Ndryshimet në rregulloren e Kodit Rrugor/ Nga masat shtrënguese tek testi i patentës
Janë botuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në Rregulloren e...
11 shoqata biznesi kanë dalë kundër daljes në treg të lirë, pasi sipas tyre, kjo ka kosto të lartë. Bëhet fjalë për 7538 biznese, që do të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar të energjisë elektrike.
Gjatë qëndrimit të tyre për liberalizimin e tregut të energjisë shoqatat kanë kërkuar të krijohet urgjentisht një tryezë teknike negociatash. Ato paralajmërojnë se nëse qeveria nuk reagon do të marrin të tjera masa.
DEKLARATË PËR SHTYP
Karakteristikat fiziko-gjeografike dhe klima i atribuojnë Shqipërisë një potencial të madh për energjinë hidroelektrike, energjinë diellore dhe energjinë e erës. Pavarësisht potencialit të madh të energjisë së pastër, totalisht nga burimet e rinovueshme, aktualisht vendi nuk prodhon atë që
është e nevojshme për nevojat e tij dhe është i detyruar të importojë nga jashtë, duke vuajtur kështu pasojat negative të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Shqipëria është një vend që energjinë e prodhon nga burime 100% të rinovueshme, siç janë hidrocentralet. Por, politika e qeverisë shqiptare, prej vitesh ka qenë një politikë tregtare. Në kushtet aktuale, që çmimi i importit është rritur shumë, kuptohet që kjo politikë tregtare e
emergjencës, është jo fitimprurëse. Shqipëria ka një potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtojë kapacitetin e prodhimit të brendshëm me 33%.
Me këtë shtesë të prodhimit të hidrocentraleve, do të mund të plotësonte kërkesat e brendshme për energji, pa qenë e varur nga çmimet e importit dhe nga kriza e energjisë. Biznesi vendas dhe i huaj është njoftuar që prej janarit të 2022, se 7538 biznese do të bëhen pjesë e tregut të liberalizuar të energjisë elektrike.
Shoqatat e biznesit shqiptare dhe të huaja pasi u njohën me këto ndryshime kundërshtojnë këto masa, pasi ky ndryshim do të sjellë si pasojë: rritjen e ndjeshme të kostove të prodhimit, të kostove të shpërndarjes, të magazinimit të mallrave dhe produkteve.
E gjitha kjo do të reflektojë në mënyrë të paevitueshme rritjen e çmimeve të produkteve në tregun vendas. Rritja e kostove të prodhimit do të sjellë uljen të prodhimit, ulje të importeve dhe esporteve, duke rezultuar në një tkurrje të ekonomisë, e cila do të pasohet me uljen e punësimit dhe uljen e kontributeve e taksave. Shoqatat e biznesit, nëpërmjet kësaj deklarate kërkojnë fuqimisht:
1-Të qartësohen dhe garantohen kushtet për një treg energjetik të stabilizuar, të paanshëm, joarbitrar, demokratik, pasi nuk ekzistojnë absolutisht kushte të tilla për daljen në treg të 7538 subjekteve sipërmarrese, të cilat aktualisht furnizohen me energji nga operatori publik. Nuk mund të hyhet në një treg pa ditur më parë rregullat e funksionimit të tregut. Aktualisht në Shqipëri nuk ka as treg të liberalizuar dhe as bursë energjie, e cila është kushti vendimtar për vetë ekzistencën e tregut të energjisë elektrike.
2-Të mos rriten tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë. Propozimi i OST-së dhe OSHEE Sh.a. për rritjen e tarifave përkatëse të shpërndarjes dhe transmetimit është i pabazuar në kostot reale të këtyre dy subjekteve. Në kushtet aktuale të krizës energjetike, rritja e këtyre tarifave nuk reflektohet proporcionalisht me kostot që ka operatori i transmetimit dhe ai i shpërndarjes. Citojmë propozimin e OST-së për rritje të tarifës, i cili nuk justifikon humbjen ekonomike dhe kostot e tij.
3-Të miratohen ndryshime të nevojshme ligjore për lehtësimin e procedurave të vetëprodhimit të energjisë elektrike nga shoqëritë e vogla, të mesme apo klientë familjarë pa u limituar te fuqia e instaluar 500 kW nga panelet diellore, por edhe duke përfshirë burime të tjera të rinovueshme të tilla, si era apo uji.
4-Kërkojmë që rritja e çmimit të energjisë të jetë trasparente dhe të reflektojë vetëm pjesën e tarifës së energjisë së importuar.
5-Të krijohet urgjentisht një tryezë teknike negociatash me praninë e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe Komunitetit Europian. Nëse nuk do të ketë asnjë dialog për krijimin e tryezës teknike, shoqatat e biznesit që kanë përgatitur këtë deklaratë, do të ndërmarrin veprime të tjera të dakordësuara, që do të komunikohen pas datës 24 dhjetor.
Shoqatat e biznesit:
? Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë
? Bashkimi Tregtar i Shqipërisë
? Confindustria Albania ? Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri
? Proeksport Albania
? Shoqata e Investitorëve të huaj (FIAA)
? CCIA ? Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri
? Shoqata Shqiptare Turizmit ? ATA
? Shoqata e ricikluesve të Shqipërisë
? Shoqata Shqiptare e Energjisë se Rinovueshme ? AREA
? Shoqata e Përpunuesve të Miellit
? Dhoma e Tregtisë Francë-Shqipëri…/ CNA.al
Janë botuar në Fletoren Zyrtare ndryshimet në Rregulloren e...
Sipas MeteoAlb, deri pasdite situata meteorologjike në vendi...
Analisti Enver Bytyçi e konsideron si të pasinqertë ftesën e...
Ish politikani-Ben Blushi së fundi u bë lajm në media për sh...
Burime të sigurta për SYRI-n, konfirmojnë se ndërkohë që Lul...
Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi i akordon medalje nderi Car...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas arrest...
Duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, fëmijët në Shqipë...
Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është dorëzuar par...
Gjashtë funksionarë të Bashkisë Kurbin, janë kallëzuar në SP...
Një 62-vjeçar, shqiptar nga Presheva ka përfunduar studimet ...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, me qëllim lehtësimin e ...
Fillimisht mediat raportuan se ishin forcat e Gardës së Repu...
Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ligjin “Fëmijët nën përkuj...
Deputeti Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën pa...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim mori pjesë sot në ceremoninë ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht dy punonj...
Në orën 16:00 ish kryeministri Sali Berisha ka thirrur prote...
Sipas Daily Mail, baritoni i njohur spanjoll, Carlos Marin k...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti serb, Aleksa...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...