LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri në “Orange Club”/ Arrestohet një person, nën hetim dy pronarët e lokalit, fshinë pamjet

27 Korrik 2021, 11:53, Aktualitet CNA
Sherri në “Orange Club”/ Arrestohet një person, nën

Orange Club në Sarandë është vendosur sërish në qendër të vëmendjes. Pas koncertit të reperit Noizy, disa turistë të huaj të dehur kanë tentuar të hyjnë me forcë në klub, duke u përballur kështu me rojet e sigurisë.

Ndërkohë bëhet me dije se është arrestuar një person dhe 9 të tjerë ndodhen nën hetim. Sipas Reprot TV policia i ka vënë prangat njërit prej truprojeve të cilit i është gjetur një thikë në momentin e arrestimit.

Gjithashtu nën hetim janë dy pronarët e lokalit pasi ata kanë fshirë pamjet e sherrit.

“U konfliktuan me njëri-tjetrin në ambientet e lokalit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë.

Procedohen penalisht dhe 2 pronarët e lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës? dhe ?Punësim i paligjshëm?.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 47 vjeç, banues në Tiranë (truproje), për veprat penale ?Plagosja e lehtë me dashje? dhe ?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta?. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë e ftohtë (thikë).

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprat penale ?Plagosja e lehtë me dashje? dhe ?Prishja e qetësisë publike?, shtetasit: Xh. S., 25 vjeç, T. D., 25 vjeç, banues në Tiranë (të dy truproje), A. M., 23 vjeç, F. M., 27 vjeç, E. S., 21 vjeç, F. V., 19 vjeç, të katërt shtetas kosovarë, banues në Londër, A. B., 22 vjeç, M. N., 26 vjeç dhe M. T., 26 vjeç, të tre shtetas anglez, banues në Londër (klientë në lokal).

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta.

Në vijim të veprime, nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht shtetasit M. I., 37 vjeç dhe M. I., 41 vjeç, banues në Sarandë, të dy pronarë të lokalit ku ndodhi konflikti, për veprat penale ?Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës? dhe ?Punësim i paligjshëm?, pasi dyshohen se kanë fshirë pamjet filmike të këtij konflikti që ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se 3 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët punonin si truproje në këtë lokal, ishin të paregjistruar/siguruar, duke shmangur sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga