
Ylli Manjani nuk ka ngurruar t'u dalë në mbrojtje të ndaluarve për aferën e inceneratorëve. Në vitin 2021 kur u arrestua Lefter Koka, Manjani dha mesazhin se me këtë lëvizje të SPAK, nuk bëhet fjalë për drejtësi, por për hakmarrje politike.
Ndërkohë në një postim të fundit të rrjeteve sociale ai ka theksuar se "asnjëri nga të arrestuarit nuk është as autor e as vendimmarrës i inceneratorëve". Pra Manjani, edhe si ekspert i çështjeve ligjore, nuk ka sulmuar të ndaluarit për aferën e shekullit.
Por çfarë deklaronte më vitin 2016 nëpërmjet shkresave zyrtare Ylli Manjani?
Ylli Manjani, në vitin 2016, nëpërmjet një shkrese zyrtare i ka kthyer përgjigje ministrit të Mjedisit të asaj kohe Lefter Kokës për miratimin e bonusit për procedurën përzgjedhëse konkurruese që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit, inceneratorit dhe reabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese të Tiranës.
Manjani thekson se ky projekt përbën një çështje sensitive dhe duhet t'i nënshtrohet një konsultimi të gjerë me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit.
Sipas ministrit të drejtësisë së asaj kohe, për këtë proces duhet të vihet në dispozicion edhe studimi i fizbilitetit, ku mund të evidentohej qartë se projekti jo vetëm përmbush kërkesat ligjore, por nuk ka ndikim negativ social dhe mjedisor.
Manjani nënvizon se duke u bazuar në ligjet e vendit, nuk autorizohet Këshilli i Ministrave për miratimin e dhënies së bonusit.
Pra, Manjani ka kundërshtuar në disa pika këtë procedurë, për të cilën sot nuk flet kundër të ndaluarve.
Ai i qëndron mendimit se Refoma në Drejtësi ende nuk ka shkuar tek "peshqit e mëdhenj". Por gjatë gjithë viteteve të hetimit të inceneratorëve ajo na shfaqet në qëndrime kontradiktore./CNA


Në Gjykatën e Posaçme ka zhvilluar këtë të hënë seanc...
Gazetarja Ola Xama ka zbërthyer disa pika kyçe nga dos...
Pas arrestimeve të bujshme të drejtorëve dhe zyrtarëve...
Ditën e premte, pas kërkesës së prokurorit Dritan Pren...
Partia Demokratike ka publikuar disa dokumente ku dall...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për mediat...
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka kursyer mediat e ...
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe dërguar në...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për aferën e in...
Mikail Papuciu, artisti mes dimensioneve shumëngjyrëshe dh...
Shqipëria po “vlon” nga arrestimet e drejtorëve dhe zy...
Gazetari Ermal Mulosmani, dje, në një shkrim të tij me...
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ...
Qytetarë dhe aktivistë, ditën e sotme po protestojnë p...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Policia e Beratit ka parandaluar përshkallëzimin e një...
Ambientalisti Sazan Guri sot feston 67-vjetorin e tij ...
Në Qarkun e Kukësit, aktualisht nuk ka reshje dëbore. Mëso...
Kryeministri Edi Rama, në daljet e tij publike, e ka q...
Gjykata e Posaçme zhvillon të hënën seancat e njoftimi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...