E quajti budalla/ Kurti i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” ministrit serb
Pas deklaratës së fortë të ministrit serb Aleksandër Vulin, ...
Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve të shtunën t’i japin votën e tyre pasardhësit të saj Armin Laschet për të hartuar të ardhmen e Gjermanisë, në një përpjekje të fundit për të forcuar fushatën e tij në vështirësi 24 orë para votimit.
Laschet, 60 vjeç, ka qenë pas sfiduesit të tij socialdemokrat Olaf Scholz në garën për kancelari, megjithëse sondazhet e fundit e vënë diferencën mes tyre brenda kufijëve të gabimit, duke i bërë zgjedhjet një nga garat më të paparashikueshme në vitet e fundit.
Angela Merkel kishte planifikuar të mbante një profil të ulët në betejën zgjedhore ndërsa përgatitet të largohet nga politika pas 16 vitesh në pushtet. Por ajo e gjeti veten të përfshirë në orarin e furishëm të fushatës së kryetarit jopopullor Laschet, të partisë së saj.
Në javën e fundit të fushatës, Merkel e çoi Laschet përpara elektoratit të saj në bregdetin Baltik dhe të premten u shfaq si figura kryesore në tubimin përmbyllës që mblodhi konservatorët në Mynih.
Merkel iu drejtua elektoratit kryesisht të moshuar të Gjermanisë të premten, duke u bërë thirrje atyre të mbanin konservatorët në pushtet për hir të stabilitetit – një thirrje karakteristike për Gjermaninë.
“Për ta mbajtur Gjermaninë të qëndrueshme, Armin Laschet duhet të bëhet kancelar, dhe CDU dhe CSU duhet të jenë forca më e fuqishme,” tha ajo.
Një ditë para votimit, ajo shkoi në qytetin e lindjes së ArminLaschet-it dhe zonën zgjedhore Aachen, një qytet pranë kufirit perëndimor të Gjermanisë me Belgjikën dhe Holandën, ku ai ende jeton.
“Bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të prindërve tuaj,” tha ajo në tubimin e saj të fundit para votimit, duke kërkuar një mobilizim të fortë për aleancën e saj konservatore.
Angela Merkel nënvizoi se mbrojtja e klimës do të jetë një nga sfidat kryesore të qeverisë së ardhshme, por tha se kjo nuk do të arrihet “thjesht përmes rregulloreve”.
“Ne kemi nevojë për zhvillime të reja teknologjike, procedura të reja, studiues, njerëz të interesuar që mendojnë se si mund të arrihet mbrojtja e klimës dhe që njerëzit të marrin pjesë në këtë përpjekje”, tha ajo.
Zoti Laschet është një “politikan që ndërton ura-lidhëse e që do të angazhojë njerëz” për të përmbushur këto sfida të Gjermanisë në të ardhmen, tha ajo.
Qindra mijëra njerëz kishin dalë në rrugë të premten duke kërkuar ndryshim dhe mbrojtje më të madhe të klimës, me një aktivist të shquar që i quajti zgjedhjet e së dielës votën “e shekullit”.
?Mund të dalë e kundërta?
Ndërsa afrohen zgjedhjet, zoti Olaf Scholz është përqëndruar në zonën e tij, në skajin tjetër të vendit, në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve në momentet e fundit të fushatës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të votuesve në zonën e tij zgjedhore në Potsdam – një qytet në periferi të Berlinit i famshëm për pallatet e tij që dikur strehonin mbretërit e Prusisë ? zoti Scholz tha se ai po luftonte për të sjell “një ndryshim të madh në vend, një qeveri të re? të udhëhequr nga ai.
Ai gjithashtu ofroi një përshkrim të shkurtër të qeverisë së ardhshme që shpreson të drejtojë, duke thënë se, “ndoshta mund të jetë e mjaftueshme, për shembull, për të formuar një qeveri midis Socialdemokratëve (SPD) dhe të Gjelbërve”.
Zoti Scholz, aktualisht ministër i financave në qeverinë e koalicionit të Kancelares Merkel, ka shmangur gabimet në fushatë, dhe kryesisht fitoi mbështetjen pasi e paraqiti veten si “kandidati i vazhdimësisë” pas zonjës Merkel në vend të zotit Laschet.
I përshkruar si i aftë, por i mërzitshëm, zoti Scholz vazhdimisht ka mposhtur zotin Laschet me diferenca të mëdha kur flitet për popullaritet.
Ndërsa gjermanët shkojnë në votime brenda disa orëve, konservatorët e zotit Laschet po e ngushtojnë hendekun, ndërsa një anketë tregon se mbështetja për ta është 1% më e vogël se 26% që gëzojnë Socialdemokratët.
Zoti Laschet hyri në garë për postin e kancelarit i dëmtuar keq nga një betejë e ashpër mes konservatorëve për fituar mbështetjen si kandidat për postin e lartë. Megjithatë, partia e tij gëzonte një epërsi të konsiderueshme ndaj socialdemokratëve në fillim të verës.
Por Laschet u pa duke qeshur pas Presidentit Frank-Walter Steinmeier ndërsa ai bëri homazhe për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në korrik, një imazh që do të ndryshonte në mënyrë drastike mbështetjen për të dhe partinë e tij./voa
Pas deklaratës së fortë të ministrit serb Aleksandër Vulin, ...
Miliona amerikanë kanë filluar të zënë radhën për vaksinën p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se sulmet e...
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kom...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ...
Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin, ka folur p...
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të di...
Rikthimi i regjimit taleban, ka ngjallur edhe frikën e rikth...
Në grevën globale për klimën Fridays for Future synoi rritje...
400 ndërtesa janë shkatërruar deri tani nga shpërthimi i vul...
Të dielën gjermanët do të zgjedhin parlamentin federal, Bund...
Drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandal...
Në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit kan...
Gjithsej janë pesë shqiptaro-gjermanë pranë emrit të të cilë...
Asaj i është dashur të luftojë shumë për të arritur aty ku ë...
Kancelarja në largim e GjermanisëAngela Merkel vazhdon të gë...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 133 raste pos...
Mediat shtetërore ruse në Serbi paraqesin një pamje të zymtë...
Pas vendimit të ministrave të Shëndetësisë së landeve në Gje...
Votuesit zvicerianë do të vendosin të dielën nëse çiftet e s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...