LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Meçe i drejtohet SPAK-ut/ Të rihapen hetimet për rrugën Durrës-Kukës

25 Shtator 2021, 20:50, Aktualitet CNA
Arben Meçe i drejtohet SPAK-ut/ Të rihapen hetimet për

Inxhinieri Arben Meçe i është drejtuar SPAK-ut që të rihapë hetimet në lidhje me çështjen e rrugës Durrës-Kukës dhe hetimin e Lulzim Bashës ashtu sikurse ?SPAKU? bëri me Fatmir Mediun.

Konkretisht, çështja e kallëzuar prej Arben Meçes në lidhje me ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës  daton në vitin 2007 ku në krye të Ministrisë sëPunëve Publike të asaj kohe ishte Lulzim Basha.

Sipas asaj që shkruan In.Front, çështja është regjistruar në Prokuroprinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë në datën 07.09.2007. Kjo prokurori pasi kishte rregjistruar ne daten 09.03.2007, procedimin nr. 893 për vepren penale të ?Shpërdorimit të detyrës? të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, paautor mbi bazën e intervistës së dhënë Arben Meçaj, i cili ka dhënë informacion për abuzime në vlera të konsiderueshme.

Kryesisht ka qenë informacione për ndërtimin e rrugëve, ku në krye të Ministrisë së Punëve Publike në atë kohë ka qenë Lulzim Basha.

Me të drejtë Prokuroria ka vendosur bazuar në nenin 141/1 te Kushtetutes, dhe 28 dhe 74/1  të Kodit te Procedures Penale, shpalljen e moskompetencës lëndore për hetimin e proçedimit penal nr.893 dt.09.03.2007 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kalimin e akteve të këtij proçedimi penal, Prokurorisë së Pergjithshme Tiranë.

Kjo e fundit ka vendosur pushm e akuzave ndaj Llulzim Bashës për arsye se akuza ishte paraqitur jashtë afateve në gjykatë.

Përsëri Arben Meçja këmbëngul duke iu drejtuar SPAK-ut kësaj radhe për fillim e hetimeve dhe dënimin e personave përgjegjës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe megavjedhjen e shekullit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga