web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlqejnë legjonarët, këto janë vlerësimet për Cikalleshin dhe lojtarët e tjerë kuqezinj

8 Nëntor 2021, 14:31, Sport CNA

Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët shqiptar që nuk nguruan të bëjnë protagonistin. Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi shkëlqeu me fanellën e Koniasporit duke shënuar një dygolësh. Bomberi kavajas u rikthye të behët protagonist pas një periudhë jo të mirë që kaloi ku u infektua me Covid. Portali i specializuar i statistikave ?Sofa Score? e ka vlerësuar me notën 9.3 bomberin i cili është dhe lojtari më i vlerësuar në listë.

Pas Cikalleshit, vjen një ish i Partizanit, Jurgen Bardhi. 24-vjeçari u bë protagonist në fitoren 3-0 të Tuzlasporit ndaj Denizlisporit duke shënuar një gol dhe duke asistuar tek i dyti në vetëm 2 minuta lojë. Bardhi është vlerësuar me notën 8.8 duke bërë një tjetër paraqitje në Europë. Mesfushori Laorent Shabani ishte protagonist në fitoren 2-3 që Sirius arriti ndaj Mjalbit në kampionatin suedez të futbollit. 22-vjeçari asistoi tek goli i dytë i shënuar nga një tjetër shqiptar, Edi Sylisufaj ndërsa është vlerësuar me notën 8.2 nga ?Sofa Score?.

Një paraqitje pozitive dhe për liderin e Shpresave, Armando Dobra që shkëlqeu në fitoren 0-4 të Kolçesterit ndaj Sadburit. 20-vjeçari u bë protagonist me asist, ndërsa është vlerësuar me notën 8. I fundit në listë, por jo më pak i rëndësishmi është mbrojtësi Kastriot Dermaku. 29-vjeçari luajti për 78 minuta në fitoren e thellë 4-0 të Leçes ndaj ish-ekipit të tij Parmës, ndërsa është vlerësuar me notën 7.6.





Lajmet e fundit nga