Afera e inceneratorëve/ Kush e ka radhën pas Kokës dhe Bllakos?
Afera e incenerarorëve, është ndër më të akuzuarat në Shqipë...

Të tjera detaje, fakte dhe dokumenta vijonë të dalin në dritë në lidhje me koncesionin e inceneratorëve, një ndër të më të akuzuarit në Shqipëri, i cili fillon me tre kontrata koncesionare, 22 milionë euro në Elbasan, 28 milionë euro në Fier dhe 128 milionë euro në Tiranë.
Një ndër personat i cili dyshohet se ka përfituar është edhe i besuari i Lulzim Bashës, Agron Kapllanaj.
CNA.al ka siguruar dokumentet, të cilat tregojnë se kompania “Shkëlqimi 07”, ku administrator dhe ortak i vetëm është Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë koncesionare të inceneratorit të Fierit.
Sipas dokumenteve, të cilat mund ti shikoni më poshtë, në 4 shtator 2021 kjo kompani ka nënshkruar një kontratë me “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, për kryerjen e punimeve ndërtimore, për një vlerë prej 79 milionë lekësh ose 70 mijë euro.
Kujtojmë këtu se pas thellimit të përçarjeve brenda PD, të cilat erdhën pas vendimit personal të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha, nga grupi parlamentar I PD, Lulzim Basha filloi shpërblimet ndaj servilëve të tij, duke i emëruar në poste drejtuese.
Një ndër personat që u shpërblye nga Lulzim Basha është edhe Agron Kapllanaj.
Basha e bëri Kapllanajn anëtar kryesi të PD, dhe në tetor të vitit 2021 e komandoi kryetar të degës së PD, në Fier.
Por, këtu dalin dyshimet edhe për lidhjet e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, me inceneratorët, përmes të besuarve të tij.
Gjë e cila, ngre dyshime se Lulzim Basha duket se “shpërbleu” Kapllanajn, që PD e Fierit, të mos denonconte inceneratorët.
Agron Kapllanaj, anëtari i Kryesisë së PD, i katapultuar nga Lulzim Basha, para 6 marsit deklaroi se do të tërhiqet nga politika, në rast se Berisha fitonte Shkodrën.
Por, pas zgjedhjeve të 6 marsit, ai ndryshoi mendje dhe tha “se ishte nxituar”.
Në fakt emri i këtij të fundit, ose të paktën kompanisë së vëllait të tij, “Shkëlqimi 07”, del edhe në Tiranë.
Firma ‘Shkëlqimi 07’, është një prej përfituesve nga shkatërrimet e bëra në zonën e ‘5 majit’ në Tiranë.
Firma e cila është nën emrin e Shkëlqim Kapllanajt, vëllai I Agron Kapllanajt, ka përfituar miliona lekë tendera për të ndërtuar në këtë zonë.
Kjo firmë ka përfituar një fond prej gati 322 milionë lekësh, taksa të shqiptarëve në tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiranës.
‘Hartim i Projektit dhe zbatim i Punimeve për Ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë me fitues bashkimin e operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk’, thuhet në raportin e publikuar nga Open Data Albania. (Lexo këtu)
Nga ana tjetër, kompanisë “Shkëlqimi 07 shpk” e familjarëve të Agron Kapllanajt në bashkëpunim me dy kompani të tjera u është dhënë tenderi nga Bashkia e Tiranës, për të ndërtuar jo vetëm tek zona e 5 Majit, por edhe në disa zona të tjera Tiranës.
“Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë.
Burimi i Financimit: Fonde të vena në dispozicion sipas V.K.M Nr. 645, datë 03.08.2020, “Përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe ndërtesave publike në zonat e reja për zhvillim, në njësite administrative 4 e 8, zona “5 Maji” dhe njësinë administrative 6, zona “Kombinat” Bashkia Tirane”.
“Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore “5 Maji”, thuhet në objektin e tenderit.
Tenderi është mbajtur me datë 8.09.2020, në garë kanë marrë pjesë 12 operatorë. Dhe fituesi është shpallur me 18.11.2020, kompania “Shkëlqimi 07” me dy ortakë të tjerë. Vlera ishte 321 750 000,00 Lekë.(Lexo këtu)
Pra, Kapllanaj, një ndër të besuarit e Lulzim Bashës, i paguar nga paratë e inceneratorit të Fierit, ka marrë miliona edhe nga tenderat e Bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Erion Veliaj./CNA.al








Prishjet tek 5 Maji/ Firma e Agron Kapllanaj një prej përfituesve
Lidhja Basha-Rama/ Një tjetër fakt del në dritë
Afera e incenerarorëve, është ndër më të akuzuarat në Shqipë...
Teksa vazhdojnë hetimet e SPAK mbi aferën e inceneratorëve, ...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, i ...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të premte rastin e një zonje...
Antonela Voulis, nënë e dy fëmijëve solli në redaksinë e emi...
Rastet e fallxhoreve në vendin tonë nuk kanë të sosur, por a...
Edhe pse kanë përfituar mbi 1 milion euro nga afera e incene...
Jemi ndalur në Tropojë në këtë pjesë të emisionit. Shoqëria ...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë rastin e një firme e...
Prej dy vitesh Arben Muça nga Thumana e Krujës ka humbur dy ...
Gazetari Çim Peka ka hedhur akuza në drejtim të AMA-s dhe am...
Afera e inceneratorëve, e nisur në vitin 2014, pra me ardh...
Thanas Nika është një i moshuar që jeton vetëm në qytetin e ...
Një nga ekranet më të ndjekura në vend, Televizioni Kombëtar...
Afera e incenerarorëve, ndër më të akuzuarat në Shqipëri, pë...
Gjatë fundjavës u zhvillua një aksion i SPAK, e për pasojë r...
Në një kohë krize të ngritjes së çmimeve të produkteve, një ...
Qeveria shqiptare është përfshirë në një skandal prej shumë ...
Bregdeti i “Ranës së hedhun”m në Shëngjin, është mbushur me ...
Afera e incenerarorëve, ndër më të akuzuarat në Shqipëri, pë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...