Irfan Hysenbelliu, mashtruesi që kërkon të dalë kundër shtetit
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh për tu bashkuar në protestën para Bashkisë Tiranë, pas korrupsionit të madh të kryer nga drejtorët e Veliajt.
Në një deklaratë për mediat, Xhaferri ka deklaruar se masakra zgjedhore e 14 Majit është financuar me paratë e kompanisë 5D.
“Në një kohë që SPAK dhe drejtësia kanë vendosur që, paturpësisht, të amnistojnë Erion Veliajn për aferën 5D dhe inceneratorin e Tiranës, ku ai është pronar de fakto, ne nuk do ta bëjmë, pasi nesër do jemi sërish në shesh kundër sektit që ka uzurpuar Bashkinë e Tiranës dhe që e kanë kthyer në një çerdhe hajdutërie dhe babëzie.
Protesta e nesërme përkon edhe me 1 vjetorin e masakrës zgjedhore të 14 Majit, ku Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, tre bajlozët e tenderave të Bashkisë Tiranë me paratë e përfituara nga kompania 5D dhe djegësi i Tiranës, tjetërsuan vullnetin e qytetarëve të Tiranës, duke blerë vota nga shtresat e margjinalizuara, duke kërcënuar sipërmarrjen me taksidarët e tyre, duke financuar kandidatë për kryetarë dhe duke blerë vëzhgues e komisionerë.
Në Krye të Bashkisë është një njeri me mandat të blerë me paratë e taksave tona dhe protesta jonë nuk do të ndalet deri në largimin e tij dhe armatës së drejtorëve të korruptuar nga ky institucion, që duhet ti kthehet qytetarëve të Tiranës një orë e më parë.
Erion Veliaj e ka vendin në qeli krah KOLEGËVE të tij të organizatës së Rilindjes dhe posti i Kryebashkiakut duhet ti kthehet urgjentisht qytetarëve, teksa lufta për çrrënjosjen e korrupsionit nga Bashkia është një emergjencë.
Taulant Balla dhe kamikazët e tij në Policinë e Shtetit ti ndalin përndjekjet ndaj aktivistëve tanë më qëllimin e vetëm për dekurajimin e protestës, pasi nuk do ia dalin.
Arrestimet politike, përndjekjet, zvarritja e proceseve gjyqësore, kërcënimet, shantazhi dhe linçimet nuk do funksionojnë.
Ne do jemi në shesh nesër dhe në çdo protestë, pasi aty jemi për të mbrojtur qytetin ku kemi vendosur të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tonë, të cilët nuk do ti lëmë kolateral të korrupsionit të Erjon Veliajt dhe Edi Ramës.
Nesër do jemi në shesh për ti hequr nga qafa Tiranës medaljen e ‘kryeqytetit evropian të pastrimit të parave’, pasi është një medalje që duhet ta mbajë në qafë vetëm Erion Veliaj me Edi Ramën, përgjegjës për krijimin e narkoshtetit të parë në Evropë.
Afera 5D dhe koncensioni korruptiv i djegësit të Tiranës kanë vulosur fundin politik të Erion Veliaj, ndaj sot kam një ftesë për të rinjtë dhe qytetarët e Tiranës që ti bashkohen masivisht protestës sonë, e cila është protestë për mbrojtjen e interesit publik.
Prania juaj në protestë është goditje për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka përfaqësinë e tij në Bashkinë e Tiranës, ku dhe vetë përfaqësuesit e Nranghetas vijnë për të negociuar leje ndërtimi.
Nuk e kemi luksin të jemi indiferentë përballë këtij Grupi të Strukturuar Kriminal ndaj nesër në orën 11:00 ju ftoj të gjithëve të dalim në shesh kundër kastës korruptive që ka marrë peng Bashkinë Tiranë”, tha kreu i FRPD-së./ CNA
Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për mb...
Gazetari Agim Xhafka ka bërë një ironi të thellë për k...
Lorela Hoxha, njëra prej aksionereve të “Top Channe...
Është përmbyllur projekti financiar nga Bashkimi Evropian ...
Sipas faqes zyrtare të zonjës Xoxa, bashkëshortja e Erion ...
Këtë të hënë janë parashikuar të mblidhen 5 Komisione Parl...
Ndjekja e studimeve të larta po strukturohet me nevojat e ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
CNA raportoi se kryebashkiaku Erion Veliaj kishte shku...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bas...
Viti 2023 theu rekord në numër vizitorësh, që kaluan 10 mi...
Gjykata ka shpëtuar nga shembja një tjetër pallat në z...
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës po shkon drejt përfundimit...
Analisti Andi Bushati ka reaguar në një postim në rrje...
Takimi i kryeministrit Edi Rama në Greqi pati shumë pe...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka pub...
Në takimin e kryeministrit Edi Rama që po zhvillohet n...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Athinë mëngjesin e s...
CNA solli një ditë më parë pamje që tregonin se si u zgjer...
Lulzim Basha i është rikthyer perlës së vjetër, kohës ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...