Connect with Us

Foto- Me të shkuar kriminale/ Kush është Erigers Mihasi, që mbeti i vrarë në Astir

Kronika

Foto- Me të shkuar kriminale/ Kush është Erigers Mihasi, që mbeti i vrarë në Astir

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Erigers Mihasi, është njëri nga viktimat që mbeti i vrarë në atentatin e sotëm në Astir.

30-vjeçari është një emëri i njohur për uniformat blu. Ai ka qenë i arrestuar në janar të 2019 për ngjarjen e grabitjes se dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, është liruar nga qelia. Kërkesa për lirimin e Mihasit nga qelia është bërë nga vetë prokuroria e Gjirokastrës, e cila pas 6 muajsh mbajtje në qeli të Mihasit, ka vendosur ti ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.

Kërkesa e prokurorisë është pranuar dhe nga gjykata, dhe prej disa ditësh Erigers Mihasi ndodhet i lirë, duke lëvizur në Tiranë dhe jo vetëm. Mihasi u arrestua me urdhër të prokurorisë në janar të 2019 për akuzën e “Grabitjes me armë” kryer në bashkëpunim në dëm të dy prindërve të Elton Çiços, “Armëmbajtje pa lejë”, “Plagosje me dashje” si dhe “Mbajtje pa lejë të municioneve luftarake”, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij në momentin e arrestimit, u gjetën disa fishekë.

Por për këto municione mësohet se Mihasi ka treguar në polici se ato i përkasin babait të tij dhe ai s’kishte dijeni për municionet në shtëpi. ”Shqiptarja.com” mëson se gjatë fazës së hetimit Erigers Mihasi, nuk ka pranuar në asnjë moment autorësinë e krimit, duke këmbëngulur se ai nuk kishte marë pjesë në grabitjen me armë dhe dhunimin e prindërve të Elton Çiços, në një fshat në Tepelenë.

Lidhja e tij në këtë ngjarje kriminale dhe më pas arrestimi në janar 2019 është bërë pas identifikimit nga një gjurmë gishti, të fiksuar në një paketë cigareje, të sekuestruar në mjetin tip “Audi”, të përdorur në këtë ngjarje kriminale të ndodhur në mars 2015.
Po ashtu, mësohet se Mihasi ka miqësi edhe me Ervis Martinajn./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Foto-Shitën të dhënat e shqiptarëve për 20-30 mije lekë/ Ja kush jane 4 të arrestuarit për skandalin e pagave

Publikuar

-

Nga

Katër persona janë arrestuar në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë. Të arrestuarit janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj, i cili më pas e ka shitur atë për 20-30 mijë lekë tek përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Endri Ikonomi



 

Eni Qirjako

Andi Agaraj

Klodian Sota

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ngjarja tragjike në kopshtin e Fierit/ Dyshohet se 3 vjeçari u mbyt me kapuçin e xhupit

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Velipojë/ 12 vjeçarja vret veten

Zbardhen të tjera detaje lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në një kopësht privat në Fier, ku një fëmijë humbi jetën.

Dyshohet se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur vogëlushi po përgatitej për të ikur në shtëpi ndërsa 3-vjeçari ka qenë duke marrë çantën e tij, teksa kapuçi i xhupit ka kapur në varësen e rrobave dhe për pasojë ai është mbytur.



 

Ka qenë edukatorja e tij ajo që e ka gjetur të miturin pa shenja jete. Aktualisht edukatorja ndodhet në polici, ku po jep dëshminë e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Djali kishte një shenjë në fyt”/ Flet daja i fëmijës që humbi jetën në kopsht

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në kopsht.

Në një prononcim për Abc news, daja i fëmijës ka rrëfyer se si çdo mëngjes është dërguar fëmija në kopsht dhe më pas i kanë marrë në telefon duke thënë se fëmija nuk është mirë.



Ndërkohë sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit ka folur me mjekun që kishte ndjekur rasti dhe ai i kishte pohuar se fëmija kishte shkuar pa shenja jete dhe me një shenjë në fyt.

E kemi dërguar në mëngjes në kopsht fëmijët dhe vetëm se marrim lajmin se djali është keq. Kur shkuam në urgjencë kam takuar doktorin që ishte munduar që të kthente në jetë djalin dhe më tha se fëmija i kishte shkuar pa jetë. Ndër të tjera më tha se kishte një shenjë në grykë duam drejtësi për këtë”, ka thënë daja./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE