Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Tiranës
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...
Në një urdhër ekzekutiv një ditë pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, Kryeministri ka firmosur emërimin në krye të saj të Endri Fugës, i cili ka mbajtur rolin e zëdhënësit të tij prej dekadash, që në kohën kur Rama ishte kryetar i bashkisë Tiranë.
Emërimi i bërë që më 19 shtator 2022, por u pranua nga kryeministria në përgjigje të një kërkese të BIRN për informim.
?Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim, z. Endri Fuga, është emëruar me Urdhër të Kryeministrit nr.96, datë 29.9.2021 ?Për emërim në detyrë?, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Roli i agjencisë do të jetë centralizues për marrëdhëniet me publikun të qeverisë. Në organikën e saj me 61 punonjës do të përfshihen të gjithë zëdhënësit e ministrive dhe të gjitha institucionet e qeverisë qendrore dhe punonjës të zyrës së Marrëdhënie me Publikun në kryeministri.
Në VKM për krijimin e saj parashikohet që agjencia do të kontrollojë emërimin dhe shkarkimin nga puna të zëdhënësve të institucioneve qendrore, të cilët deri më sot emëroheshin dhe shkarkoheshin nga ministrat përkatës dhe mbanin zakonisht statusin e këshilltarit. Kjo agjenci do të kontrollojë gjithashtu aktivitetin publik të ministrave, përfshirë konferencat e tyre për shtyp.
?Drejtori i Përgjithshëm, statusi i të cilit barazohet me atë të ministrit të shtetit, është zëdhënës i Këshillit të Ministrave,? thuhet në vendim.
Në vijim të vendimeve në mbështetje të krijimit të agjencisë qeveria mori me qira zero të ambjenteve të Pallatit të Kongreseve të paktën 7 zyra dhe një sallë konferencash.
Ngritja dhe funksionimi i kësaj agjencie shihet nga shumë aktorë vendorë si një një legalizim i strukturës funksionuese të mëparshme të propagandës së qeverisë.
Organizatat ndërkombëtare për lirinë e shprehjes kanë shprehur shqetësim lidhur me këtë vendim të qeverisë shqiptare dhe i kanë kërkuar Bashkimit Evropian t?i bëjë presion qeverisë kundër krijimit të kësaj agjencie.
Në një deklaratë të publikuar në tetor 2021, gjashtë organizata ndërkombëtare e quajnë ?shqetësuese? krijimin e agjencisë dhe e shohin atë si një hap drejt përkeqësimit të lirisë së medias në Shqipëri.
?Organizatat tona ndajnë shqetësimet e shprehura nga kryeredaktorë të ndryshëm, organizata të shoqërisë civile dhe sindikatat e medias në Shqipëri që thonë se krijimi i Agjencisë, në vend që të përmirësojë aksesin e gazetarëve te informacioni publik, mund të bëjë saktësisht të kundërtën,? thuhet në deklaratën e firmosur nga Artikulli 19, Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPU), OBC Transeuropa, Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Free Press Unlimited.
Edhe Komisioni Europian ngriti shqetësimin e lirisë së medias në progres-raportin e fundit, kur theksohej se Shqipëria nuk ka bërë hapa përpara për sa i përket lirisë së shprehjes.
Herën e fundit që Shqipëria ka pasur një ministri propagande ka qenë viti 2001, kur një nga qeveritë e drejtuara në atë kohë nga Pandeli Majko, kishte një ministër ?për informacionin?.
Kjo agjenci do të ketë në strukturën e saj 61 punonjës, por kryeministria nuk i vuri në dispozicion BIRN-it, sipas kërkesës, emrat dhe pozicionet e tyre të punës./birn
Shërbimit Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë nesër,...
Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Ardian Hajdari ësh...
Menjëherë pas vizitës së Presidentit turk, Rexhep Taip Erdog...
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 17 vjeçarin Florian Përvath...
Policia e Tiranës ka marrë masa për ruajtjen e rendit dhe si...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë mbledhjes së sotme ka s...
Protestat e banorëve të 5 Majit vijojnë. Një prej protestues...
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 17 vjeçarin Florian Përvath...
Disa ditë pas përplasjes publike mes presidentit të FSHF, Ar...
Çuditë e Lulzim Bashës, në kulmin e dëshpërimit të tij për n...
Protesta e banorëve të lagjes 5 Maji dhe të Laprakës vijon p...
Banorët e lagjes 5 Maj dhe të Laprakës po protestojnë para K...
Më 27 janar 1945, Ushtria e Kuqe Sovjetike hyri në kampin e ...
Ambasada amerikane në Kiev u ka bërë thirrje amerikanëve në ...
Sot në orën 10 do të mbahet seanca plenare e radhës së Kuven...
Korçari i famshëm demokrat Ilir Vrenozi është mbajtur dje ka...
Presidenti Ilir Meta, në ‘ Now’ me Erla Mëhillin, është pyet...
Presidenti Ilir Meta nuk është kursyer sonte në ‘Now’, me Er...
Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se kush qëndron pas denoncim...
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në ‘ Now” me Erla Mëhillin, ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...