LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu në Sesionin e 66 të Komisionit të Gruas në OKB/ Rritja e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, kyç për zgjidhje afatgjata të krizave

16 Mars 2022, 16:10, Aktualitet CNA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mori pjesë në Sesionin e 66-të të Komisionit për Statusin e Gruas në Kombet e Bashkuara për ?Arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave, në kuadrin e ndryshimeve klimatike dhe politikave e programeve mjedisore, si edhe të atyre për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë?, që po zhvillon punimet në New York. Në fjalën e saj, Manastirliu shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të implementuar në të gjitha nivelet buxhetimin gjinor, në funksion të zbutjes së hendekut gjinor dhe fuqizimin e grave.

?Po punojmë për përmirësimin e kapaciteteve në nivel kombëtar dhe lokal, me qëllim buxhetimin e përshtatshëm dhe monitorimin e shpenzimeve për realizimin e angazhimeve kombëtare në drejtim të barazisë gjinore dhe fuqizimit të gruas?, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu gjatë fjalës së saj në OKB, foli për rëndësinë e rolit të grave, në dritën e krizave botërore.

?Diversiteti i natyrës së këtyre krizave, duke filluar nga një pandemi globale shëndetësore, te luftrat dhe ndryshimet klimatike shton edhe më tej sfidat për gratë.

Dhe për të pasur zgjidhje afatgjata për krizat që po shtohen del si domosdoshmëri rritja e pjesëmarrjes së gruas në proceset vendim-marrëse në të gjitha nivelet e qeverisjes. Në Shqipëri, 70% e ministrave në qeveri janë gra, ndërsa ka shënuar rritje numri i grave deputete dhe atyre në këshilla bashkiakë. Pabarazitë gjinore dhe ndryshimet klimatike janë gërshetuar dhe tashmë njihen botërisht si sfidat më të mëdha ndaj zhvillimit të qendrueshëm, por konfliktet e dhunshme me pasoja tragjike, si këto të cilave po u bëhemi dëshmitarë në zemër të Evropës, i rrisin ndjeshëm këto sfida dhe i përshkallëzojnë ato?, tha Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj në këtë Sesion të Komisionit për Statusin e Gruas në Kombet e Bashkuara, Manastirliu u shpreh se qeveria shqiptare ka përparësi kyçe fuqizimin e grave.

?Rritja e fuqizimit të gruas dhe barazisë gjinore mbetet një prioritet kyç për Shqipërinë. Me kënaqësi deklaroj se vendi im ka shënuar një progres konstant në lidhje me zbatimin e SDG 5, gjatë viteve të kaluara falë investimeve në arsimin e përgjithshëm dhe atë professional, në shërbimet e punësimit, në kujdes shëndetësor, si edhe në strehim dhe shërbime sociale të përballueshme?, tha Manastirliu.

Sesioni i 66-të i Komisionit për Statusin e Gruas, që po zhvillon punimet në Kombet e e Bashkuara në New York, ku marrin pjesë ministra dhe përfaqësues të lartë të 134 shteteve, synon rikonfirmin e konventave ndërkombëtare të eleminimit të të gjitha formace të dhunës ndaj grave. Në këtë sesion pritet të ketë rekomandime konkrete ngritjen e një mekanizmi për të siguruar një kuadër ligjor ndërkombëtar dhe bashkëkohor për fuqizmin e grave dhe vajzave, drejt arritjes së barazisë gjinore, në kuadrin e ndryshimeve klimatike dhe politikave e programeve mjedisore, si edhe të atyre për uljen e rreziqeve nga fatkeqësitë.

Lajmet e fundit nga