Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Që një vit punon me ndërrime 12-orëshe, kujdeset për gati 20 pacientë me COVID-19 dhe e pranon se e ka të pamundur që t?i trajtojë të gjithë në mënyrën e duhur.
Mungesa e stafit shëndetësor po vazhdon të paraqesë probleme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.
Një infermiere (identiteti i të cilës është i njohur për redaksinë), më 6 shtator rrëfeu për punën e saj në pikun e pandemisë.
“Lodhje jashtëzakonisht e madhe. Të jesh motër që kujdesesh për 20 pacientë, kjo është diçka e tepërt. Të japësh terapi, të përcjellësh oksigjenin, temperaturën e shumë punë të tjera e kërkesa, të cilave duhet t?iu dalësh ballë?, tregon ajo për Radion Evropa e Lirë.
Sipas saj, sfidat janë të shumta dhe në mungesë të stafit, kjo infermiere tregon se ka raste kur nuk mund t?u japë shërbimin e njëjtë të gjithë pacientë dhe me raste ata edhe mund ta pësojnë.
“Për shembull, një pacienti i rëndohet gjendja dhe mjeku thotë ?shpejt t?i dërgohet gjaku për analiza në Emergjencë?. Ju duhet t?i lini të gjithë pacientët dhe terapitë e tyre përgjysmë dhe nuk mund ta refuzosh një urdhër të tillë?, tregon infermierja.
Po ashtu, në një klinikë të QKUK-së, ku trajtohen rreth 60 pacientë me COVID-19 janë vetëm tri bombola të vogla me oksigjen për pacientët dhe ata duhet t?i lëvizin këto bombola kur shkojnë, për shembull, në tualet apo për të kryer fotografime të ndryshme jashtë klinikës.
?Duhet që ta përcjellësh atë bombol oksigjeni dhe karrocën e pacientit. E ndërkohë ju jeni me pacientë të tjerë… por, duhet ta përcillni bombolën, karrocën ? nuk ka shanse t?i bësh të gjitha sepse je vetë. Ne kemi vetëm tri bombola, të cilat duhet të shkosh t?i mbushësh, dhe të gjitha këto kanë punë. Ndodh që nuk arrijmë t?i shërbejmë të gjithë?, shpjegon ajo.
Vdekjet e pacientëve dhe ballafaqimi me familjarët e tyre nuk janë ngjarje të rralla në repartin ku punon kjo infermiere.
?Krahas punëve të tjera, infermierja që është në ndërrim duhet të merret vetë me kufomën, nëse ka qenë pozitiv (me koronavirus) janë procedura të veçanta, ku duhet të vendoset në thesin e caktuar, të plotësohen formularët me të dhënat e pacientit e gjëra të tjera?, thotë ajo.
?Kam pasur raste kur pacienti, siç tregojnë familjarët, asnjëherë nuk ka pasur probleme shëndetësore, por brenda një jave ka ndërruar jetë për shkak të problemeve me oksigjen. Rastet e tilla te ne ndikojnë shumë. Non-stop e kam përcjell rastin, veç vinte duke i rënë (niveli) i oksigjenit, pulsi dhe më pas ai vdiq. Aty (brenda repartit) ndiejmë dhimbje shumë të mëdha sepse ka shumë momente prekëse?, shton infermierja.
Pushimi brenda orarit të punës është pothuajse i pamundur për këtë infermiere.
?Nuk kemi kohë për pauzë, absolutisht. Më herët e kemi pasur kuzhinën e hapur, por që dy javë e kanë mbyllur kuzhinën. Darkën na e sjellin, por të ftohtë. Së pari, nuk kemi as ku të ulemi, e shfrytëzojmë kuzhinën e pacientëve kur është e hapur?, tregon ajo.
Kjo infermiere, që vetë ka qenë e infektuar me koronavirus, thotë se virusin e barti edhe tek anëtarët e familjes.
?Sivjet e kam marr edhe pushimin, por edhe atë pushim na e kanë ndërprerë, nuk kemi mundur që ta shfrytëzojmë?, tregon ajo.
Ministria e Shëndetësisë në Kosova më 6 shtator ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se kanë filluar angazhimin e stafit shtesë shëndetësorë që do të merren me menaxhimin e pandemisë dhe procesin e imunizimit.
?Në javën e kaluar 200 infermierë janë angazhuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, 100 të tjerë janë duke nënshkruar kontratat sot (6 shtator), derisa 5,000 infermierë të tjerë pritet nga data 6 shtator të jenë gati për fillim të punës gjithashtu?, thuhet në një përgjigje të zyrës për informim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Më 18 gusht, Qeveria e Kosovës pati miratuar vendimin për rritjen e stafit shëndetësor.
Gjatë javës së kaluar, drejtorët e spitaleve të përgjithshme në disa komuna të Kosovës, ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, patën deklaruar se kanë mungesë të stafit shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më 6 shtator, 17 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.
Dozën e parë, ndërkaq, e ka marrë 35 për qind e popullsisë.
Në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 181 raste të vdekjes dhe 8,901 raste të reja me koronavirus./rel
Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar lidhur me a...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka informuar se gjatë 2...
Kancelarja Merkel ka mbështetur edhe një herë fuqishëm CDU/C...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të martën s...
Procesi gjyqësor ndaj pesë personave të akuzuar se planifiku...
Greqia vendosur që të vaksinojë edhe fëmijët nga mosha 12 de...
Për të disatën herë është arrestuar në Kosovë bashkëshorti i...
Angela Merkelit i pëlqen të gatuajë supë me patate dhe kek m...
Prej kohësh gratë vazhdojnë të kapin majat e të thyejnë barr...
Numri i ulët i qytetarëve të vaksinuar në Kosovë si dhe mosr...
Jean Paul Belmondo, aktori francez i cili fitoi famë ndërkom...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një ...
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Ka...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orë...
Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremonin...
Ushtari i fundit amerikan iku një javë më parë nga Kabuli i ...
Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e protestave masive ku...
Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të lart...
Talebanët thanë të hënën se e kanë pushtuar Luginën veriore ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...