mund të detyrohen të largohen nga vendi dhe të heqin dorë nga bujqësia.
"Shumë mirë, të rritet më shumë, me kaq jemi të kënaqur. Të vejë me 5 mijë lek (të vjetra), të ngordhim fare, të ikim prej Shqipërie. S'ka më, të vdekur jemi. Të ikim fare, ti shesim e këto që kemi, me kombanja, me fadroma, makina. Gruri nuk shitet, elbi jo, çdo bëjmë? Ne tani do rrimë, ku të dalim? Me këtë çmim nuk na leverdis fare. Me sa do ta shesim prodhimin, me 300 lek (të vjetra)? Ta marr naftën me 2 mijë lek (të vjetra) e të shes grurin me 300 lek (të vjetra)? Ka shtet apo s’ka shtet? Asnjë nuk shkon në punë se nuk kanë lek njerëzit të marrin nitratin, naftën, çdo gjë fillon me naftën. Le të rrinë të pasurit këtu, ne do ikim. Plehrat rriten, nafta po, çfarë do bëjmë? Do vdesim? Do ikim!"
Ndërkohë, fermeri Ilirjan Limka thotë se mungesa e mbështetjes nga shteti e ka përkeqësuar më tej situatën. Ai thekson se bujqësia është e vetmja burim të ardhurash për familjen e tij dhe për shumë të tjerë në zonë, por aktualisht nuk arrijnë të përballojnë as shpenzimet minimale për të vijuar punën.
"Nuk dalim në punë, nuk na del as për veten tonë jo më për bashkëfshatarët se punojmë dhe për ta. Unë me këtë ha bukë, këto të ardhura kam, as pension asgjë s'kam. Qeveria duhet të vejë dorën në zemër, kemi fëmijë të vegjël me probleme. Jemi 100% pa mbështetje, na kanë hedhur këtu ku kemi rënë. Jemi të pashpresë. Siç dëgjojmë edhe ne që do shtrenjtohet më shumë, ku do shkojmë më? Le ta bëjnë naftën me 10 mijë lek (të vjetra) dhe të ikim që këtu. Mjetet i kam parkuar në oborr, nuk do i nxjerr. Është rritur çdo gjë gati dyfishin e çmimit, i bëj thirrje kryeministrit të vejë dorën në zemër e të bëjë siç bën gjithë Europa dhe Ballkani. Ja ku i kemi këta komshtinjtë (Greqinë), ju kanë dhënë lek dhe nuk e ndjejnë çmimin. Atje 1900 lek (të vjetra), këtu 2200 lek (të vjetra) e kushedi sa do shkojë."
Fermeri Mirdash Ocka thotë se kostot e larta të naftës kanë bërë që përdorimi i mjeteve bujqësore të mos ketë më asnjë leverdi. Ai tregon se edhe kur punon, të ardhurat shkojnë të gjitha për karburant, duke mos lënë asnjë fitim, ndërsa shton se po mendon të rikthehet tek metodat tradicionale të punimit të tokës.
"Asgjë nuk bëhet. Dje i hodha traktorit dhe bëra vetëm dy bahçe. Nafta me 2100 lek (të vjetra), nuk ke leverdi fare, edhe mjetin tënd të kesh s'ke leverdi. Dje vajta në dy shokë, punova dy bahçe dhe ato lek që më dhanë, ja hodha zetorit dhe smë ngeli asnjë lek në xhep. I bie që të mos e nxjerrësh zetorin fare, unë kështu do bëj. Kam kalin dhe do përdor atë. Do i rikthehem metodave të vjetra. Këtu po u ngrit çmimi se pastaj për tu ulur, nuk ulet më, nuk bëhet fjalë."
Në të njëjtën linjë, fermeri Demir Zholanji thotë se situata është edhe më e vështirë për shkak të sezonit të mbjelljeve pranverore, kur nevojat për punë dhe inpute bujqësore janë më të larta. Sipas tij, rritja e çmimeve të farave, plehrave kimike dhe naftës po i vendos fermerët përballë vështirësive serioze.
"Tani është fushatë, do sdo, do punosh se sbën. Qeveria duhet të mendojë, na zuri në momentin më të vështirë që është periudha e mbjelljes së pranverës. Të gjitha produktet janë rritur, farat, plehrat, ureja ka vajtur mbi 60 lek (të vjetra) dhe nitrati mbi 50 lek (të vjetra). Na dëmton shumë kjo situatë. Ti kthehemi metodave të vjetra? A punohet dot me kazmë? Të punosh me kalë tani? Me vështirësi do punojmë por shteti duhet të mendojë."
Fermerët dhe traktoristët e juglindjes kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria për të ulur kostot dhe për të mbështetur bujqësinë, duke paralajmëruar se nëse situata vijon kështu, shumë prej tyre do të braktisin tokat dhe do të largohen nga vendi. Në qarkun e Korçës sipas të dhënave zyrtare, evidentohen mbi 4814 mjete bujqësore ku përfshihen traktorat e makinat mbjellëse, ndërsa pjesa më e madhe e tyre punojnë në fushën e Maliqit./ CNA
Presidenti Bajram Begaj, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e n...
Sot mbahet seanca e dytë e gjykimit në themel për kryebash...
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso ka folur lidhur me protestën e ...
Deputeti i PD-së, Eno Bozdo ka folur mbrëmjen e sotme lidh...
Tregtarët shqiptarë të drogës kanë pretenduar se janë vikt...
Çmimet e karburantit në Shqipëri kanë arritur vlera alarma...
Lidhur me skandalin seksual të anëtarit të KLP-së Olger Em...
Rasti i publikuar sot në emisionin “Stop” paraqet historin...
Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka folur mbrëmjen e sot...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, njëkohësisht drejtuesi p...
Drejtuesi Politik i PS-së për qarkun e Tiranës dhe njëkohë...
Kryetari i PD-së Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në folt...
Opozita ka organizuar sot Foltoren e radhës para Kryeminis...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur sot lidhur ...
Analisti dhe gazetari, Andi Bushati ka reaguar lidhur me r...
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturë dh...
Gazetari i familjes Veliaj, Mero Baze, ka bërë një editori...
Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshati...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka komentuar sot pro...
Bordi i Transparencës ka hyrë në fuqi, ndërsa pritet që gj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...