web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po filmonte aksionin antidrogë/ Policia shtrin në tokë gazetarin, dalin pamjet

27 Korrik 2021, 12:11, Aktualitet CNA

Gazetari Ergys Gjençaj është ndodhur rastësisht në Shkollën e Bashkuar ku policia po realizonte një aksion antidrogë.

I ndodhur rastësisht në atë vendngjarje, gazetari i News 24 ka filmuar momentin ku një makinë është larguar me shpejtësi duke marrë para efektivët pasi nuk i është përgjigjur urdhrit të tyre për të ndaluar.

Por pasi kanë parë gazetarin duke filmuar policia ka ndërhyrë menjëherë duke e shtrirë në tokë dh eduke mos e lejuar më të filmonte aksinonin.

Ndërkohë gazteari në një prenoncim për gazetaren Klodiana Lala është shprehur se kjo nuk i kishte ndodhur asnjëherë dhe se e vetmja që po bënte ishte detyra e tij.

?Ne po drejtoheshim drejt redaksisë për të vijuar punën tonë, kur policia na ndali. Misioni ynë është për të përcjellë lajmin, qoftë me mjetet tona celularë, për të kapur momentin aty ku ndodhet lajmi, dhe këtë bëra edhe unë. Ishte një operacion i policisë, makina ishte në lëvizje, unë nxora celularin tim për të bërë video, sepse jemi në rrugë, është ambient publik, nuk po cënoja privatësinë e askujt.

Unë dola nga makina për të vijuar regjistrimin me celularë, kur disa policë më morën, më shtrinë barkas aty për të më kontrolluar, më morën celularin dhe më lanë aty të shkallët. I thashë që jam gazetar. Më pyetën ku punoj, prej sa kohësh. Më morën celularin dhe më lanë të prisja aty deri tani.

Më dhanë shpjegime, sepse sipas tyre, unë ndërhyra në aksionin e policisë. Unë nuk e di ku është ndërhyrja ime, kur isha në makinën e loguar të Neës24. Isha në largësi kur po kryhej operacioni, nuk isha afër që të kisha kontakte me forcat e policisë. Unë bëra punën time dhe besoj se çdo koleg do ta bënte. Ky është një moment delikat, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Unë do ta vlerësoj këtë moment, misioni ynë është të kapim lajmin. Kjo gjë nuk ndodh çdo ditë në rrugët e vendit, sigurisht që policia ka detyrimin të godasë krimin, por edhe ne kemi detyrën tonë?, tha gazetari ./ CNA.al





Lajmet e fundit nga