Mbyllja e shkollave/ Vokshi: Shkak jo vetëm i ftohti

24 Janar 2022, 14:04, Politikë CNA
Mbyllja e shkollave/ Vokshi: Shkak jo vetëm i ftohti

Albana Vokshi, deputete, anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN për mbylljen e shkollave për 3 ditë për shkak të motit të ftohtë.

Vokshi u shpreh se arsyeja është situata me pandeminë dhe jo i ftohti.

?Nuk e di kush e ka marrë këtë vendim, pse për 3 ditë dhe jo për një jave dhe cilat janë arsyet? Në kryeqytet temperaturat nuk janë aq të ulëta sa në zonat malore. Një gjë është e qartë, paratë që duhet të shkonin për rikonstruktimin e shkollave nuk kanë shkuar atje ku duhet për të krijuar kushtet minimale. Është fatkeqësi, pasi sot është edhe Dita Ndërkombëtare e Arsimit. Sot, Shqipëria është në pikën më të ulët sa i përket sistemit arsimor. Asnjë kusht i marrë nga qeveria për përballimin e ditëve të ftohta të dimrit.

Ajo që unë i frikësohem më shumë, qeveria e ka të pamundur të përballojë edhe një valë tjetër të Covid apo të formave të ndryshme të Covid. Me ato që kam unë në dijeni, kam mësuar se ka pasur një flusk shumë të rritur nëpër shkolla të infektimeve të nxënësve dhe mësuesve. Dyshimi im është dështimi i qeverisë për t?i paraprirë ditëve të vështira të të ftohti, por edhe Covid, ka bërë që qeveria të mbyllë shkollat?, tha Vokshi.

Ndërkohë, në një konference për mediat këtë të hënë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u shpreh se në arsimin parauniversitar janë të regjistruar 394 475 nxënës dhe 33 027 mësues, sipas INSTAT. Ajo këmbënguli se vendimi për t?i mbyllur shkollat për tri ditë nuk kishte të bënte vetëm me gjendjen e tyre dhe mungesën në disa raste të kushteve. ?Kemi qenë të detyruar t?i mbyllim për tri ditë shkollat, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Kjo lidhet edhe me rrugën që duhet të bëjnë nxënësit deri në shkollë?, tha ajo.

Lajmet e fundit nga