Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka lëshuar akluza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë, gjatë fjalës së mbajtur për nënkomisarin Saimir Hoxha, i cili u vra një ditë më parë në krye të detyrës.
?Është kambanë alarmi për ta ndalur përbaltjen e policisë duke i shërbyer frymëzimit të krimit që merr guximin e ngre dorën ndaj punonjësit të Policisë shtetit. Kolegu im dha jetën në përpjekje për të bërë detyrën më së miri, u vra nga një i ri i arrestuar më parë nga polici, por drejtësia e liroi edhe pse ishte dënuar me disa vite burg.
Saimiri dhe Policia sot janë vrarë dy herë nga krimi dhe drejtësia e vjetër që shpesh herë vendimet e saj i kanë paguar me jetë punonjësit e policisë së shtetit. Punonjësit e Policisë përballen çdo ditë me krimin, dalin në mëngjes nga shtëpia duke u përshëndetur me familjarët sikur të ishte hera e fundit, sepse e tillë është puna jonë, ndaj është e rëndësishme mbështetja nga qytetarët”, ka thënë Veliu.
Fjala e Ardi Veliut
I nderuar zoti Ministër,
Të nderuar familjarë dhe të afërm të Saimir Hoxhës,
Të nderuar kolegë dhe pjesëmarrës,
Sot ka shumë dhimbje, është një ditë e trishtë, por edhe një ditë reflektimi.
Ka shumë dhimbje për prindërit, bashkëshorten dhe dy engjëjt e kolegut tonë të paharruar Saimir Hoxha, dhe familjarët e tij.
E trishtë dhe e dhimbshme për gjithë organizatën e Policisë, pasi humbëm një tjetër koleg, shok, mik, por mbi të gjitha një oficer të përkushtuar për të kryer detyrën dhe për t?i shërbyer Atdheut. Atdheu sot nuk mund të ketë një mik më të mirë se ty Saimir!
Për mua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka moment më të vështirë se ky, të gjej fjalët e duhura për të ngushëlluar familjarët e Saimirit, si dhe të përshkruaj me pak fjalë karrierën 18-vjeçare të tij në shumë komisariate të vendit, me çdo detyrë të përmbushur më së miri.
Falë përkushtimit e ndershmërisë, Saimiri krijoi profilin e një punonjësi të respektuar e të vlerësuar nga qytetarët. Ndaj të gjithë tashmë kemi barrën e rëndë të mirënjohjes dhe respektit, që nuk do mjaftojnë kurrë, përballë veprës sublime të tij dhe qindra Dëshmorëve të Policisë.
Por kjo ditë është njëkohësisht ditë reflektimi, për të gjithë ata që duan rregullin e ligjin, për ta përkrahur më fort Policinë e Shtetit në përmbushjen e misionit të saj.
Ndërkohë është edhe një kambanë alarmi për të ndalur përbaltjen e Policisë, duke i shërbyer me dashje apo pa dashje, frymëzimit të krimit që merr guxim e ngre dorën vrastare mbi punonjësit e Policisë së Shtetit.
Kolegu ynë dha jetën në përpjekje për të bërë detyrën sa më mirë, i udhëhequr nga ligji, vlerat e sakrifica deri në sublim. Ai u vra nga një i ri, i arrestuar më parë nga Policia dhe i çuar para drejtësisë, e cila e liroi edhe pse kishte një dënim me disa vite burg.
Saimiri dhe Policia sot janë vrarë dy herë, nga krimi dhe nga drejtësia e vjetër, që shpeshherë vendimet e saj, i kanë paguar me jetë punonjësit e Policisë së Shtetit.
Organizata e Policisë është e vetmja që ka paguar kaq shtrenjtë përmbushjen e detyrës dhe misionit të saj. Dhe kjo, jo për paaftësi apo për mungesë profesionalizmi të punonjësve.
Punonjësit e Policisë përballen çdo ditë me krimin, me paligjshmërinë. Dalin në mëngjes nga shtëpia duke u përshëndetur me familjen si të ishte hera e fundit, pasi e tillë është puna dhe misioni ynë.
Ndaj është shumë e nevojshme përkrahja masive e qytetarëve dhe e agjencive ligjzbatuese, që bashkërisht të krijojmë një ambient më të sigurt për qytetarët dhe sa më të pasigurt për shkelësit e ligjit.
Punonjësit e Policisë janë rojtarë të ligjit, gardianë të sigurisë, të cilët mbrojnë jetën me jetë. Jam i bindur se shumica e qytetarëve janë të pikëlluar për humbjen e jetës së Saimirit. Këtë pikëllim e kanë shprehur edhe në qindra mijëra mesazhe e komente, nga dje e deri sot, të dërguara në adresën e Policisë së Shtetit. Kjo mbështetje na lehtëson sadopak dhimbjen e na motivon për të ecur përpara.
Të nderuar familjarë të Nënkomisar Saimir Hoxhës,
Ju nuk do të jeni vetëm asnjëherë. Jeni pjesë e familjes sonë të madhe, që është Policia e Shtetit dhe përherë do t?ju gjendemi pranë, për t?ju lehtësuar sadopak mungesën fizike të Saimirit.
Ky moment i ndarjes fizike me Saimirin është shumë i vështirë jo vetëm për familjen dhe për gjithë organizatën e Policisë, por është dhe burim force e kurajoje për të vazhduar luftën me vendosmëri kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.
Memorialit të Dëshmorëve të Policisë sot iu shtua një tjetër yll, që do shkëlqejë bashkë me 224 kolegët e tij, të cilët në këto vite dhanë jetën për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt.
Përulemi para trupit të heroit, duke premtuar se nuk të na stepë për asnjë moment kërcënimi i frikës. Çdo vështirësi vetëm na qartëson rrugën ku ecim, në shërbim të qytetarëve për një Shqipëri më të mirë.
U prehsh në paqe, miku, shoku e kolegu ynë, Dëshmor i Atdheut, Saimir Hoxha!
Të paharruara do të jenë përjetësisht kujtimi dhe vepra jote!/ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në nder të oficer...
Kanë filluar homazhet në nder të oficerit të policisë, nënko...
Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha pas kryerjes së homazheve, n...
Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha, i cili një ditë më parë ...
Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet në nder të ...
Bashkia e Durrësit ka mbyllur tenderin “fasadë” për t’i dhën...
Është ndarë nga jeta një prej gjyqtarëve më të njohur të Shq...
Për të pestin vit radhazi, nis maratona dy ditore e Festival...
Një ditë më parë, SPAK-u, ka zbarkuar në Dibër në kuadër të ...
Nicola Gratteri, prokurori anti-Ndrageta i Katanxaros është ...
Ende nuk ka një informacion të saktë zyrtarë në lidhjen me n...
Ish-Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka dhënë alarmin se...
Efektivi i policisë, Saimir Hoxha, një ditë më parë mbeti i...
Stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka qenë...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas vrasj...
Gazetarja investigative Anila Hoxha ka deklaruar se ngjarja ...
Në studion e “Now”, analisti Mentor Kikia komentoi mbi ngjar...
Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj thotë se për ngja...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e ka cilësuar vrasj...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar sërish për vras...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...