LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I kujtojë katërkëndëshin e përgjegjësive/ Basha nuk bën pas, sfidon Metën: Jam kryetar i PD

18 Nëntor 2021, 15:13, Politikë CNA
I kujtojë katërkëndëshin e përgjegjësive/ Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta pak ditë më parë për ?Trekëndëshin e Bermundës?.

Duke iu përgjigjur akuzave të këtij të fundit, Meta tha se problemi është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës

Në një intervistë për ABC news, duke mos bërë pas, Basha tha se ?Trekëndëshi i Bermundës? do të këtë përballë atë si kryetar të PD.

“Beteja e Partisë Demokratike është pikërisht me këtë trekëndësh të pushtetit të korruptuar, të krimit të organizuar, të oligarkisë dhe në këtë pikëpamje çdokush që është për interesat e veta personale, cilado qoftë zanafilla e këtyre interesave personale, shpallja non grata apo çfarëdo interesi tjetër që nuk rreshtohet me shqiptarët kundër këtyre tre fenomeneve, patjetër që është në vetvete një trekëndësh problematik për shqiptarët, një trekëndësh Bermude dhe përballë do të jetë jo vetëm Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike, jo vetëm mua, po do të ketë Partinë Demokratike dhe gjithë këto forca shoqërore, të cilat sot më shumë se kurrë, e kanë kuptuar që ka patur pakte të hapura dhe të fshehta për të ruajtur këtë status quo tashmë 30 vjeçare.

Ky është tranzicioni që nuk merr fund dhe në këtë kuptim, trekëndëshi i Bermudës nuk janë thjesht tre persona, por është kultura e pandëshkueshmërisë, është bashkëpunimi i politikës me krimin, s?ka rëndësi nëse është për të marrë pushtetin apo kur je në hall edhe kur je në opozitë dhe është përqendrimi putinist i ekonomisë në duart e oligarkëve.

Përballë ka vetëm një forcë; po nuk është as e vogël, as e dobët është forca më e madhe, është forca që rrëzoi komunizmin dhe hapi dyert e Shqipërisë, e çoi në NATO, e çoi në lëvizjen e lirë të Europës, do ta çojë drejt idealit europian të një shoqërie të lirë ku pakica të mos diktojë shumicën, ku pakica të jetë pakicë, e respektuar sa i takon brenda ligjit dhe Kushtetutës po ku shumica të jetë në gjendje të ndërtojë një jetë normale, me dinjitet, me punë sipas ligjeve, Kushtetutës dhe moralit njerëzor, në shtëpinë e vet, pa u detyruar të largohet nga shtëpia e vet.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga