web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transaksione dhe veprime bankare fiktive me vlerë 500 mijë euro/ Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 4 persona

4 Maj 2026, 11:20, Aktualitet CNA

Transaksione dhe veprime bankare fiktive me vlerë 500 mijë euro/

 

Prokuroria e Shkodrës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit A.C., A.G., G.G., dhe V.J., për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ me pasoja të rënda.

Nga hetimet mbi procedimin penal të vitit 2021, u arrit të provohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer kontrata, shkëmbime pronash, dhurime dhe shitje e veprime bankare fiktive me qëllim pastrimin e produkteve penale në shumën prej 500 mijë eurosh.

Kjo shumë është sekuestruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga