Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
SPAK-u vijon punën për hetimin pasuror ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Burime për CNA bëjnë me dije se SPAK-u u ka dërguar shkresa disa institucioneve për të mbledhur të dhëna dhe dokumente për pasuritë e Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, vëllait të tij, Arbër Veliaj, si dhe familjarëve të tjerë.
Mësohet se shkresë SPAK-u i ka nisur Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe institucioneve të tjera financiare, ku ka kërkuar informacion për pasuritë e Veliajt dhe familjarëve të tij.
Ndërkohë është kërkuar informacion për pagesat, detyrimet ligjore që Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj kanë ndaj shtetit për bizneset e tyre. (lexo këtu)
Dy ditë më parë agjentët e BKH-së shkuan në banka për të mbledhur materiale e dokumente në lidhje me pasuritë dhe transaksionet e bëra nga shtetasi Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj.
CNA raportoi se oficerët e BKH-së shkuan në disa banka të nivelit të dytë për të mbledhur dhe për të tërhequr të gjitha të dhënat nga llogaritë bankare për transaksionet që ka kryer Erion Veliaj, për transaksionet e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe të vëllait të tij, Arbër Veliaj.(lexo këtu)
Pas veprimeve të BKH-së dhe mbledhjes së materialeve, qartësisht duket që BKH ka filluar të verifikojë lidhjet e forta të Erion Veliajt me drejtorët dhe jo vetëm për dosjen "5D", por edhe për aferën e inceneratorëve.
Sakaq, të hënën, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit shkuan në disa institucione dhe biznese private për të marrë dokumentacione të nevojshme për hetimet që vijojnë për dosjen "5D".(lexo këtu)
Oficerët e BKH-së mundën të mblidhnin dokumente, ku tregohet bashkëpunimi i drejtorëve të Erion Veliajt me disa subjekte private, apo edhe institucione.
Kështu, me lëvizjet e fundit të SPAK-ut, konfirmohet edhe lajmi i CNA-së i publikuar pak javë më parë, që SPAK-u ka nisur hetim pasuror ndaj drejtorëve të Veliajt./CNA
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në Presid...
Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie atë të arre...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masat e sigurimit “Arrest ...
Avokati Saimir Vishaj është përjashtuar nga gara për kandi...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ditën e sotme, në orën 12:00, do të mbahet Konferenca e Kr...
Analisti Arjan Curi ka habitur me një deklaratë të bërë mb...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
SPAK nis hetimet për pasurinë e kryebashkiakut Erjon V...
Njëri personazh mediatik, tjetri 99-çi politik i Rilindjes...
Mediat e Erion Veliajt, të paguara nga inceneratorët, medi...
Ditën e sotme, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i shoqëruar n...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është ...
Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë page...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka bërë një deklaratë të for...
Afera e dherave është një aferë e madhe brenda aferës së i...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka vënë me “shpatulla pas mu...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u është përgjigjur pyetjeve ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është shprehur se paratë e p...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...