web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga arrestimi i Ibrahim Licit/ Çfarë iu gjet në banesë

22 Shkurt 2024, 14:03, Aktualitet CNA
Detaje nga arrestimi i Ibrahim Licit/ Çfarë iu gjet në
Ibrahim Lici

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, i akuzuar për vrasjen e Endrit Mustafës.

Raportohet se në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Janë ngritur akuza nga pala turke për këto vepra penale.

Emri i Ibrahim Licit lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Ai rezulton edhe autor i vrasjes së dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 30 mars të vitit 2019.

Në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij, Arsen Stojku, 29 vjeç, dhe Mislim Rama, 23 vjeç, nga Vau i Dejës, ndërsa vetë Lici u shpall në kërkim./CNA 





Lajmet e fundit nga