Kaliningrad, qyteti gjerman që u shndërrua në rus/ Si e mori Stalini hapësirën në zemër të Evropës, sot “bomba” e Putinit
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Erminia Voccia ?Linkiesta?
Tridhjetë vjet pas rrethimit të Sarajevës, vazhdojnë të forcohen forcat separatiste në Bosnje Hercegovinë. Një krizë e re e mundshme po shpërthen në zemër të Evropës. Që në nëntorin e vitit të kaluar, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjën, Kristian Shmid, një institucion që përfaqëson komunitetin ndërkombëtar dhe që garanton respektimin e Marrëveshjeve të Dejtonit për paqe, paralajmëroi mbi rrezikun e një krizë të rëndë në federatën serbo-kroato-myslimane të krijuar në vitin 1995, dhe rifillimin e konfliktit ndëretnik në vend.
Synimet separatiste të Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe, po shfaqen prej kohësh, me shpresën se Republika Srpska – entiteti me shumicë serbe në Bosnje Hercegovinë – do t?i bashkohet një ditë Beogradit.
Në fundin e vitit 2021, Dodik anuloi amendamentin e Kodit Penal të Bosnjës, i cili e ndalon me ligj mohimin e masakrës së Srebrenicës dhe lavdërimin e kriminelëve të luftës – një ndryshim i kryer në korrik të vitit të kaluar nga Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm i BE-së Valentin Inzko, dhe e nxiti Parlamentin rajonal të Republikës Srpska që të nisë të krijojë organet e saj paralele në fushën ushtarake, gjyqësore dhe fiskale.
Pra ideja është rindërtimi i një ushtrie serbe të Bosnjës, dhe transferimi i pushteteve ekskluzive nga Sarajeva në Republikën Srpska. Në fillim të muajit shkurt, ligjvënësit serbë votuan në favor të krijimit të organeve të veçanta të Republika Srpska: Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorit Publik, një ligj që më vonë u konsiderua jo-kushtetues nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Shmid.
Edhe nëse frenohen nga Brukseli, ambiciet e Dodik mund të mbështeten gjithmonë tek përkrahja e presidentit rus Vladimir Putin. Gjatë viteve të fundit, serbët dhe Serbia e kanë ruajtur si fasadë neutralitetin e tyre në mesin e një rivaliteti në rritje midis Perëndimit dhe Rusisë.
Por marrëdhëniet e Beogradit me Kremlinin janë ende shumë të mira. Serbia ka nevojë për mbështetjen e Rusisë, sidomos për çështjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Por Serbia nuk mund të bëjë pa Rusinë as në sektorin energjitik.
Aktualisht Beogradi ka firmosur një kontratë 6-mujore për furnizimin me gaz me një çmim shumë të favorshëm. Ky vend varet në masën 89 për qind të nevojave të tij nga energjia ruse, dhe kjo varësi përkthehet në mënyrë të pashmangshme në një cënueshmëri të madhe.
Në rast se do të donte, Brukseli mund ta bllokonte këtë furnizim, pasi gazi dhe nafta ruse me destinacion Serbinë kalon përmes Hungarisë dhe Bullgarisë, dy vende anëtare të Bashkimit. Për më tepër, Serbia nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, dhe nuk është në listën e vendeve armiqësore që ka hartuar Kremlini.
?Elementi qendror i afërsisë midis Serbisë dhe Rusisë, është modeli politik autoritar i përbashkët, që është sigurisht aspekti më alarmant i kësaj marrëdhënieje?- tha për Linkiesta Xhorxho Fruskione, analist i ISPI.
?Dodik e ka bazuar karrierën e tij politike tek kërcënimet ndaj pushtetit qendror në Sarajevë, duke u përpjekur të minojë institucionet kolektive të shtetit të brishtë boshnjak. Me kalimin e viteve këto kërcënime janë rritur në intensitetin e tyre, duke arritur në atë që ka të ngjarë të ishte pikë kthese midis verës së vitit 2021 dhe fillimit të këtij viti. Edhe pse kërcënimet i paraprijnë luftës në Ukrainë, kjo e fundit vetëm sa e bën edhe më alarmante krizën në Bosnjë. Kjo është një arsye për t?u shqetësuar akoma më shumë mbi situatën në Evropë?- shton ai.
Nuk është për t’u habitur, që në të njëjtën ditë që Putini filloi pushtimin e Ukrainës, kontingjenti ndërkombëtar i EUFOR në Bosnje Hercegovinë u dyfishua me synim krijimin e një pengesë kundër pasojave të mundshme të destabilitetit aktual institucional.
