LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre ministrat e Brendshëm të Lulzim Bashës

28 Nëntor 2021, 09:44, Politikë CNA

Përpara zgjedhjeve të 25 prillit kishte disa emra për ministra të Brendshëm. CNA.al diku me ironi, e diku sipas atyre që thuheshin në korridoret e koalicionit opozitar PD-LSI jepte emrat e njerëzve që mund të drejtonin kabinetin.

Shumë prej tyre qesharakë, disa herë ne edhe talleshim. Por, mesa duket përtej ironisë, sot në momentin kur dy forcat e mëdha opozitare po përplasen, e vërteta po del pikërisht siç ne e kemi thënë.

Zgjedhjet e 25 prillit/ PD gëzon rritje në Tiranë, tkurret LSINormale që LSI do të kërkonte një post të rëndësishëm ministror. Ndoshta Ministrinë e Brendshme dhe zv.kryeministrin. Ashtun siç e kishte mbajtur Ilir Meta dikur, por me postin e Ministrit të Jashtëm apo atë të Ekonomisë dhe Energjitikës.

LSI ishte aleati kryesor në qeverisje dhe Partia Demokratike shpresonte të vinte në pushtet përmes rrjedhjes së votës, të së majtës.

Edi Rama e kuptoi këtë strategji dhe e goditi ashpër këtë forcë politike, e cila nuk mundi të siguronte më shumë se katër mandate. Megjithëse është gati 110 mijë vota, të cilat në disa qarqe për pak vota nuk kanë mundur t?i përkthehen në mandate.

LSI, me një grusht votash, do të kishte ndoshta 2-3 mandate më shumë. Por, kjo nuk do ta sillte në pushtet, në rast nuk do të rritej deri diku në Korçë, në Berat, në Durrës, në Tiranë, në Lezhë, Vlorë, Fier apo edhe në Elbasan.

Këto mandate shtesë do t?i jepnin asaj mundësinë të kapnin, ashtu siç shpresohej, nga 12-14 mandate, ç”ka do të garantonte ardhjen në pushtet edhe me 59 mandatet e Partisë Demokratike.

Nga ana e saj, PD-ja pretendonte të shkonte nga 64 mandate, në 66 mandate. Sa më shumë mandate për të mos pasur veten peng thellësisht tek LSI-ja, e cila do të kishte orekse të mëdha, në rast se do të ishte ajo ?king maker? i radhës. Dhe normalisht në gjithë këtë analizë politike, LSI do të ishte e qartë. Do të merrte poste të rëndësishme ministrore dhe do të ishte shtylla kryesore e qeverisjes, pas Partisë Demokratike.

Monika Kryemadhi deklaronte në konfidencë, por edhe vetë Meta e të tjerë se me ardhjen e opozitës në pushtet, LSI do të merrte minimalisht ministrinë e Brendshme, dhe Monika do të ishte një nga emrat kryesorë që do ta drejtonte.

Pra, do të ishte ajo që me dorën e saj të fortë dhe ?të hekurt?, dhe me mbështetjen e presidentit Ilir Meta, do të ishte njeriu që do të drejtonte ministrinë e Brendshme, në rast se do të fitonte Opozita.

Këtë së fundi na e konfirmoi edhe vetë përplasja dhe debatet që kanë ndodhur midis LSI dhe PD, të cilët po nxjerrin emrat ditë pas dite.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Nga ana tjetër, pas debateve të brendshme duket se ka dalë edhe emri i dytë që pretendonte se do të ishte ministri i Brendshëm. Ky është Gazment Bardhi. Ka qënë vetë LSI-ja, e cila ka akuzuar Gazment Bardhin se ka shkuar e ka bërë marrëveshje me bandat, duke iu premtuar se do të ishte të nesërmen ministër i Brendshëm.

Kjo si tezë u dëgjua shpesh edhe në korridoret e Opozitës. Por, mesa duket, jo vetëm Gaz Bardhi ishte një kandidat për ministër i Brendshëm, pas Monika Kryemadhit, e cila në rast se do të ishte përballë tij, kuptohet se do të ishte ajo njeriu që do ta merrte këtë institucion.

Gaz Bardhi është akuzuar shpesh se në Elbasan ka pasur takime me persona të botës së krimit dhe iu ka premtuar se do t?iu jepte garanci si ministër i Brendshëm, këtë e thonë akuzat politike. Por, në fakt edhe brenda PD-së, brenda korridoreve të selisë blu në Elbasan, shumë nga zërat e stafit të fushatës tregojnë se Gaz Bardhi në takime konfidenciale iu deklaronte se ai do të ishte ministër i Brendshëm, nesër në qeverinë e Lulzim Bashës.

Por, mesa duket nuk ka qënë i vetëm. Pas Monika Kryemadhit që e kërkonte këtë post si aleate dhe si forcë kryesore bashkëqeverisje dhe Gaz Bardhit, Sekretari I Përgjithshëm, është një emër tjetër që ka deklaruar se do të ishte ministër i Brendshëm i Lulzim Bashës.

Ky është Ervin Salianji, i njohur ndryshe edhe si ?Babalja?, i dënuar nga gjykata si mashtrues për një skenar të turpshëm ku Opozita në vend që të ?hiqte vetullat, nxori sytë?.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Ervin Salianji është një personazh që nuk ndalet në politikë, me bëmat dhe gjëmat e tij. E gjatë fushatës së 25 prillit shpesh është takuar me elementë të botës së krimit, të cilëve iu ka deklaruar se ai do të jetë nesër ministër i Brendshëm.

Këtë e deklarojnë rëndom në Korçë. Shumë nga personat pjesëtarë të stafit të tij e kishin mbushur ?lugën? me ?çorbën? plot, që iu servirte Ervin Salianji. Duke deklaruar se do të ishte ministër i Brendshëm dhe duke iu premtuar se njëri do të ishte shef komisariati, tjetri do të ishte komandant dogane, një tjetër doganier, tjetri shef qarkullimi, e kështu me radhë.

Pra, nuk janë vetëm Monika Kryemadhi dhe Gazment Bardhi. Por, emri i tretë është Ervin Salianji.

Këta janë tre emrat që Lulzim Basha do të kishte si potenciale të mundshme për të vendosur në postet e ministrit të Brendshëm.

Mesa duket në qoftë se do të kishim një fitore të opozitës, Monika kuptohet nuk do t?i diskutonte, por do t?i ?fshinte? dy ?çunakët? e Lulzim Bashës, të cilët vështirë se do ta kapnin postin e ministrit të Brendshëm në debat me LSI-në.

E nga ana tjetër, në rast se do të zgjidhte midis të dyve, kuptohet që Luli prioritet do të kishte ?çunin e egër?, me emrin Gazment Bardhi.

Salianji do të ishte thjeshtë dhe vetëm objekt pazari mes Grida Dumës dhe Lulzim Bashës, për një post që do të merrte kjo e fundit dhe ?Babalja?, do të kthehej e do të jepej si ?kusur? prej saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga