Droga e sekuestruar në Korçë/ Zbardhen detajet e aksionit policor
5 është deri tani numri të ndaluarve nga policia në kuadër t...
Një ekzekutim në javë. Nga fillimi i muajit nëntor dhe deri më sot, të paktën njëherë në javë është regjistruar një vrasje në vendi tonë.
Ngjarjet e rënda kriminale në Nëntor, kulmuan me horrorin e Fierit, ku u rrëmbye dhe u vra një tetë vjeçar.
Rikthimi i atentateve mafioze, ka vënë në dyshim sigurinë në vend, pavarësisht lëvizjeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.
Tek të gjitha ngjarjet e ndodhura, ka dorë drejtësia, si policia, prokuroria dhe gjykatat, me vendimet apo me mosvendimet, me veprimet apo me mos veprimet që kanë ndërmarrë.
Risjellim në vëmendjen atentatet dhe ekzekutimet, të cilat disa janë ende pa autor.
Xhelal Reçi, 60 vjeç, është ekzekutuar pranë bizneseve të tij në qytetin e Laçit.
Ditën e vrasjes u raportua se autorët kanë qenë duke në ndjekje të Reçit dhe kanë shfrytëzuan momentin kur ai ka zbritur nga makina për ta sulmuar me armë zjarri pistoletë.
Xhelal Reçi është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilit e ka kapur në gjoks.
Plaga që kishte marrë ishte vdekjeprurëse.
Në këtë ngjarje u përsërit skema e njohur e djegies së makinës e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.
Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha është gjetur në një greminë në Malin e Dajtit.
Trupi i 43 vjeçarit u gjet i mbuluar me zhavorr mes maleve të fshatit Qafë Mollë, në zonën e Dajtit.
Biznesmeni u gjet i vrarë në këtë zonë, dy javë pasi rezultonte i zhdukur.
Policia njoftoi më vonë se ka vënë në pranga si autor të dyshuar të ngjarjes Fredi Rrushin, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge si dhe vëllain e tij.
Kanë qenë një kamera sigurie në një nga bizneset e vetme në zonën ku u rrëmbye Hoxha, që kanë kapur makinën e Fredi Rrushit për herë të fundit, duke drejtuar grupin hetimor drejt Qafë Mollës, aty ku u kryen disa ditë kërkime.
Breshëri kallashnikovi janë derdhur mbi dy të rinj, mbrëmjen e 13 nëntorit, në zonën e Astirit, një zonë e mjaft e populluar kjo.
Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani, 26 vjeç, janë vrarë me armë zjarri, në një atentat mafioz.
Në vendin e quajtur ?2 Rrathët?, është qëlluar në drejtim të automjetit tip ?Audi A8?, me të cilin lëviznin dy të rinjtë.
Pas krimit, policia ka gjetur një makinë tip “Toyota” të djegur në Thumanë, e dyshuar se i përket autorëve të ngjarjes. Mjeti ishte me targa të Tiranës dhe sipas policisë dyshohet se ishte vjedhur muaj më parë.
Mbrëmjen e 16 nëntorit mbarë vendi u trondit, nga një krim makabër që kishte ndodhur në fshatin Gracalli te Fierit.
8 vjeçari Mateo Vasia ishte rrëmbyer, vraë dhe më pas ishte groposur.
Autor i këtij krimi makabër, është Klodian Çalamani, 38-vjeç, e i dënuar edhe më parë për pengmarrje.
Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 të 16 nëntorit ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë.
Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç’ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat.
Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë.
Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit.
Ish-deputeti Pashko Ujka, është ekzekutuar mbrëmjen e 29 nëntorit.
Atij iu bë pritë dhe u qëllua pas shpine me silenciator në një lulishte pranë Kishës Ortodokse, teksa ishte duke shkuar në shtëpi.
Kjo ishte hera e tretë që 64-vjeçari ishte vendosur në shënjestër, pasi më parë i ishin bërë dy atentate të tjera, por kishte arritur që të shpëtonte.
Ujka ka shërbyer si deputet në disa legjislacione. Mes viteve 2005-2009, Ujka kaloi nga Partia Aleanca Demokratike te Partia Demokristiane e Nard Ndokës ku mbajti për disa kohë postin e kreut të grupit parlamentar.
Nga 2011 deri në 2015 Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës për një mandat nën siglën e PS.
Atentatet kanë vijuar edhe në muajin dhjetor.
Mëngjezin e 10 dhjetorit, biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli, është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në qytetin e Laçit.
Biznesmeni i materialeve të ndërtimit po lëvizte me makinë tip ‘Audi Q7’ në momentin që është qëlluar për vdekje.
7 plumba u raportua se e kanë kapur në trup 55-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vend./E.S.CNA.al
5 është deri tani numri të ndaluarve nga policia në kuadër t...
3 shtetas janë vënë në prangat e policisë dhe 3 të tjerë jan...
Në doganën e Kapshticës është sekuestruar një sasi e konside...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin L.D, 32 vjeç ...
Policia e Kodrës ka vënë në pranga 8 persona pasi janë kapur...
Policia ka arrestuar shtetasin L.E, 42 vjeç pasi përdorte lo...
Një 57-vjeçar nga fshati Veterrik në Berat ka rrezikuar të m...
Kapen dhe vihen në pranga autori i dyshuar i vrasjes se shte...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tepelenë –...
Në prangat e policisë kanë rënë babë e bir, Skënder dhe Llej...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një person ës...
Një 85 vjeçare me iniciale S.N ka ndërruar jetë sot në Maliq...
Një 21 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë...
Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ka ...
Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Rakip Rolli në Laç, ...
Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Policia ka ar...
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi ...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona për dhunë n...
Pak pas mesnate, Tropoja është tronditur nga të shtënat me a...
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ado”, për goditjen ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...