Këto janë zgjedhje të bëra që përpara fillimit të luftës, por koha e tyre sugjeron se Bashkimi Evropian po përgatitet të shmangë skenarin më të keq në Ballkan. Në Bosnje Hercegovinë ne jemi dëshmitarë të një situate, në të cilën tonet tani janë shumë më të larta sesa në të kaluarën.
Por tendenca e kërcënimeve ka vazhduar që nga paslufta, dhe muajt e fundit ?vetëm sa është rritur në intensitet dhe shtrirje?, shpjegon analisti. Prandaj do të ishte gabim të mendohej për një konflikt të ngjashëm me atë të 30 viteve më parë. Ajo është një gjendje thuajse e papërsëritshme, nisur nga fakti se nuk do të ishte ekonomikisht e përballueshme dhe nuk do të kishte të njëjtën mbështetje nga popullata.
?Unë besoj se nuk do të ketë një luftë të vërtetë, sepse për liderët serbë të Bosnjës, është shumë më komode ta kërcënosh me luftë sesa ta zhvillosh realisht atë. Nga pikëpamja politike, është më e leverdishme të shfaqesh si mbrojtës i një grupimi etnik në një vend shumëkombësh. Nga ana tjetër, është shumë më e leverdishme të qëndrosh si mbrojtës i grupit kombëtar kundër kërcënimit separatist. Pa dashur të minimizojmë kërcënimet ndaj shtetit federativ të Bosnjës, të cilat mbeten sigurisht serioze, skenari që mund të lindë është një lloj Transnistria ballkanike, pra një shtet që deklarohet i pavarur, por pa asnjë njohje ndërkombëtare?- thekson Fruskione.
Por ky skenar do të sillte një paralizë institucionale në Bosnje, nga e cila ky vend do ta kishte e vështirë t?i shpëtonte. Premtimi i stabilizimit të Ballkanit përmes integrimit në Bashkimin Evropian nuk është sot edhe aq konkret. Por përballë luftës në Ukrainë, Brukseli mund të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Beogradit.
Serbia ka ende si objektiv kryesor në politikën e jashtme anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në Beograd, të paktën në nivelin retorik përmendet ende ky objektiv, por jo pa hipokrizi. Sepse Brukseli ka bërë një sy qorr ndaj hapave prapa që ka bërë ky vend në aspektin e demokracisë.
?Për shkak të luftës në Ukrainë – përfundon Fruskione – Bashkimi Evropian mund të vendosë të mos e tolerojë më tej sjelljen e Serbisë. Pra të mos ketë më një marrëdhënie të privilegjuar ekonomike dhe tregtare me anëtarët e unionit, dhe në të njëjtën kohë të shfrytëzojë aleancën politike me Moskën për të ndjekur qëllimet e saj të politikës ndërkombëtare. Presioni i partnerëve perëndimorë mund të ndihet shumë shpejt mbi Serbinë. Shpresohet që të kushtëzohet procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian?./ Përshtatur nga CNA.al
Kaliningrad, vendi ku Rusia mban armë bërthamore është një h...
Nga Ben van der Merwe “New Statesman”Për politikanët që syno...
Nga Gustav Gressel “European Council on Foreign Relations”Më...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Rusia dhe Ukraina janë në ...
Nga Robert Maginnis “Fox News”Gjenerali Mark Millej, kryetar...
Nga Eusebio Ciccotti,“Formiche.net”Për herë të parë mafia po...
Nga Anders Östlund “Center for European Policy Analysis”Për ...
Nga Luca Angelini “Corriere della Sera”“Ushtria ruse është n...
Nga Sergei Guriev “Financial Times”Fakti që Vladimir Putin e...
Nga Vladimir Kara-Murza “Washington Post”Sofia Kalistratova,...
Nga Fareed Zakaria “Washington Post”Reagimi kurajoz dhe i sh...
Nga Michael Chong & Tom Tugendhat “Foreign Policy”Ndërsa bom...
Nga Gregg Jarrett “Fox News”Seriali i famshëm “House of Card...
Nga Frank Ledwidge “The Conversation”Nuk do të ketë marrëves...
Nga Steven Pifer “The Hill”Presidenti ukrainas Volodimir Zel...
Nga Pierre Haski “InternazionaleNë Ukrainë po ndodh një përs...
Në një intervistë për “Der Spiegel”, presidenti i Gjermanisë...
Nga Douglas London “CNN”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, J...
Nga Ronald Sievert “The Hill”Presidenti i Ukrainës deklaroi ...
Nga Paul Taylor “Politico.eu”NATO nuk ka luksin të nxjerrë l...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...