LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arti i lashtë i tatuazheve/ Si lindën, dhe pse vazhdojnë të jenë kaq shumë në modë?

11 Shtator 2021, 07:42, Blog CNA
Arti i lashtë i tatuazheve/ Si lindën, dhe pse vazhdojnë të

Nga Cody Cottier ?Discover Magazine?

Prej mijëra vitesh, njerëzit kanë gdhendur në trupat e tyre simbole të ndryshme, për të treguar identitetin dhe statusin e tyre, thjeshte për zbukurim, apo edhe për të shprehur përkushtimin ndaj një kauze, për t?u mbrojtur nga diçka e mbinatyrshme dhe e keqe, apo edhe për t?u shëruar nga ndonjë sëmundje.

Ne i quajmë këto vizatime tatuazhe, një fjalë që rrjedh nga fjala tatau, që do të thotë ?të godasësh? në disa gjuhë polineziane. Ndërsa kjo praktikë ka qenë e dhimbshme për pjesën më të madhe të kohës (në mungesë të anestezisë lokale që përdoret sot), njerëzit e kanë vizatuar lëkurën e tyre në thuajse çdo kulturë të njohur, për një arsye apo tjetrën.

Stiv Xhillbert shkruan në librin e tij ?Historia e tatuazheve?,se në disa site të epokës paleolitike në të gjithë Evropën, arkeologët kanë zbuluar gjilpëra kockore dhe instrumente të tjera, që mund të jenë përdorur për të bërë tatuazhe dhjetëra mijëra vjet më parë.

Por janë të rralla rastet e zbulimit të kufomave të pa dekompozuara me lëkura në gjendje të mirë. Ndaj askush nuk mund të thotë me siguri kur filluan paraardhësit tanë të modifikojnë trupat e tyre.

Për njëfarë kohe, dëshmia në e vjetër na vinte nga Egjipti i lashtë, ku disa mumje femra që i përkasin fillimeve tëMbretërisë së Mesme, shfaqnin në trupat e tyre simbolet e pjellorisë. Ky rekord u thye vetëm në 1991, kur dy turistë zbuluan rastësisht mbetjet e mumifikuara të Ötzi, ose Njeriut të Akullit, në një akullnajë në Alpet Italiane.

Boja në trupin e tij – shkencëtarët numërojnë plot 61 tatuazhe – datonrreth 5.300 vjet më parë. Shumica e tatuazheve të tij ndodhet në shpatulla, në kyçet e dorës dhe ato të këmbës. Për shkak se imazhet me rreze X, tregojnë se ai vuante nga artriti dhe dhimbjet kronike të barku, disa studiues besojnë se tatuazhet e tij,ishin menduar të kishin një funksion terapeutik (shërues).

Në historinë e mëvonshme, tatuazhet nisën të nënkuptojnë asgjë dhe gjithçka. Grekët e lashtë i përdorën ato për të damkosur skllevërit dhe kriminelët, ndërsa romakët e zgjeruan këtë praktikë tek ushtarët. Por asnjë nga këto 2 qytetërime nuk ishte i kënaqur me tatuazhet e popullatës. Në përgjithësi romakët dhe grekët i lidhnin tatuazhet me britanikët, gotët, trakët dhe të ashtuquajturit ?barbarë?, nga të cilët ata donin të dalloheshin.

Kafshët, të vërteta dhe ato mitike, ishin një burim i shpeshtë frymëzimi për këto grupe, dhe të tjerët në mbarë botën. Një komandant i luftëtarëve Skithianë nga Lugina Pazirik në Siberinë e sotme, i ruajtur në një varr që nga mijëvjeçari i parë Para Krishtit, u zbulua i mbuluar në trup me atë që Xhillbert e quan ?një shumëllojshmëri kafshësh fantastike? që mbulojnë bustin dhe gjymtyrët e tij:një kalë, një dash, një peshk, dhe disa krijesa të tjera mitike monstruoze.

Kafshët janë një tematikë e zakonshme e tatuazheve në shumë kultura edhe sot, shpesh për shkak të një lidhjeje të perceptuar me shpirtin e kafshës. ?Duket se tatuazhi në botën e lashtë,ka pasur shumë të përbashkëta me tatuazhet e sotme. Tatuazhet në mbarë botën, kanë një origjinë të thellë universale psikike?-shkruan Xhillbert.

