LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush ishin spiunët që ua shitën sovjetikëve sekretet e bombës atomike?

6 Shtator 2021, 08:06, Blog CNA
Kush ishin spiunët që ua shitën sovjetikëve sekretet e

Që gjatë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë kundër Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik nisi një përpjekje të gjerë për të mbledhur informacione mbi programin sekret të bombave bërthamore anglo-amerikane, që do të bëhej i njohur si Projekti Manhatan.

Si pjesë e operacionit Enormoz (që do të thotë shumë  i madh), agjentët sovjetikë rekrutuan jo pak spiunë amerikanë dhe britanikë, të cilët ishin komunistë të përkushtuar, përfshirë disa shkencëtarë në laboratorin e Los Alamos.

Shtrirja e këtij rrjeti spiunazhi ishte e panjohur deri pas luftës, kur Shtetet e Bashkuara dhe Britania arritën të deshifrojnë kodin e përdorur nga telegrafët sovjetikë. Për shkak se projekti i deshifrimit, i njohur si Venona, mbeti i klasifikuar deri në vitin 1995, provat e marra nga ai nuk mundën të përdoren në gjykatë. Kjo bëri që shumë spiunë të dyshuar t?i shpëtojnë ndjekjes penale.

Xhon Keirnkros punonte si sekretar personal i Sër Moris Hankej, një zyrtar i lartë britanik i përfshirë në ?Tube Alloys?, programi sekret bërthamor britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai i dërgoi Moskës një listë të shkencëtarëve atomikë amerikanë, dhe mund të ketë vjedhur informacion në lidhje me një raport që vlerësonte perspektivat e Britanisë për të ndërtuar një bombë me uranium në vitin 1941.

Pasi u mor në pyetje nga shërbimi sekret britanik, MI5, në vitet 1960, ku pranoi se ishte spiun sovjetik, Keirnkros dha informacione në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale. Në vitin 1990, ai u identifikua si ?Njeriu i Pestë? në grupin famëkeq të spiunëve britanikë, ku bënin pjesë edhe Kim Filbi, Gai Barxhes, Donald Maklin dhe Entoni Blënt, që u njohën me njëri-tjetrin gjatë studimeve në Universitetin e Kembrixhit në vitet 1930. Keirnkros vdiq më 8 tetor 1995 në Hirfordshajër, Angli.

Spiunia më jetëgjatë e Bashkimit Sovjetik në Britani, Norud punoi si sekretare e kreut të projektit ?Tube Alloys?. Teksa bënte një jetë në dukje normale në periferinë e Londrës, ajo

u kaloi informacione agjentëve sovjetikë gjatë gjithë luftës dhe në vitet 1970. Mbetet e paqartë se sa e ndihmoi spiunazhi i saj programin atomik sovjetik.

Por fakt është se ajo u nderua zyrtarisht për punën e saj kur vizitoi Moskën në vitin 1979. Kur u demaskua më në fund në vitet 1990, Norud e pranoi me gëzim atë që kishte bërë, dhe tha se do e bënte sërish po të kishte mundësi.

Fuks, ishte një fizikant me origjinë gjermane. Ai u arratis në Angli pas ardhjes së nazizmit në krye të Gjermanisë në vitin 1933, dhe u bë shtetas britanik në vitin 1942. Që në atë kohë, ai ishte ofruar të spiunonte për sovjetikët.

Në fundin e vitit 1943, Fuks iu bashkua një grupi shkencëtarësh britanikë që udhëtuan në Los Alamos, për të punuar për Projektin Manhatan. Më vonë ai u kaloi sovjetikëve informacionet kryesore në lidhje me ndërtimin e armëve atomike. Kjo mundësoi përshpejtimin e programit bërthamor të Bashkimit Sovjetik. Fuks u demaskua dhe pranoi gjithçka në fillim të vitit 1950.

