LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa kushton vila e Petrit Tares dhe Entela Priftit?

21 Janar 2015, 16:27, Aktualitet CNA
Sa kushton vila e Petrit Tares dhe Entela Priftit?

Nje objekt i ndodhur ne nje nga zonat me te shkelura dhe me me vlere ne qytetin e Korces. Nje vile e vjeter e cila eshte rikonstrukturar teresisht dhe eshte kthyer ne nje bar-restorant me 3 kate.

Godina deri perpara disa vitesh ishte gati duke u shembur, por investimi e riktheu ne nje objekt me vlerat e tij reale. Investim qe perflitet te kete shkuar jo me pak se 200 mije euro. Kjo jo si llogari e bere pa laps, por e ardhur si shume nga eksperet e vleresimit dhe deklarimet e vete Petrit Tares dhe Entela Priftit. NE fakt ata shprehen ne miq se ka shkuar gati 300 mije euro por kete nuk mund ta vertetojme, ajo qe theksohet eshte se punimet per nje rikonstruksion total te atij objekti sipas eksperteve te vleresimit shkon tek 200 mije euro.

Nga ana tjeter vlera totale e objektit nuk shkon me pak se 500 mije euro, pra gjysem milioni euro te nje godine ne qender te Korces dhe qe eshte rikonstruktuar totalisht. Objekti ndodhet ne zonen kadastrale 8560 me nr pasurie 7/76 me siperfaqe 198.35 m2 nga te cilat 133 m2 ndertese me dy kate +bodrum. Pronar i vetem i ketij objekti eshte Petrit Tare.

Ne fakt objekti thote bodrum dhe 2 kate, ne foto shihet qartazi ne tarace e mbuluar me nje tende, qe ende nuk e dime ku e ka mare lejen Petriti me Entela Priftin, pasi ajo eshte nje zone muzeale e mbrojtur nga Instituti i Monumenteve te Kultures dhe nuk lejohet asnje nderhyrje, ajo eshte nje zone ne konservim te plote. Nuk presim qe INUK te shkoje me tritol dhe ta prishe por besojme te nderhyje per rikthimin ne gjendjen fillestare kryetari i Bashkise Sotiraq Filo, i cili e ka pare kur pi kafe ne sarajet e ciftit Tare – Prifti.

Petrit Tare eshte drejtori i kallzuar se fundi nga KLSH per “shperdorim detyre”. Nje kontrroll qe nxori ne pak nje dem me humbjet 178 milion leke te reja ne gati dy vite, nxori ne pah nje kredi 3.6 milion euro pa leje nga Ministria e Financave, pa llogaritur demet e tjera qe kane ardhur nga heqja e dhjetra mije matesave te ujit vendosur me financimin nga nje projekt i KFW Bank.

Vila nuk ka shume kohe qe eshte rikonstruktuar, por edhe kredite edhe investimet nuk kane shume kohe qe jane kryer ne institucion. Qe te kete nje lidhje midis te dyjave eshte thjesht nje aludim qe duhet ta hetoje prokuroria. Ne fakt tek ky institucion po shpresojne shume nga qytetaret e Korces te gjejne dhe te zbardhin te verteten e nje skandali qe sipas KLSH shkon me miliona dollare.

Petrit Tare e ka drejtesine e tij te gjetur, kjo eshte e thjeshte e gjen tek bashkeshortja Entela Prifti e cila eshte kryetare e GJykates se Apelit Korce. Ne nuk mund te themi qe vila eshte ndertuar me leket qe Entela ka mare ne gjykate sepse kjo do ishte nje akuze pa baza dhe nje trillim gazetaresk, por drejtorin e “Ujsjelles Kanalizimeve” mund ta pyesim per te na dhene sqarime publike nga kane ardhur pasurite e tij, nuk besojme nga rrogat ne ndermarje apo gjykate, pasi keto nuk do i mjaftonin askujt. Ndoshta eshte ndertuar me hua e borxhe, ndoshta. Te presim njehere prokurorine dhe hetimet e saj, nderkohe ne dite pas dite do zbardhim pasurite e ciftit Entela Prifti – Petrit Tare, kjo per transparence ndaj publikut per te kuptuar se kush e ka kapur per fyti Korcen dhe cfare kane perfituar ata qe prej vitesh mbijetojne duke bere pazare politike dhe klientelizem. Vila nuk eshte prona e vetme por nje nga ato.

Elvi FUNDO

Lajmet e fundit nga