Duke pasur parasysh popullaritetin e tyre të madh, tatuazhet duket se janë të ngulitura thellë në natyrën njerëzore. Por disa vende janë përpjekur t?i nxjerrin ato jashtë ligjit në të kaluarën. Sipas Judaizmit dhe Krishterimit të hershëm, tatuazhet e ndotnin një trup të ndërtuar në mënyrë të përsosur dhe sipas imazhit të Zotit të tyre.

Levitiku 19:28, jep një urdhër hyjnor mjaft të qartë:?Ju nuk do të bëni asnjë shenjë në mishin e afërmit tuaj të vdekur, dhe asnjë shenjë mbi trupin tuaj:Unë jam Zoti!?.Perandori Romak Konstandini shpalli të jashtëligjshme tatuazhet e bëra në fytyrë, kur u konvertua vetë në Krishterim në vitin 325 Pas Krishtit, ndërsa Papa Hadriani ndaloi krejtësisht tatuazhet në shekullin VIII-të.

Për mijëra vitet e ardhshme, lëkura e evropianë mbeti pak a shumë e pa tatuazhuar. (Edhe pse shumë pelegrinë në Tokën e Shenjtë i përkujtuan udhëtimet e tyre, me një kryq të tatuazhuar apo me ndonjë simbol tjetër).Ndërkohë, tatuazhet lulëzuan thuajse kudo tjetër.

Antropologu Lars Krutak thotë se për shumë popuj paganë, të cilët e identifikonin veten sipas simboleve që kishin në lëkurën e tyre, ?do të ishte një sakrilegj të mos kishin  tatuazhe?. Në fakt, në shumë pjesë të Polinezisë, Azisë, Afrikës dhe Amerikës, tatuazhet nuk ishin zgjedhje individuale, por rite komunitare.

Në kontrast me idealet Abrahamike, Krutak thotë ato ishin të nevojshme për pranimin në një shoqëri:?Nëse nuk do të kishe tatuazhe, do të talleshe dhe poshtëroheshe vazhdimisht në komunitet?.

Me tatuazhet që bënin, disa përshkruanin prejardhjen e tyre, të tjerët shënonin kalimin në moshën madhore, dhe të tjerë akoma rrëfenin bëmat e tyre në fushën e betejës. ?Tatuazhet thonë diçka për historinë e jetës, paraardhësve, arritjet dhe territorin tuaj?-thotë Krutak.

?Ato të gjitha flasin në një mënyrë a tjetrën për këto gjera?- thekson ai.

Ishin tradita të tilla, me të cilat u ndeshën eksploruesit evropianë vetëm disa shekuj më parë, të cilat e ringjallën interesin në Perëndim për tatuazhet. Kur eksploruesi britanik Xhejms Kuk dhe ekuipazhi i tij udhëtuan në Paqësorin Jugor në fund të viteve 1700, ata takuan popujt vendas të Tahitit, Zelandës së Re dhe ishujve të tjerë, shumë prej të cilëve i kishin trupat të mbuluar me forma gjeometrike dhe vija spirale.

Ndërsa disa marinarëve u bëheshin tatuazhe me forcë, të tjerët e pëlqyen këtë art ekzotik. Madje kur u kthyen në shtëpi, hapën sallone ku bëheshin tatuazhe. Me ndihmën e tyre, dhe bashkë me ndikimin e stilit më piktoresk të tatuazheve të përdorura në Japoni, kjo tendencë u kthye sërish në modë në Evropë.

Sot, sidomos në Shtetet e Bashkuara, tatuazhet janë zakonisht një mjet për të shprehur veten, apo një mënyrë për të nderuar kujtimin e të dashurve. Për disa, ato mbartin kujtimin e një rinie rebele.

Por edhe nëse bëjmë tatuazhe në forma të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe për arsye të ndryshme, ne ende jemi pjesë e një rituali për shumë breza të paraardhësve tanë.?Padyshim që me tatuazhet ka diçka që synohet të thuhet, dhe që nuk mund të shprehet me metoda të tjera?-thotë Krutak.

Ai mendon se tërheqja nga tatuazhet ka të bëjë shumë me qëndrueshmërinë e tyre. Një pikturë mund të digjet,një vazo mund të copëtohet, por tatuazhet zgjasin po aq sa edhe jeta e një njeriu./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga