Tenderat/ Pas Fatos Tushes, arrestohen, nënkryetari i Bashkisë dhe Drejtori i Prokurimeve
Në vazhdim të hetimeve të procedimit penal nr.199 datë 22.07...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka kërkuar shkarkimin nga detyra të prokurorit Shkëlqim Kokona për shkelje të rënda profesionale.
Ka qenë kryeprokurori Olsian Çela, i cili në Tetor të vitit 2020 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona.
Në një deklaratë për media Prokurori i Përgjithshëm bënte me dije se pas informacioneve të marra nga Drejtuesi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona.
Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë, njofton se ka përfunduar hetimin disiplinor, i nisur pas një informacioni të Prokurorit të Përgjithshëm për shkelje procedurale gjatë veprimtarisë hetimore, përfaqësimit të ndjekjes penale në gjykim, si dhe për shkelje të normave etike nga ana e prokurorit Shkëlqim Kokona, prokuror në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbi veprimtarinë hetimore të magjistratit në periudhën 2018-2021, provohet se: Magjistrati ka sjellje të përsëritur refuzuese në mosmarrjen në dorëzim të dosjeve.
Ka mospjesëmarrje të përsëritur në seanca gjyqësore, duke shkaktuar shtyrje të gjykimit, apo cënim të drejtëpërdrejtë të të drejtës së personit për të kërkuar lirinë e tij, duke mos marrë pjesë në seanca për shuarjen e masës së sigurimit.
Ka kryer përfundim të çështjeve me vendim si prokuror, pa proceduar me kalimin e tyre me kërkesë në gjykatë.
Mosnxjerrja në 28 raste (2019-2021), e urdhërave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimit me kusht.
Nga ana e magjistratit SH.K., ka patur shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e adminstratës së prokurorisë dhe të gjykatës.
Shkeljet disiplinore nga ana e magjistratit me eksperiencë prej 28 vitesh në punë janë kryer me dashje direkte, gjë që gjen pasqyrim në veprimet e tij, në të gjitha episodet e përshkruara në raportin e hetimit të ILD.
Këto sjelljet e përsëritura të magjistratit përbëjnë rrethanë rënduese, në kushtet kur ndaj tij ishte marrë më parë një masë disiplinore ?Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra?, pikërisht për shkelje të kryera gjatë përfaqësimit në gjykim të një çështje penale dhe për komunikimin me drejtuesin në shkelje të rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve.
Sjelljet e magjistratit kanë sjellë shkelje të rënda profesionale dhe diskretitim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia.
“Për sa më sipër, i kërkohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit SH.K., me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 148/d pika 2, shkronja ?a? e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronja ?b? nënpika ?ii?, neni 102 pika 1 shkronja ?ç?, ?d?, ?dh?, ?g? dhe neni 102 pika 2 shkronja ?a? dhe ?dh? të ligjit nr. 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore ?Shkarkim nga detyra?, thuhet në njoftimin e ILD-së./E.S-CNA.al
Në vazhdim të hetimeve të procedimit penal nr.199 datë 22.07...
Një 28 vjeçaë është vënë në prangat e policisë në Durrës pas...
Një 26 vjeçar me iniciale E.M dhe një 24 vjeçar me iniciale ...
Një 24-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Lezhës...
SPAK-u ka zgjeruar hetimet për ish drejtorin e RTSH-së, Tho...
Astrit Beqiraj është shqiptari i cili drejtonte grupin e tra...
3 shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi janë përgjegj...
Policia ka zbuluar banesën e Edmir Vlashit, njërit prej aut...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maminas të Durrë...
Policia e Tepelenës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 shtetas për vepra të n...
Vijon operacioni policor i koduar Perimetri. Së fundi është ...
Detaje të reja vijojnë të zbardhen nga vrasja e biznesmenit ...
Sot rreth orës 11:00 në fshatin Progër, në garazhin e banesë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd. Një 59 vjeçar ës...
Një supermarket në Sarandë është grabitur nga disa persona....
Një ekzekutim në javë. Nga fillimi i muajit nëntor dhe deri ...
5 është deri tani numri të ndaluarve nga policia në kuadër t...
3 shtetas janë vënë në prangat e policisë dhe 3 të tjerë jan...
Në doganën e Kapshticës është sekuestruar një sasi e konside...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...