Sloganet kundër në protestë/ Berisha: Janë vegël e opozitës së opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Britania e Madhe presidente e radhës së G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë. Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omikron shfaqin “lodhje ekstreme”.
Gjithnjë e më shumë shtete kanë konfirmuar raste të variantit të ri të virusit Corona, Omikron dhe vendosin kufizime udhëtimi. Izraeli dhe Japonia mbyllin kufijtë për të gjithë të huajt.
Për shkak të përhapjes së variantit të ri të virusit, Corona, Omikron, Britania e Madhe presidente e radhës së takimit të vendeve të G7-s ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë së G7-s. Këtë të hënë ministrat e Shëndetësisë së vendeve të G7-s konsultohen mbi zhvillimin e ri të pandemisë, variantin Omikron. Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi tanimë rrezikun që del nga varianti i ri si “shumë të lartë”. Varianti Omikron paraqet një rrezik të madh global, sipas OBSH, dhe u bëri thirrje vendeve që të marrin masa parandaluese.
“Lodhje ekstreme”
Por cilat janë simptomat që shfaqen tek të infektuarit me Omikron? Në lidhje me simptomat që tregon varianti i ri, Omikron, drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, SAMA dhe mjekja afrikanojugore Angelique Coetzee u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se shumë nga pacientët e saj me Omikron tregojnë simptoma të pazakonta, por të lehta. Tek shumica e të prekurve bëhet fjalë për meshkuj nën moshën 40 vjeç që ankohen për “lodhje ekstreme”. Kurse për gazetën britanike “Telegraph”, Coetzee u shpreh me shqetësim, se personat e moshuar me sëmundje të tjera, Omikron mund t’i godasë rëndë.
Virologu i njohur gjerman, Christian Drosten i sheh me skepticizëm raportimet për ecuri të lehtë. Për televizionin gjerman, ZDF ai tha, se “nuk dimë vërtet shumë. Më duhet të them, se për momentin jam shumë i shqetësuar, të shoh kaq shumë mutacione tek virusi. Por këto mutacione janë të vetmet gjëra të kapshme tek virusi, nuk e dimë menjëherë, se ç’bëjnë mutacionet në realitet. Ka sot raportime për ecuri të lehtë. Mendoj, se nuk ka shumë substancë tek kjo. Kemi provuar vetëm mbi 1000 raste dhe ecurinë klinike të tyre duhet ta shohim.”
Ursula von der Leyen: “Duhet të fitojmë kohë”
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u bëri thirrje të shtunën qytetarëve në Europë që të vaksinohen, të mbajnë maskën dhe të respektojnë rregullat e distancës. “Ne duhet të fitojmë kohë”, tha von der Leyen gjatë një vizite në kryeqytetin letonez, Riga. Nëse Omikron klasifikohet si variant që e mund vaksinën, atëherë në kontratën e BE me BioNTech Pfizer për furnizimin me 1,8 miliardë doza, hyn në fuqi një klauzolë e përcaktuar, që prodhuesi duhet të përshtasë vaksinën ndaj variantit të virusit brenda 100 ditësh.
Omikron – varianti me emrin e alfabetit grek u zbulua ditë më parë në Afrikën e Jugut. Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pret një valë të katërt Corone në javët e ardhshme. Ky variant ka shtuar rastet e Coronës në provincën e shumëpopulluar, Gauteng, ka thënë Ramaphosa. Ky vend nuk ka planifikuar aktualisht një lokdaun.
Ndërkohë rastet e variantit të ri Omikron janë konfirmuar në disa vende. Në Holandë 61 vetë e sollën virusin nga Afrika e Jugut, tek 10 prej tyre është diagnostikuar varianti Omikron. Edhe në Australi, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Izrael, Itali, Kanada, Austri dhe Çeki janë identifikuar raste me Omikron. Shumë vende kanë ashpërsuar masat duke vendosur kufizime udhëtimi. Presidenti i Afrikës së Jugut e kritikoi këtë duke e cilësuar si “diskriminim të padrejtë të vendit tonë dhe vendeve simotra.”
Përgjim i celularit përmes shërbimit sekret
Japonia për momentin shpalli ndalimin e udhëtimit për të huajt në vend. Kryeministri i vendit, Fumio Kishida u shpreh se ka vendosur “si masë emergjence” nga e marta ndalimin e kufizimin e udhëtimit për të huajt nga e gjithë bota. Edhe Izraeli vendosi nga e diela ndalimin e plotë të udhëtimit për të huajt. Rastet e veçanta duhet të miratohen nga një komitet i posaçëm. Shërbimi i brendshëm informativ, Shin Ben rivendosi përgjimin zyrtarisht të pacientëve me Corona dhe kontakteve të tyre. Kjo masë u përdor në fazën e parë të pandemisë, por për shkak të kritikave u tërhoq./DW
Ambasada Britanike ka përditësuar rregullat e udhëtimit për ...
Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga ka publikuar nj...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj është nderuar nga F...
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, kanë sh...
Policia Rrugore ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gj...
OSHEE ka njoftuar se si pasojë e motit të keq, me stuhi ere ...
Shërbimi Meterologjik Ushtarak, ka bërë me dije se si do jet...
Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka dërguar presidentit Ilir M...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, iu ka uruar nga Vlora të gj...
Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi për 109 vjeto...
Shqiptarët festojnë sot 109 vjetorin e Pavarësisë. Ashtu si ...
Urimeve për 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqiëprisë i është ...
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka uruar shqip...
Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga homologu ...
Sot në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u mbajt cere...
Nga Ndriçim MehmetiPrej më shumë se 100 vitesh Pavarësi dhe ...
Biznemeni dhe ndërtuesi nga Kosova, Behgjet Pacolli, është i...
Sot, në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, kanë nisur ...
Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka uruar të gjith...
Nga Miron ÇakoDita e Flamurit ose ndryshe e njohur si dita e...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...