web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pogradec/ Dy raste të dyshuara me variantin Delta

26 Korrik 2021, 11:02, Aktualitet CNA

Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi prezencën e variantit Delta të koronavirusit edhe në vendin tonë.

Ndërkohë, sot CNA.al ka mësuar se në Pogradec, ka dy raste të dyshuara të prekur nga varianti Delta.

Bëhet fjalë për një familje në një fshat të Pogradecit.

Burimet bëjnë të ditur se ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës, pasi kanë bërë testin e shpejtë në palën greke.

Burimet theksojnë se rastet e dyshuar me variantin Delta kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer.

Ndërkohë, është bërë karantinimi i personave të dyshuar dhe kontaktet e tyre dhe pritet përgjigja nga MSH.





Lajmet e fundit nga