Gjykata e Lartë pritet që sot në orën 14:00 të ketë mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara. Kolegjet e Bashkuara do të shpallin sot vendimin pas një seance të zhvilluar më 9 prill dhe konsultimeve që kanë vazhduar për disa javë.
Çështja është shumë e thjeshtë: në datën 19 mars, vetëm 12-14 orë para se Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të jepte vendimin për çështjen "Begtash Zeneli", kreu i kësaj gjykate, Sokol Sadushi, ndërhyri me një vendim të ndërmjetëm. Ai dha arsye, por ngriti edhe shumë pikëpyetje.
Së pari, pse pikërisht kjo dosje në dhjetëra mijëra që ka Gjykata e Lartë?
Së dyti, pse në këtë moment, kur shumë zyrtarë të lartë të partisë në pushtet ndodhen nën hetim apo nën masa sigurie si arresti me burg?
Së treti, a e ka moralin Sokol Sadushi ta bëjë këtë veprim kur është i paragjykuar politikisht?
Së katërti, a mund ta bëjë kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, këtë veprim duke mbledhur Kolegjet e Bashkuara (shumica përfaqësues të Gjykatave Civile dhe Administrative) për të ndryshuar një vendim unifikues që lidhet me çështje penale?
Së pesti, a mundet njeriu i pavetinguar, Sokol Sadushi, të kërkojë të tilla lëvizje dhe ndryshime, të cilat mund të kenë qëllime dhe pasoja politike për individë politikë, siç e përmendëm më lart?
Sot është dita kur Gjykata e Lartë do të shpallë vendimin dhe është e rëndësishme për t’u theksuar: a do të dorëzohen anëtarët e Kolegjeve të Bashkuara përballë “pazar-Sadushit”? E theksojmë “pazar-Sadushi” sepse ne e kemi treguar disa herë që është njeriu i pushtetit, me shaminë e kuqe, me zyrtarë socialistë, pra, nuk është një gjyqtar i pavarur.

Është një njeri që nuk ka kaluar vetingun, një njeri që në redaksitë e televizioneve dhe website-ve ndërhynte Mero Baze kur publikoheshin deklarimet e tij të pasurisë. Është një njeri që sipas pazareve politike, përflitet se mund të jetë një kandidat i mundshëm për President, vitin e ardhshëm.
Zgjidhja është e thjeshtë: Bajram Begajt i mbaron mandati, Sadushi gjithashtu merr një pagë tremujore tranzitore dhe bëhet President i Republikës së Shqipërisë, dhe shpërblehet në rast se kalon ky vendim unifikues i ndryshuar. E më pas fillon lirimi me radhë nga burgjet i njerëzve të pushtetit. Së pari sipas asaj që raportohet dhe dyshohet, Erion Veliaj, e me radhë të tjerët.
Sot është dita ku anëtarët e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë duhet të tregojnë integritetin e tyre, vlerën e tyre dhe peshën e tyre si gjyqtarë të pavarur. Si gjyqtarë të vetinguar, si individë me përgjegjshmëri të lartë ligjore dhe qytetare, përballë skenarëve, skemave politike dhe veprimeve plot dyshime të arsyeshme, siç përdoret në termat juridikë, që tregojnë se kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ishte një njeri i parapërgatitur për të marrë drejtimin e këtij institucioni gjatë Reformës në Drejtësi. Duke theksuar se ka qenë një nga ekspertët e Reformës në Drejtësi dhe nuk duhet të ishte në sistem, së bashku me të tjerë gjyqtarë që e kanë kapërcyer “ylberin” e ligjit dhe sot jemi përballë faktit.
A do të dorëzohen përballë “Sadush pazarit” dhe instrumenteve politike të mazhorancës, apo do të qëndrojnë në nivelin e një Gjykate të Lartë, që e kërkojnë shqiptarët, të jetë dinjitoze, të ketë vlera, të ketë ekspertizë dhe mbi të gjitha, të respektojë ligjin, jo për interesa politike, sepse mund të përfitojë një individ apo një tjetër, por t’i shërbejë ligjit dhe vetëm ligjit, qytetarëve dhe interesit publik së pari.
Kemi një Gjykatë të Lartë, që ka një kryetar tashmë të provuar politikisht, me lidhje të forta dhe me fakte, të cilat kanë treguar se si ka shkuar në krye të këtij institucioni, njeriu i pavetinguar.
Njeriu, i cili po kërkon në “pazarin” e tij të tërheqë zvarrë një grup gjyqtarësh me integritet, të sprovuar, profesionistë, të cilët do t’i përdorë për interesin final, ndryshimin e një vendimi të unifikuar të vitit 2011, që në fund nuk shkon tek interesi i qytetarëve apo personave që mbahen në masa sigurie, por në interes të individëve politikë dhe luftës ndaj korrupsionit dhe krimit në Shqipëri./CNA
Ish-CEO-t e kompanisë “Bankers” janë paraqitur ditën e sot...
Ish-kreu i KESH-it, Erald Elezi, dhe ish-kreu i ARRSH-së, ...
Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi në g...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kreut të...
Eksperti i sigurisë, Gert Metani, ndau disa shpjegime bazu...
Mësohen detaje të reja lidhur me gjendjen e fëmijës së tre...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë nj...
Gjykata e Lartë do të shpallë sot vendimin për ndryshimin ...
Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër mode...
Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhap...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar li...
Drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Kr...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën ‘X’ për aks...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mrojtjes Sociale ka ndarë sot...
Deputeti socialist, Taulant Balla ka reaguar pak minuta më...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli shpjego...
Votimi për zgjedhjen e kreut të PD-së në Korçë është shtyr...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me vide...
Në qytetin e Korçës sot kanë filluar zgjedhjet për kryetar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...