web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Basha nuk është më kryetar”/ Keltis Kruja: PD shtëpia e demokratëve, nuk na ndalon askush të hyjmë

5 Janar 2022, 21:54, Politikë CNA

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Keltis Kruja ka komentuar situatën e krijuar në PD.

Nga studio e Opinion, Kruja deklaroi se PD është bunkerizuar dhe se duhet të kesh autorizim të posaçëm për të hyrë në oborr.

Por ai shprehu bindjen se asgjë nuk i ndal demokratët dhe se në datën 8 janar do të vijnë qetësisht në shtëpinë e tyre.

?Nëse ke autorizim duhet të futesh. Edhe gazetarët apo operatorët duhet të marrin autorizim special për tu futur tek oborri i PD. Por sigurisht që ne nuk na ndalon dot. PD është shtëpia e demokratëve. Janë anëtarët e PD që qetësisht do të vijnë aty. Do hyjnë dhe do dalin.  Ata që kanë për të shkuar në zyra do shkojnë patjetër. Situatën specifike po mundohet ta bëjë ai zotëria me brava, me dyer me kangjella e me historira të tjera. Basha nuk është  më kryetar?, tha ai./CNA.al





Lajmet e fundit nga