Connect with Us

Skandali me shkrirjen e shtabit të degës 4/ CNA.al sjell faktet, si po gënjen Ervin Goxhaj

Aktualitet

Skandali me shkrirjen e shtabit të degës 4/ CNA.al sjell faktet, si po gënjen Ervin Goxhaj

Publikuar

-

CNA.al, raportoi dje me fakte, se si Ervin Goxhaj, kreu i degës numër 4 në Tiranë ka shkrirë të gjithë shtabin e degës pas një urdhëri nga Lulzim Basha.

Në një grup të formuar në aplikacionin What’s Upp, Goxhaj ka fshirë të gjithë anëtarët e shtabit, duke lënë vetëm 3 numra.

Gjithçka ka ndodhur pasi i gjithë shtabi i degës i është bashkuar Foltores të ish-kryeministrit Berisha.

Raportimin e lajmit tonë, Goxhaj e ka quajtur tollovi mediatike, duke u përpjekur të shpjegojë edhe pse e ka fshirë grupin.

“Në fillim nuk i dhashë shumë rëndesi pasi portali që e kishte publikuar, profilizohet nga balta dhe tollovia,por u ndjeva keq kur ky lajm filloi të përhapej dhe në disa portale kur jo me shumë se pak kohë më parë ishte zeri i cdo demokrati dhe qytetari të thjeshtë që vuante nga e keqja që drejton.

Në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit u hapën disa grupe ëhats up nga shtabi elektoral i zonës ku funksionin e tyre e kryen gjatë asaj kohe, ne mos funksionim pas asaj kohe u vendos që nje nga keto grupe të fshihej”, shkruhet në reagimin e Goxhaj.

Pra edhe në sqarimin që bën, në përgënjeshtrimin e informacionit, kreu i grupit, Goxhaj e pranon se ka fshirë një shtab.

Kjo ndodh në 2021, PD pas 8 vitesh në opozitë, një kryetar dege fshin një grup elektoral, një shtab, dhe atë grup e lë me tre veta.

LEXO EDHE:  “Se thonë pastaj që s’ka marrëveshje me Ramën”/ Manjani nxjerr “zbuluar” Bashën

Pse ka ndodhur fshirja, po jua tregojmë me postimet e mëposhtme, dhe Ervin Goxhajt si kryetar i degës dhe atyre të degës 4, që të kuptojnë të vërtetën.

Në këtë grup shkruhej ashpër ndaj Lulzim Bashës. Të gjithë anëtarët e grupit të cilët kanë firmosur për mbledhjen e kuvendit Kombëtar, e gjykonin Lulzim Bashën.

Ervin Goxhaj nuk i duronte dot, dhe grupi “Shtabi i degës 4” është fshirë. Ka pastruar grupin duke hequr njerëzit, por numrat e talefonit janë aty. Personat kanë raportuar tek CNA.al dhe fotot janë më poshtë.

Do të sjellim dhe të tjera fakte dhe argumente nga dega.4, që nga nga kryetarët e grupseksioneve, drejtuesit e kryesisë  së degës të cilët tregojnë se cila është situata dhe problematika që po kalojmë.

Goxhaj i cili njihet si një mbështetës i Lulzim Bashës, ka kërkuar të përgënjeshtrojë, por mesaduket edhe nga përgënjeshtrimi ka zhytyu veten e vet sepse ne po nxjerrim të tjera postime nga komunikimi nga ai grup./CNA.al

Skandali në PD/ Basha urdhëron shkrirjen e shtabit të degës 4 në Tiranë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon Metën dhe opozitën/ “30 qershori ka qenë legjitim”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pretendimet e presidentit Ilir Meta dhe opozitës sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Gjykata ka vendosur që 30 qershori ka qenë legjitim.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021 çështjen me palë kërkuese Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, me objekt:

Konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu flet pas Këshillit Kombëtar/ Basha lider i humbjeve

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu flet pas Këshillit Kombëtar/ Basha lider i humbjeve



Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Gjykata Kushtetuese, pasi dëgjoi palët ndërgjygjëse në gjykimin kushtetues, mori në shqyrtim opinionin amicus curiae të Komisionit të Venecies,

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi miraton platformën e bashkëqeverisjes/ Kalon edhe akti normativ për vaksinën Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kuvendi ka miratuar sot me 73 vota pro projektligjin për bashkëqeverisjen.

42 deputetët votuan kundër, ndërsa ky projektligj u bë shkak për jo pak debate në seancën e sotme parlamentare.



Po ashtu është miratuar me 112 vota pro edhe akti normativ për vaksinat Pfizer.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Platforma e bashkëqeverisjes/ Dashamir Shehi del kundër

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka dalë kundër platformës së bashkëqeverisjes , duke deklaruar se qeveria po vepron si në kohën e partinë e punës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndër të tjera ka bërë thirrje që të mos e votojnë një gjë të tillë pasi shumë shpejt do e kuptojnë se është një budallik, pasi qeveria që është e mirë ose e keqe i ka të gjithë hallkat që i duhen për të qeverisur. Sipas tij, shteti ynë është bërë ‘copa-copa’.

Ky shtet që është copa-copa s’ka nevojë që ti shtohet një tjetër copë e pavlefshme. Në këtë sallë ka njerëz që janë aktivistë partie dhe e bëjnë me dëshirë por ka dhe të tjerë që janë nënpunës dhe e dinë se çfarë ndodh dhe nuk besoj se  kanë nevojë për një person që ti mësojë ç’duhet të bëjë. Kjo është një sajesë e paprecedentë që se bën një gjë të tillë, këtë e ka pasur shteti i punës, i mbushur me injorancë dhe kjo është tradita e këtyre.

Kjo është nënpunësi i partisë që shkon të rruajë dhe të dhunojë nënpunësin e shtetit, dikur i thonin instruktor partie, pasi në emër të partisë shkonte i kërkonte punë punonjësit që po bënte punën e vet, nënpunësi i shtetit përgjigjet para ligjit, ka shefin drejtorin, ministrin ka ligjin. Kemi një kushtetutë që ka njëmijë gjëra, makina jonë kushtetuese mund të jetë e vjetër por është në rregull nuk i mungon asgjë, i ka rrota e të gjitha, jo të sajojmë një makinë tjetër që të kontrollë këtë.



LEXO EDHE:  “Se thonë pastaj që s’ka marrëveshje me Ramën”/ Manjani nxjerr “zbuluar” Bashën

LEXO EDHE:  Zgjedhjet lokale/ Basha: Negociatat po vijojnë

Këtu po bëhet një teatër i kotë sikur po krijohet diçka e re, në qoftëse në një institucion tjetër po marr më të keqin e shtetit shqiptar që kemi një njësi matëse. Kemi kadastrat, po marr doganat ku është përmirësuar thuhet, me çfarë njësie matëse matet suksesi i këtyre punonjësve.

Ky është revolucion kultural i mandatit të tretë, s’kemi çfarë ofrojmë më, tre agjensi janë propozuar nga qeveria, agjensia për informacionin, për korrupsionin për bashkëqeverisjen, këto janë qeverisje paralele e kryeministrit.

Ky lloj institucioni do të prodhojë korrupsion, pasi këto zotërinj janë imun nga korrupsioni. Do jetë shumë më e keqe për shtetin dhe administratën, unë e shikoj se e keni nda mendjen t votoni, por shumë shpejt do e kuptoni se kjo është një gafë dhe budallik, kjo qeveria këtu e mirë ose e keqe i ka të gjithë instrumentat për të bërë punën”, ka thënë Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE