web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria “fiksimi” i polakëve dhe spanjollëve/ Ja, cilët turistë e preferojnë më pak vendin tonë

30 Nëntor 2021, 07:47, Aktualitet CNA

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Tetor 2021, janë 601.522.

Krahasuar me Tetor 2020, ky tregues rezulton me një rritje 25,0 %, saktëson INSTAT.

Në Tetor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 298.712.

Krahasuar me Tetor 2020, ky numër është rritur me 44,7 %. Hyrjet e shtetasve Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë dhjetëmujorit të 2021, është 5.177.116, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Përgjatë dhjetëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,4 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 11,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020

Daljet e shtetasve Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2021, janë 621.149 duke shënuar një rritje me 28,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Tetor 2021, janë 311.390. Krahasuar me Tetor 2020, ky numër është rritur me 13,6 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Tetor 2021, janë 309.759.

Krahasuar me Tetor 2020, ky numër është rritur me 46,7 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë dhjetëmujorit të 2021, është 3.534.819.

Ky tregues është rritur me 42,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga