web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ulqinaku: Vaksina mund të dalë jashtë loje me “Omicron”

30 Nëntor 2021, 20:52, Lifestyle CNA

Zv.drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku thotë se varianti ?Omicron? i COVID-19 mund të nxjerrë jashtë loje vaksinat ekzistuese kundër virusit.

Mjeku epidemiolog u shpreh gjatë emisionit ?Now? me Erla Mëhillin në Euronews se është ende herët pasi nuk dihet se si d të reagojë dhe nëse do të mund të përhapet masivisht përtej Afrikës Jugore.

?Varianti ?Delta? nuk kishte shumë ndryshime të mëdha dhe pritej që vaksina të reagonte mirë ashtu edhe trajtimi që përdorej për COVID-19. Padiskutim që efikasiteti i vaksinës nuk ishte në ato shifra që pritej, por në rastin e Omicron vaksina mund të dalë jashtë loje. Ekziston mundësia që vaksina të mos jetë efikase. Por jemi shumë shpejt për të bërë një parashikim dhe ndoshta natyra bën që ky virus të eliminohet dhe pas dy javësh mund të mos jetë fare në qarkullim?, deklaroi Ulqinaku.

Këtë ide e mbështeti dhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili tha se me variantin ?Beta? dhe variantin brazilian ndodhi që nuk gjetën shumë terren dhe Evropë.

?Të gjitha variantët që kanë ardhur nga hemisfera jugore nuk janë bërë dot dominant në hemisferën jugore pavarësisht se kanë qenë variante shumë shqetësuese. Duhet të presim?, tha ai.





Lajmet e fundit nga