LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Një “ushtri” me robotë, në dispozicion të njerëzve

3 Maj 2022, 12:46, Tech CNA
Video- Një “ushtri” me robotë, në dispozicion të

Gjiganti i ushqimeve në Londër, Ocado, po përdor një ushtri prej rreth dy mijë robotësh për të vendosur artikuj të ndryshëm në sektorët përkatës.

Këto makineri punojnë përreth 20 orë në ditë, ku secili prej tyre ngarkon rreth 2 milionë artikuj për porositë e klientëve.

Robotët me tetë rrota lëvizin rreth një strukture gjigante në formë rrjeti të quajtur ‘Kosherja’.

Të mundësuar nga një algoritëm, robotët marrin arka me sende për t’i çuar te një njeri, për t’i vendosur në çanta pazari dhe t’ua dorëzojnë klientëve.

Edhe pse njerëzit janë ende të përfshirë në proces, ushtria robotike zëvendëson qindra stafe njerëzore, të cilët do të ecin nëpër qendrën e madhe në kërkim të artikujve me porosi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga