web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen elementë të inkriminuar që mban Basha në taracën e PD-së

20 Dhjetor 2021, 10:49, Aktualitet CNA

Fillimisht mediat raportuan se ishin forcat e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit apo Renea.

Në fakt me kalimin e ditëve u vërtetua se disa persona të armatosur me gaz lotsjellës e maska në duar, qëndrojnë të veshur me rroba të zeza e me kapuç, të maskuar në koridoret apo në taracën e selisë së PD, sa herë që ish-kryeministri Sali Berisha apo kundërshtarë të Lulzim Bashës, kërkojnë të shkojnë në zyrat  e tyre.

Flasim këtu edhe për zyrtarë të PD-së si Albana Vokshi, Belind Këlliçi, kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka e të tjerë, të cilëve u janë shqyer zyrat, u janë ndërruar bravat dhe u janë marrë edhe sendet personale për më tepër.

CNA.al ka mundur të zbulojë se kush janë këta persona.

Janë një grup individësh të lidhur me zyrtarë të lartë që Lulzim Basha ka mbajtur në krah të tij në Bashkinë e Tiranës apo si Ministër i Brendshëm.

Nuk ka persona nga Policia e Shtetit, apo nga Garda e Republikës.

Kjo e fundit ka njoftuar se e ka shtuar sigurinë e kryetarit të shkarkuar të PD-së, Lulzim Basha me rreth katër persona.

Pcna lajme politikeor, kaq asgjë më shumë, personat janë të identifikuar dhe dihet se cilët shoqërojnë Lulzim Bashën.

Nuk ka asnjë përgjegjësi, as Garda, as Policia e Shtetit me njerëz në taraca apo në koridore me maska apo me gaz lotjsellës dhe armë në duar kërcënojnë demokratët që janë në selinë e PD, duan të shkojnë në zyrat e  tyre apo që mblidhen për të larguar Lulzim Bashën.

CNA.al ka mundur të zbulojë se janë disa personazhe, përveç atyre që kanë qenë zyrtarë të Policisë bashkiake, gjatë kohës së Lulzim Bashës apo disa persona të tjerë të lidhur me botën e krimit që vijnë nga jashtë Tiranës.

Mercenarë të paguar nga xhamia e Prishtinës, apo të tjerë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut.

Janë njerëzit që përbëjnë grupin e personave që qëndrojnë në selinë e PD-së në mbrojtje të Lulzim Bashës.Këta persona të lidhur edhe me personazhe të tjerë të botës së krimit që qëndrojnë pas Lulzim Bashës, emra të njohur nga Policia dhe të identifikuar nga uniformat blu.

Pra, ajo që vlen të theksohet është se vetë Policia e Shtetit, për shkak të faktit se është akuzuar si pjesë e përfshirë në skandalin e kërcënimit apo të nxjerrjes së armëve ndaj demokratëve, siç ishte rasti i Belind Këlliçit në koridoret e PD-së nga njerëz të botës së krimit.

Policia ka mundur të identifikojë mjaft mirë se kush janë njerëzit që qëndrojnë brenda në selinë e PD-së në distancë duke kontrolluar dhe ndoshta kjo për të pasur më shuëm siguri dhe garanci në rast të ndonjë incidenti të mundshëm.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se persona tashmë të identifikuar një pjesë e tyre banorë të Tiranës, dhe disa të ardhur nga Kosova apo Maqedonia e Veriut janë pjesë e trupës që po tentojnë të mbajën peng selinë e Partisë Demokratike.

Disa prej tyre siç e theksuam i përkasin botës së krimit dhe element të inkriminuar të tjerë vijnë nga Kosova apo Kumanova si mercenarë të paguar, ndoshta nga zyrtarëte  Lulzim Bashës, ish-funksionarë në krah të tij dhe këta të fundit të përfshirë në akte kriminale dhe të njohur edhe publikisht jo pak nga shqiptarët si njerëz me precedent jo vetëm penal por figura të ashpra afër krimit apo të lidhur fort me të./CNA.al

Basha si bandit/ Maska në selinë e PD

Foto-?Narkobanditë ?pushtojnë? selinë blu?/ Berisha paralajmëron Ramën: Larg duart nga PD

?Ka të armatosur?/ Policia nis hetimet në PD: Kërkohen kamerat

Kërcënohet me jetë kryetari i FRPD-së së Kuçovës

 





Lajmet e fundit nga