LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid-19 në Kosovë/ 920 të infektuar dhe 28 viktima gjatë 24 orëve të fundit

7 Shtator 2021, 13:13, Kosova & Bota CNA

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 10 mijë e 321 testime, prej të cilëve 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjithashtu janë shënuar 28 raste të vdekjes.

MSH informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 869 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938 mijë e 504 doza të vaksinës.

Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ditën e sotme janë shëruar 1 mijë e 698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123 mijë e 852, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 24 mijë e 484./ CNA.al

Lajmet e fundit nga