Një inxhinier i ushtrisë amerikane, Gringlas kishte punuar në bazën sekrete bërthamore në Ok Rixh, Tenesi, para se të caktohej me punë në Los Alamos në vitin 1944. I rekrutuar për të spiunuar për sovjetikët nga kunati i tij, Julius Rozenberg, Gringlas u dha informacione sekrete sovjetikëve në mesin e vitit 1945,që përfshinin një skicë të bërë me dorë dhe shënime që përshkruanin bombën atomike.

Griglas u kap në vitin 1950. Në rrëfimin e tij ai implikoi të motrën, Etel Rozenberg. Bashkëpunimi i garantoi një dënim më të lehtë dhe imunitet për gruan e tij, Rut. Bazuar kryesisht në dëshminë e Gringlas, çifti Rozenberg u dënua me vdekje dhe u ekzekutua

në qershorin e vitit 1953.

Meknat ishte një inxhinier civil në Nju Jork dhe një mik i Julius Rozenberg. Në fundin e vitit 1943, ky i fundit e inkurajoi të niste punë në Keleks, një kompani që po ndërtonte uzinën masive të difuzionit të gaztë për të ndarë uraniumin në Ok Rixh. Rozenberg e lidhi Meknat me KGB sovjetike.

Edhe pse u dha sovjetikëve modelin e uzinës, Meknat e refuzoi ofertën e Keleks për t?u zhvendosur nga Nju Jorku në Ok Rixh, ku ai do të kishte pasur qasje tek më shumë të dhëna shkencore. Pas luftës, Meknat punoi për ?Gulf Oil?. Spiunazhi i tij u zbulua më vonë nga shënimet e Aleksandër Vasiliev, gazetar dhe ish-oficer i KGB-së.

Hiskej, me profesion kimist, nisi të punojë mbi shpërbërjen e gazit në Universitetin e Kolumbias, dhe më vonë u transferua në Laboratorin Metalurgjik të Çikagos (Met Lab), një nga degët kryesore të Projektit Manhatan. Hiskej i kaloi informacione sekrete GRU, shërbimit sekret ushtarak sovjetik.

Në vitin1944 ai u fotografua duke u takuar me agjentin e njohur sovjetik Artur Adams. Zyrtarët e shërbimit sekret të ushtrisë amerikane e zhvendosën nga Çikago në Alaskë. Pas luftës Hiskej u thirr për të dëshmuar para një komiteti të Kongresit, por nuk pranoi t?u përgjigjej pyetjeve në lidhje me spiunazhin e tij të dyshuar.

Në mesin e viteve 1990 u zbulua se Holl, fizikanti më i ri në Projektin Manhatan, ishte spiuni i tretë i dyshuar prej kohësh në Los Alamos. Në fund të  vitit 1944 ai vendosi kontakte me sovjetikë, dhe më  vonë  u dha atyre informacione mbi zhvillimin e bombës me plutonium. FBI mësoi mbi spiunazhin e tij në fillim të vitit 1950. Më vonë Holl u transferua në Britani, ku u bë një pionier i kërkimit biologjik.

Në vitin 2019, pas kërkimit në dosjet e de-klasifikuara së  fundmi të FBI-së, u raportua një spiuni katërt sovjetik në Los Alamos. Oskar Seborer, ishte djali i 2 emigrantëve hebrenj nga Polonia. Me profesion inxhinier elektrik, ai punoi në Los Alamos gjatë viteve 1944-46.

Ndonëse nuk dihet ende saktësisht se çfarë informacioni u dha Seborer sovjetikëve, puna e tij i dha qasje në informacione të ndryshme, përfshirë të dhënat kryesore në lidhje me metodën e shpërthimit të bombës. Kur FBI zbuloi spiunazhin e Seborer në mesin e vitit 1950, ai ishte arratisur nga SHBA dhe ishte vendosur në Rusi, ku jetoi deri sa vdiq në vitin 2015./CNA.al

Lajmet e fundit nga