web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për Draft-Rezolutën anti-SPAK me 8 pika

13 Maj 2024, 19:29, Aktualitet CNA

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me draft rezolutën e grupit anti-SPAK, e cila është një skemë e mazhorancës për të kontrolluar Prokurorinë e Posaçme.

Në qëndrimin e BE-së, theksohet se se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike.

Po ashtu nënvizohet se, parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016, ndërsa i mëshon faktit se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile.

Pra, Delegacioni i BE-së është në të njëjtën linjë me atë që gazetari Elvi Fundo ka analizuar në CNA, përmes një shkrimi, për draft-rezolutën, duke sqaruar një më një të gjitha pikat.

Delegacioni i BE thotë se, nisma duhet të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike.

Gazetari Elvi Fundo në analizën e tij të bërë të premten dhe të publikuar në CNA me 10 Maj, thotë se:

“Nëse realisht do të kishte nevojë për të “reformuar nga e para drejtësinë e reformuar” siç paraqitet në “Non-paper”, një gjë e tillë duhet të ishte evidentuar nga rruga drejt BE-së që janë “Screening Report” dhe Plani i Veprimit të qeverise shqiptare që ka miratuar vitin që shkoi.

“Non-paper” parashtron të njëjtën qasje si para 2016, por pa asnjë analizë paraprake se cilat janë pikat e forta e të suksesshme të Reformës në Drejtësi 8 vjet nga miratimi i saj dhe cilat janë pikat e dobëta që synohen të adresohen”.

Delegacioni i BE-së nënvizon se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016. Kjo theksohet dhe në shkrimin e gazetarit Elvi Fundo.

“Njësoj si ditën kur filloi Reforma në Drejtësi dhe ky dokument të çon sërish në pikën 0, vetëm se fsheh një shkatërrim të asaj që është kryer këto 8 vite, qoftë dhe pak.

Përkundrazi, “Non-paper” parasheh me fraza të përgjithshme edhe njëherë rishikimin nga e para. 8 vjet nga monitorimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi hartuesit e “Non-paper” duhet të ishin në gjendje të përcaktonin nevojat me të cilat përballet reformimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri. Jo të përgatisnin një sulm ndaj rezultateve të reformës.

“Non-paper” nuk parashtron asnjë analizë kritike apo masa parandaluese të ekzekutivit në luftën kundër korrupsionit, vjedhjes masive dhe krimit të organizuar, duke ua ‘besuar’ këtë detyrë veç institucioneve të drejtësisë, të cilat do të hyjnë sërish në proces ‘reformimi’.

“Non-paper” nuk ka asnjë referencë nga institucionet e pavarura për nevojat e tyre konkrete dhe gjithashtu nuk ka asnjë argument mbi nevojën apo dobinë konkrete të kësaj nisme për të “reformuar drejtësinë e reformuar”, thuhet në shkrim.

8 PIKAT E DRAFT REZOLUTËS TË ANALIZUARA NGA GAZETARI ELVI FUNDO

(LEXO KETU)

Pika 1 e draft-rezolutës nis me "nevojën për të instaluar dialog politik dhe institucional ndërmjet tri pushteteve të pavarura". Përtej faktit që dialog mes tri pushteteve do të duhej të quhej trilog, por minimumi mbetet pyetja se kush do ta udhëheqë komunikimin?

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për

Pika 2 flet për "rritjen e fokusit të Kuvendit të Shqipërisë, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE". Pse jo Këshilli i Integrimit pra, por një Komisioni i ri?

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për

Pika 3 e rezolutës mbart premtimin e Kuvendit që do të "ushtrojë në mënyrë efektive përgjegjësitë e tij kushtetuese në lidhje me rolin mbikëqyrës"!!!! Po pse nuk i paska ushtruar në mënyrë efektive deri tani? Apo ngaqë nuk rezulton askund emri i Fatmir Xhafajt si kryetar?

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për

Pika 4 e rezolutës mbart premtimin e Kuvendit që "të përmirësojë rolin e tij ligjvënës, monitorues dhe mbikëqyrës". Kujt po ia premton këtë Kuvendi? Deri tani i vetmi që ka hedhur akuza ndaj Kuvendit lidhur me rolin si ligjvënës, monitorues dhe mbikëqyrës ka qenë vetë Rama duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj stafit të Kuvendit. Por asnjëherë Rama nuk sqaroi publikisht se kur u vu në dijeni për bëmat dhe gjëmat e stafit të Kuvendit dhe as se kush e vuri në dijeni.

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për

Pika 5 e rezolutës mbart premtimin e Kuvendit se "do të konsiderojë domosdoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë".

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për

Kush ka pasur dyshime për këtë? Deri tani nuk e paska pasur domosdoshmëri jetike Kuvendi këtë? Nëse është kështu, kjo qenka autokritikë shumë e rëndë. E nëse është kështu, mirë stafi, po kryetarja e Kuvendit, organet drejtuese të Kuvendit ku i kishin sytë dhe mendjen?

Në pikën 6 që është edhe pika më e rëndësishme për t'u analizuar, Kuvendi premton "të ngrejë një proces analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç u veprua me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikëqyrjes së tregut, të regjistrimit e administrimit të pronës etj".

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për

Vetë Rama deklaroi se ai e ka mënyrë veprimi përmbysjen dhe e merr çdo gjë dhe e kthen përmbys. Çfarë do të kthejë përmbys mazhoranca me stilin e Reformës në Drejtësi, pasi ktheu përmbys drejtësinë?

Në pikën 7 Kuvendi premton se "do të garantojë pakthyeshmërinë e Reformës në Drejtësi, por kërkon rritjen e eficiencës së sistemit të drejtësisë".

BE, të njëjtin qëndrim me CNA/ Paralajmërimet për

Pika 8 është deklarimi se Kuvendi "do të sigurojë ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare." Sipas këtij paralajmërimi, me sa duket do të kemi ngritjen edhe të një grupi të ri ekspertësh të nivelit të lartë si ai grupi i Reformës në Drejtësi./ CNA





Lajmet e fundit nga