LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse u humb lufta globale kundër terrorizmit?

9 Shtator 2021, 08:06, Blog CNA
Pse u humb lufta globale kundër terrorizmit?

Njëzet vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Lufta Globale kundër Terrorizmit (GËOT) duket se është në rrugën e saj drejt humbjes. Koncepti, i shpikur për të kuruar traumën e shkaktuar nga sulmi terrorist ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, nuk përmbushi dot premtimet e promovuesve të tij.

Ndërhyrjet e ndryshme, të ndërmarra në emër të kësaj lufte, kanë qenë thuajse gjithmonë një katastrofë, pasi xhihadizmi iu përshtat situatës, u përhap dhe u rrit më tej. Njëkohësisht, konkurrentët politikë përfituan nga situata, duke sfiduar fort demokracitë liberale perëndimore.

Koncepti i përgjithshëm i ?luftës kundër terrorizmit? përbëhet nga tre gabime themelore.

Përdorimi i këtij termi ofroi mundësinë e zgjatjes së pafundme të luftës, duke nënkuptuar aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, por duke fshehur faktin se kush ishte në realitet armiku.

Anti-terrorizmi kërkon ndonjëherë veprime ushtarake, por vështirë se përputhet me një luftë tradicionale. Zgjedhjet politike, ku vendimmarrësit mobilizuan mjetet më të avancuara ushtarake në ndërhyrjet e huaja, rezultuan të ishin joefikase dhe nganjëherë edhe kundërproduktive.

A funksionoi kjo luftë? Objektivat e GËOT, të përcaktuara nga administrata e Xhorxh Ë. Bush në ?100 ditët e para?, duke u përqendruar tek Al-Kaeda dhe Afganistani, dështuan që të gjitha.

As ndërhyrja në Afganistan, dhe as lista e gjatë e përfshirjeve komplekse që pasuan, duke e përjetësuar konceptin e kësaj lufte, nuk sollën një qëndrueshmëri globale. Të gjithë betejat lokale të kësaj lufte përfunduan në dështime.

Në Afganistan, Irak, Siri, Libi dhe Sahel, xhihadizmi sunit rezistoi, ishte elastik kur u gjend nën presion, dhe në fund u ri-ngrit dhe u përhap. Strategjia e papërshtatshme e zbatuar në Afganistan dhe Irak, imponoi zhvillimin e doktrinave të avancuara të kundër-kryengritjes. Strategë si Negl, Kilkullen, Petreus, Mekmaster, Hejms dhe Hofman, u detyruan të rivlerësonin atë që ishte në fakt Lufta Globale kundër Terrorizmit.

Politika e ndërhyrjes direkte nuk funksionoi, ndërsa edhe pse ndërhyrjet e mëvonshme në Sahel dhe ato kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, u përpoqën që ta shpiknin këtë luftë nëpërmjet ndihmës së forcave të sigurisë dhe misioneve luftarake ajrore, efektet mbetën të paplota për të thënë më të paktën.

Ndërhyrja ushtarake në fushën e anti-terrorizmit është një opsion, por ajo kërkon dhënien e përgjigjes ndaj pyetjeve themelore si:Kur duhet të zbatohet në shkallë të gjerë kjo masë? Pse? Cilat janë shanset për të fituar? Si të veprojmë? Sa është kostoja (njerëzore, politike, ushtarake dhe financiare)?

A mund ta përballojmë atë? E duam vërtet atë kosto? A jemi të përkushtuar aq shumë ndaj fitores, sa ta sigurojmë atë në planin afatgjatë? Cilat janë alternativat? Rreziku i mos-përgjigjes së këtyre pyetjeve, do të sillte përfitime për konkurrentët strategjikë. Shoqëritë perëndimore janë sot më të dobëta se 20 vjet më parë. Koncepti u ofroi populistëve një mjet retorik fantastik për minimin e demokracisë, me një fasadë legjitimiteti.

Xhihadistët ia dolën mbanë në terren. SHBA-ja po tërhiqet nga Afganistani, teatri më i famshëm i ndërhyrjeve GËOT, duke qenë nën presion jo vetëm nga talebanët, por edhe nga Al-Kaeda dhe Shteti Islamik. Grupimet radikale po festojnë tashmë atë që Lister e quan ?një fitore e madhe për lëvizjen xhihadiste globale?.

Xhihadistët e huaj do të ri-gjejnë bazën e tyre, edhe pse në fakt nuk e humbën asnjëherë plotësisht atë. Nga një perspektivë më e gjerë, rivalët si Irani, Kina dhe Rusia, edhe pse sigurisht që nuk janë të qetë me terrorizmin xhihadist sunit, do të përfitojnë po ashtu nga katastrofa perëndimore në Afganistan.

Talibanët nuk janë fitimtarë vetëm në Luftën Globale kundër Terrorizmit. Ata janë tashmë janë heronjtë e frontit anti-perëndimor. Një gjeneral amerikan më tha dikur se SHBA-ja, lejon të ndodhin dështime strategjike thjesht sepse e ka këtë luks. Tani nuk është më kështu. As amerikanët dhe as evropianët, nuk kanë më luksin të përballojnë gabimet strategjike që kanë ndodhur në 20 vitet e fundit.

Perëndimi kundërshtohet kudo dhe në çdo nivel nga lloje të ndryshme konkurrentësh të dhunshëm dhe autokratë, të cilët po komplotojnë hapur ose në heshtje për të minuar demokracitë liberale. Ka ardhur koha që Perëndimi të zgjohet, dhe të ri-hartojë një politikë strategjike më të kthjellët përballë këtij fenomeni./CNA.al

Shënim:Dr.Julien Théron, jep leksione mbi konfliktin dhe sigurinë ndërkombëtare në universitetin francez ?Sciences Po? në Paris.

 

Lajmet e fundit nga