web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lejoni gjykimin e Mediut”/ Kërkesa e SPAK për “Gërdecin”, çfarë pritet të ndodhë nesër?

26 Korrik 2021, 15:55, Aktualitet CNA

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë ditën e nesërme kërkesën e SPAK për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut për rolin e tij në ngjarjen e Gërdecit, proces i bllokuar që prej vitit 2009.

Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008 i kanë kërkuar gjykatës pranimin e kësaj kërkese.

Në muajin Shkurt 2021, Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008, iu drejtuan organeve të drejtësisë së re për të rifilluar ndjekjen penale ndaj Fatmir Mediut, ish Ministër i Mbrojtjes.

SPAK e trajtoi pozitivisht këtë kërkesë, duke e vlerësuar se ishte e drejtë të rifillonte ndjekja penale ndaj këtij personi dhe tashmë është në dorën e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të dhënë dritën jeshile.

Gjykimi do të bëhet nga gjyqtari Erion Çela në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve. Por, prindërit e të miturit Erison Durdaj, nuk kanë qëndruar pasive. Ata kanë parashtruar një memo para gjykatës duke i kujtuar asaj që:

? ndjekja penale është një detyrim i shtetit shqiptar që buron nga konventat ndërkombëtare që kërkojnë hetimin dhe gjykimin e plotë për çdo humbje jete

? dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe duke i hapur rrugë gjykimit do të mundësohet një vlerësim i drejtë i të gjithë fakteve penale

? gjykata të zbatojë drejtpërdrejt nenin 2 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe të mos humbasë në teknikalitete, në dëm të thelbit të detyrës së prokurorisë dhe gjykatave të një shtet të së drejtës. Gjykata e Strasburgut ka kërkuar shpesh here nga shtetet që të bazojnë vendimet direkt ne Konvente.

? nëse gjykata ka dyshime se ndonjë dispozitë e ligjeve shqiptare bëhet pengesë për këtë gjykim, të ushtrojë të drejtën për t?iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t?i hequr pengesat antikushtetuese./respublica





Lajmet e fundit nga