LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista/ Flet ish-agjenti i FBI:Ne e humbëm luftën në Afganistan që në vitin 2002

8 Shtator 2021, 08:03, Blog CNA
Intervista/ Flet ish-agjenti i FBI:Ne e humbëm luftën në

Ish-agjenti i FBI-së amerikane, Ali Sufan, 50 vjeç, ishte i pari që mori në pyetje të burgosurin Abu Subaida, pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001. Ai arriti të merrte prej tij informacione të rëndësishme në lidhje me personat që qëndronin pas sulmeve të 11 Shtatorit.

Saufan ka folur më vonë në publik lidhur me metodat e torturës që ishin përdorur nga qeveria amerikane.

Ai punon sot si konsulent dhe shkrimtar. Ditët e fundit,thuajse nuk ka fjetur pasi është përpjekur t?i ndihmojë miqtë, të njohurit, ish-bashkëpunëtorët dhe përkthyesit qëtë largohen nga Afganistani. Në një intervistë për ?Der Spiegel? ai thotë se lufta kundër terrorizmit ka dështuar. Sufan beson se tërheqja e nxituar e SHBA-së nga Afganistani do të krijojë një valë frike dhe do të forcojë ekstremistët në të gjithë botën.

Kjo është e vërtetë. Pas 20 vjetësh, talebanët kanë marrë sërish nën kontroll Afganistanin. Dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, dhe mënyra se si ndodhi kjo gjë është frymëzuese për njerëzit në botë.

Ajo është një fitore e madhe jo vetëm për lëvizjen xhihadiste globale, por edhe për të gjithë militantët që veprojnë kundër SHBA-së, dhe kjo do të ketë pasoja serioze për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Jo vetëm kaq. Ajo që ndodhi është frymëzuese edhe për grupet ekstremiste sunite si Hezbollahu në Liban apo Huthit në Jemen, dhe shumë grupe të tjera anti-amerikane në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ajo mund të sigurojë hapësira për rigrupimin e Al-Kaidës.

Kjo e fundit ka sërish një shtab qendror ku të stacionohet, edhe pse ka shumë bashkëpunëtorë në vende të ndryshme në Lindjen e Mesme. Al-Kaeda ka njerëzit e saj në Somali, Jemen dhe Siri. Unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë të frenohet kërcënimi i xhihadit në Afganistan.

ISIS Khorasan është një hyrje e re në Afganistan. Gjithsesi kjo organizatë është e rrezikshme, dhe jo vetëm kundër nesh dhe interesave tona. Por ajo është e rrezikshme edhe për talebanët dhe Al-Kaidën. Ky grup ka mbledhur të gjithë ata luftëtarë që u shkëputën nga Al-Kaida dhe talebanët, duke besuar se këta të fundit nuk janë aq rigorozë në aspektin fetar.

Dhe është interesant fakti që shumë fraksione brenda talebanëve u janë bashkuar atyre, duke besuar se ekziston mundësia e ngritjes së Kalifati të premtuar,dhe për të cilin ata duan të luftojnë.

Le të jemi të qartë për një gjë:Sipas mendimit tim, ne e humbëm luftën në Afganistan që në vjeshtën e vitit 2002. Ai ishte momenti kur administrata e Xhorxh W.Bush nisi të zhvendoste shumë burime të rëndësishme për t?u përgatitur për luftën në Irak.

Kjo gjë po ndodhte pikërisht në kohën kur Al-Kaida dhe talebanët po rigrupoheshin në Afganistan. Ajo ishte një goditje e rëndësishme ndaj çdo lloj përpjekjeje konstruktive.

Pastaj ne lamë pas dore shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin, dhe me respektimin në thelb të mënyrës sesi është ndërtuar Afganistani. Disa administrata amerikane kishin një ide se si duhet të jetë Afganistani, por nuk e kuptuan kurrë se si është në fakt Afganistani. Unë mendoj se ky ishte një nga problemet tona më të mëdha.

Absolutisht po. Afganistani është një vend fisnor i ndarë në shumë rajone, të populluara nga grupime të ndryshme etnike. Shumica e afganëve nuk i besonin qeverisë qendrore për shkak të korrupsionit. Kur kishin një problem ata nuk shkonin tek qeveria, por tek luftëtarët lokalë dhe pleqtë e fiseve për të zgjidhur shumë nga këto halle.

Ky ishte një shans që ne e humbëm. Ne kishim nevojë për një politikë të bazuar në kulturën e vendit, bazuar në kulturën e Kabulit, Heratit, Mazar-e-Sharif, dhe jo të bazuar në kulturën e Uashingtonit. Mendoj se ky ishte një nga problemet më të mëdha.

Mendoj që mund të flasim për një dështim kombëtar, për një disfatë kombëtare. Kjo humbje është për shkak të dy administratave demokratike dhe dy administratave republikane. Çdo administratë bëri shumë gabime atje. Administrata Bush bëri shumë gabime me zhvendosjen e burimeve të nevojshme për t?u përqendruar tek Iraku.

Administrata Obama dërgoi më shumë trupa dhe për 8 vjet shpresoi se atje do të ndodhte  ndonjë mrekulli. Administrata Trump është përgjegjëse për moskuptimin fare të situatës dhe për nisjen e negociatave vetëm me talebanët, për shpërfilljen e qeverisë afgane dhe për lirimin e 5.000 luftëtarëve talebanë pa kërkuar asgjë në këmbim.

Jo, kjo është e pakuptimtë. Nëse Bajden e dinte se do të largohej nga Afganistani, pse nuk i zbatoi politikat e tij që nga Dita e Parë, duke planifikuar një strategji për largimin? Të paktën kjo do të kishte qenë një ikje më e nderuar.

Ndërkohë ne u tërhoqëm në mesin e natës, pa u koordinuar me britanikët, me NATO -n, dhe madje as me qeverinë afgane. Amerikanët u zgjuan një ditë dhe panë se SHBA-ja ka braktisur bazat dhe e ka mbyllur ambasadën e saj. Kjo gjë krijon një frikë, e cila në thelb do të jetë e pamundur të frenohet.

Unë mendoj se talebanët nuk do të veprojnë ashtu si dikur. Besoj se ata do të kenë një stil të ndryshëm për t?i bërë gjërat, pasi këto 20 vite kanë mësuar shumë. Kanë mësuar se si të jenë më pragmatikë. Tashmë ata dinë të jenë më dioplomatë, dhe ata duan të jenë pjesë e kësaj loje të madhe gjeopolitike, e konkurrencës së fuqive midis SHBA-së dhe Kinës.

Talebanët po bashkëpunojnë tani me pakistanezët, teksa kanë hapur kanale komunikimi për iranianët. Ata po takohen me kinezët për të diskutuar në lidhje me investimet dhe programet e infrastrukturës. Por kjo është vetëm fasada. Në thelb ata nuk kanë ndryshuar. Qëllimet e tyre vazhdojnë të jenë të njëjta.

Ne kemi urgjentisht nevojë për një Plan B, për një strategji të re që të pengojmë Al-Kaidën ose xhihadistët, apo edhe talebanët që të planifikojnë apo kryejnë sulme terroriste kundër Perëndimit. Ne duhet të gjejmë hapësira ??operacionale ku mund t?i kontrollojmë këto grupe terroriste. Unë mendoj se i vetmi vend ku mund të angazhohemi politikisht, diplomatikisht dhe, nëse është e nevojshme ushtarakisht është në Doha, pasi atje kemi bazën më të madhe ushtarake jashtë SHBA-së./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga