web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot vendimi i Kolegjeve të Bashkuara/ Qëllimi i Sadushit, nxjerrja e Veliajt nga burgu

4 Maj 2026, 09:00, Aktualitet CNA

Sot vendimi i Kolegjeve të Bashkuara/ Qëllimi i Sadushit, nxjerrja e

Gjykata e Lartë do të shpallë sot vendimin për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, vendimi do të jepet ditën e sotme, 4 maj, në orën 14:00.

Seanca nuk do të jetë në transmetim live.

Më 9 prill, në orën 09:30, Kolegjet e Bashkuara u mblodhën në një seancë gjyqësore për të shqyrtuar një akt turpi të marrë nga partizan Sadushi që është konkretisht vendimi i ndërmjetëm për “Nisjen e procedurës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës gjyqësore të njësuar, lidhur me vendimin nr. 7, datë 14.10.2011 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë”.

Kolegjet e Bashkuara pritet të japin vendimin në lidhje me vendimin e ndërmjetëm të marrë nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i pavetinguari në shërbim të kryebashkiakut të arrestuar për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, për aplikimin e masës arrest me burg.

Kolegjet e Bashkuara do të japin sot në orën 14:00 vendimin nëse e votojnë apo jo vendimin e ndërmjetëm të marrë nga Sadushi për të nxjerrë Veliajn nga qelia, duke marrë si justifikim rastin e Begtash Zenelit.

Qëllimi i këtij akti është politik dhe mjaft i qartë, nxjerrja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu./CNA





Lajmet e fundit nga