Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Ndriçim Kulla
Problemi më i madh i PD-së sot është se në këtë parti ka një krizë të thellë lidershipi. Tani kjo gjë nuk mund të fshihet më. Pyetja është: A mos ishte i nxituar dorëzimi i partisë në 2013 nga Sali Berisha te Lulzim Basha? Ne kemi parë se në Perëndim liderët nuk zëvendësohen artificialisht, por kur del një pasardhës i aftë. Nëse lideri gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka dalë një pasardhës i aftë për ta zëvendësuar, ai vazhdon qëndron në detyrë. Shembuj për këtë ka plot.
Adenauri, ati i Gjermanisë demokratike (Jo RDGJ-së por asaj perëndimore, vërtet demokratike), ishte në politikë si kancelar (kryeministër) deri në moshën 87 vjeç, madje në këtë moshë ishte kancelar (kryeministër) që prej 14 vjetësh. Adenaueri kishte qenë në politikë që në vitet ?20, për më shumë se katër dekada. Dhe të tillë shembuj nuk janë të paktë. Miterrandi ishte në politikë deri në moshën 79 vjeç, dhe në këtë moshë përfundoi mandatin e dytë shtatëvjeçar si president i republikës franceze. Ai kishte qenë në politikë, në poste të larta që në fillim të viteve pesëdhjetë. De Goli gjithashtu u largua nga politika në moshën 79 vjeç, duke qenë President i Francës. Në Itali, Sandro Pertini i konsideruar si ikona bashkuese e së majtës u bë president i republikës, pikërisht për këtë arsye, në moshën 82 vjeç, dhe u largua nga politika kur la postin në moshën 89 vjeç.
Në Irlandë, Eamon de Valera u rikthye në pushtet në vitin 1957 në moshën 75 vjeç, si kryeministër dhe u largua nga ky post dy vjet më past sepse u zgjodh President i Irlandës, post të cilin e mbajti për dy mandate shtatëvjeçare deri në vitin 1973, kur u largua nga politika në moshën 91 vjeç. Ai kishte qenë në politikën e vendit të tij për gjysmë shekulli, dhe kishte qenë për herë të parë kryeministër në vitet tridhjetë. Babai i Koresë të Jugut demokratike dhe të zhvilluar, Syngman Rhee, u bë president me fuqi të mëdha në vitin 1948, në moshën 73 vjeç dhe e mbajti këtë post për 12 vjet deri në 1960.
Të gjithë këta liderë kanë pasur një gjë të përbashkët. Ata kanë gëzuar shëndet të mirë dhe nuk kanë pasur alternativë për një kohë të gjatë në lidershipin e lëvizjeve të tyre politike. Fakti që kanë qenë gjatë në politikë, nuk do të thotë se janë të ngjashëm me diktatorët. Ndryshimi i madh midis tyre dhe diktatorëve është se ndërsa diktatorët kanë qëndruar pa ndërprerje në pushtet deri në vdekje, këta liderë kanë dalë në opozitë, janë rikthyer në pushtet me votë, kanë dalë përsëri në opozitë, janë rikthyer në pushtet.
Meqënëse ky fenomen ka ndodhur në botën e zhvilluar demokratike, nuk ka arsye pse të mos ndodhë edhe në Shqipëri. Mund të kishte ndodhur në PS, nëse pasardhësi i Nanos, Rama nuk do ta kishte treguar veten si lider i aftë për ta sjellë partinë në pushtet, madje duke i fituar zgjedhjet me një mazhorancë vetëm të partisë së tij në 2017 dhe 2021. Tani është PD-ja që ballafaqohet me një situatë si ajo që thashë më lart, të ndryshimit artificial të liderit që ka çuar në krizën e lidershipit.
Në PD aktualisht ka nisur një diskutim serioz publik dhe më tej do ketë një proces rizgjedhje demoktatike të kryetarit të PD,pra me shumë mundësi një zëvendësim të mundshëm të Bashës ose me Barishën ose me dike tjetër .Gjithsesi këtë finale do ta vërtetoj procesi i ardhshëm që ka nisur . Po Sali Berisha a është i përshtatshëm me moshën që ka për tu rikthyer kryetari PD ose kryeministër ?
Politika nuk është boks por mëndje kulturë, talent dhe eksperiencë.
Sali Berisha këto i ka me shumicë, madje gëzon shëndet shumë të mirë në moshën 77 vjeç. Ai madje është më energjik se pasardhësi i tij Basha që është 30 vjeç më i ri. Berisha është shumë më i aftë si politikan dhe lider se Basha. Prandaj a mos është me vend që z. Basha të reflektojë dhe të marrë një vendim kurajoz për atë nëse duhet ta mbajë më gjatë barrën e rëndë të liderit për të cilën po duket se nuk ka shpatulla? Basha mund të jetë një shumë më mirë në rolin e të dytit që vjen pas liderit dhe atje të tregojë aftësitë e tij. Historia politike e botës demokratike ka shumë shembuj që na tregojnë se politikanët e tipit të Bashës janë më komodë, më rezultativë në rolin e njeriut të dytë pas liderit, se në rolin e liderit.
Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë me kokfortësi se regjimi ...
Nga Julian Bala” Plandemistëve: Qentë tuaj i mbani të përmje...
E pyeta Filipin: -Kaloi një javë pa Koçon. Të mungon?-Ndjehe...
Nga Agim XhafkaKur dëgjova para ca javësh deputetin Agron Gj...
Nga Anila HOXHASi fillim, i vuri ne provë dhe shumë mirë bër...
Punët gjithmonë i kam gjetur vetë. Mbaj mend që në vitin 200...
Aradhës qeveritare për të shfryrë kundër Sali Berishës, i sh...
Tashmë po kthehet në një ligjësi, që Kosova reagon me shpejt...
Kur Sali Berisha akuzoi tre vjet më parë Artur Meçollarin si...
Shumëkujt, por cinefilëve jam i sigurt që po, titulli më lar...
Një nga ambasadorët emblematikë të SHBA-së në Tiranë, Alexan...
Të nderuar miqtë e mi kudo që kam punuar e shërbyer, të fëmi...
Nga Bujar NishaniTë nderuar miq, a mund të na thotë ndokush ...
Nga Mirela Cela Jorgo Jeta është e çuditshme. Të dhuron kujt...
Edhe këtë radhë z. Basha nuk guxoi që t’i paraprijë proces...
Sali Berisha po përpiqet t’u lexojë demokratëve që marrin pj...
Nga Gjergji Koja*Prej 16 shtatorit kur ish-Kryeministri Sali...
Televizioni publik nuk ka shumë miq, aq më tepër në Shqipëri...
Unë iu drejtova demokratëve shqiptarë se si paraqitet, si or...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...