LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Qentë” e Lulzim Bashës në aksion/ "Vërsulen për kafshime"

28 Tetor 2021, 12:22, Opinione CNA
“Qentë” e Lulzim Bashës në aksion/

Sot shqiptarët mësuan se Luli dhe të tijët kafshojnë, ata pak sa i kanë ngelur. Basha duke folur në seancë, Basha i tha Ramës:
“…ti e di mirë se çfarë të gjen kur të kafshoj unë…”.

Më pas theksoi, “….mos qaj hallin e dhëmbëve të mi se njëherë që të kafshuan u zhduke 3 javë nuk i the as partisë ku shkove, një herë që të kafshuan tre javë u zhduke fare vetëm ti e unë e dimë ku shkove..

Ka një grup njerëzish që janë të lidhur gjithmonë pas Lulzim Bashës që janë gati të kafshojnë saapo ai ka nevojë. Disa me dhëmbë disa jo, përpiqen të kafshojnë. Ata mund të quhen ?qentë? e Lulit.

Janë bashkuar në një skuadër sulmi, me një tezë vrastare për Partinë Demokratike. Thonë se ?Foltorja?, debati, hapja e PD-së, janë “varri” i  saj. Ajo që po bën Berisha është ?varri? i Partisë Demokratike.

Në fakt në qoftë se do ta shohim me gjakftohtësi, ?Foltorja? është një lëvizje e Berishës që mirë apo keq, për qëllimet e tij ose jo, ka mbledhur me mijëra demokratë, nga jugu në veri, aq sa Lulzim Basha nuk ka mbledhur kurrë vetë. Ndoshta më shumë sesa ai mblidhte në fushatën elektorale në disa qytete.

Pa bërë asnjë mbrojtje ndaj Sali Berishës. Më poshtë po sjellim disa fakte dhe analiza, të lidhura me ?qentë e gjahut?, të Lulzim Bashës, të cilët po përdoren tashmë me tezen ?varri i PD-së?, për ?Foltoren?, apo për atë pjesë që kërkon hapjen e Partisë Demokratike dhe kërkojnë largimin e një kryetari të dështuar, humbës. Njeriu që ndoshta është opozitari i vetëm në botë, përveç atyre të Afrikës, që paguhet tek familjarët e tij, shton pasurinë e tij gjatë kohës që ndodhet në Opozitë.

I pari është ?qeni i gjahut?, i Mero Bazes, i njohur si Namir Lapardhaja. Një mik i gazetarit dhe analistit të gazetës Tema. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, një njeri që gjen shumë hapësirë mediatike tek kjo gazetë, ashtu sikundër kohët e fundit ka filluar të gjejë edhe Luli.

Teza e fundit e Namirit ka qënë se po bëhet ?varri? i PD-së, me ?Foltoren?.

Ndoshta është tronditur Namiri i shkretë nga takimi i Beratit, ku nuk gjeti vend të ulej as vetë. Por, në fakt ?qentë? nga lloji i Namirit janë nga ata që në shërbim të Meros apo jo, tashmë janë bashkuar në sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha, të cilit dje i bënin elozhe. Është pjesë e atij grupi që e ndien veten të pavlerësuar ?si intelektual i madh?, kur në fakt niveli i tij për të dikutuar politikë dhe pesha që ka në Berat, është aq e madhe sa ndoshta vlerësohet më pak sesa ai i një ?qeni gjahu?.

Më tej, shkojmë tek një tjetër emër.

Është Roland Bejko, një ?qen i vjetër gjahu?, në Gjirokastër, është fiks si ?vjehërr, por krenar?. Ky është tipi që nuk u bë dot kurrë deputet, dhe i ?lëpihet? atij që e vë më lart si kandidat, por ky nuk fiton kurrë.

Prej 16 vitesh lufton në Gjirokastër me këdo që çon Partia Demokratike si drejtues politik. Kështu ka bërë me Genc Rulin, kështu ka bërë me Tritan Shehun.

Është njeriu që ka përçarë dhe ka çuar në minimumin historik Partinë Demokratike në Gjirokastër.

Këtë herë ka qënë i dyti në këtë qark, dhe nuk ka mundur të fitojë, jo për pak, por për mbi 2300 vota, që do t?I duheshin për të marrë mandatin e dytë PD.

Gjirokastra sa herë që ka Rolandin në listë, regjistron një rezultat katastrofik, të cilin mesa duket mendon se mund ta ngrejë duke përdorur tezën se po i vjen ?varri? PD-së, sepse Sali Berisha ka dalë me një ?Foltore? dhe kërkon që Lulzim Basha të largohet. Që në fakt nuk e kërkon vetëm Sali Berisha, por edhe shumë të tjerë.

I treti, disi më publik dhe që hiqet si më i pavarur, është Ergys Mërtiri. Ky nuk është nga këta ?qentë? e Partisë Demokratike.

Të mëdhenj, e të vjetër si puna e Rolandit apo të rinjt e të vegjël si puna e Namirit.

Ky është ?qeni? i Desadës, këshilltares së Lulit që paguan me paratë e kunatit ata që ?lehin? nëpër televizione. Dhe ky i fundit vdes për ?varrin? e PD-së, sepse ka nevojë shumë që të ketë hapësirë, që ?shefja? e tij të ngrihet sa më lart sepse në rast se demokratët e vërtetë do të jenë tek selia, fara e Ergys Mërtirave, pseudo shoqërive civile që përfaqësojnë banda mediatike, nuk do të kishte më asnjë vend në Opozitë.

Megjithëse tashmë nuk kanë vend as në opinionin e qytetarëve, edhe pse hapësirat në ekran i kanë shumë të mëdha.

Është edhe një ?qen? pa lesh si Vehap Kola, po ai si duhet askujt. Është vullnetar si ata të Enverit.

Më tej, ka ?qen? të tjerë gjahu, kryesisht drejtues portalesh, komentues. Ka ?qen? me leshka, ?qen? pa lesh, disa kaçurrelsa, disa me buzë të varura. Por gjithësesi tufa e ?qenve të gjahut? të Lulit është mbledhur. Është bashkuar, sa nga Desada sa nga inati, sa qenë vullnetarë. Por, e rëndësishme është se shumica e tyre deri tani nuk kanë kapur asnjë ?gjah? në jetën e tyre.

Quhen ?qen? gjahu, por kanë ngelur thjeshtë ?qen? që lehin./CNA.al

Lajmet e fundit nga