web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I mori 25 mijë euro për operimin e këmbës/ Ish-miku nuk pranon t’ia kthejë: E dija që m’i dhe dhuratë

25 Korrik 2021, 16:16, Aktualitet CNA

Puntata e fundit e rubrikës ?Shihemi në Gjyq? kishte në qendër konfliktin e dy ish-miqve, Janit dhe Gëzimit.

10 vite më parë, Jani ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore e cila i rezultoi edhe në koma, i ka kërkuar para hua Gëzimit për të kryer një operacion.

Vlera e parave që i nevojiteshin Janit për operacionin e  këmbës ishin 25 mijë Euro të cilat Gëzimi ia kërkon mbrapsht, ndërsa Jani mohon marrjen e tyre.

Gëzimi: Ndenji shumë kohë në koma. Ndenji 123 ditë në koma.

Eni Çobani: E keni diskutuar përpara kësaj seance me njëri-tjetrin këtë bosht? E ke takuar ndonjëherë zotin Jani?

Gëzimi: Ka shumë vite që s?e kam takuar.

Jani: Për mua këto janë gjëra të kota. Se këtë faqe nuk e ka nxirë njeri. Unë kam pasur punë në Greqi.

Gëzimi: Edhe kur u takuam para 3 muajsh?

Jani: Ku më gjete ti mua? Ku jemi takuar? A të thashë ?hajde me mua??

Gëzimi: ?Unë e dija që m?i dhe dhuratë këto lekët?.

Eni Çobani: Pra, të ka thënë ?dhuratë?? 25 mijë Euro dhuratë?

Jani: Nuk bën vaki në botë. Vetëm gënjen e mashtron. Unë t?i kem marrë atij lekë? Nuk ka shanse, nuk bën vaki.

Gëzimi: Unë nuk shkova te noterja se ky më tha ?do të ta shpërblej?.

Jani: Ik ore, s?të vjen turp. Haram të qofshin paratë e mia.

I vetmi njeri që është në dijeni të këtyre parave, sipas Gëzimit, është një zonjë që kujdesej për Janin, e quajtur Eleni.

Dokumentet e saj të identifikimit i ka Jani, pasi thotë se ajo ka qenë me të në momentin e aksidentit, por zonja në fjalë nuk dihet ku ndodhet.

Rastit nuk iu gjend një zgjidhje pasi palët nuk arritën të binin në dakordësi me njëri-tjetrin për të gjetur një rrugë të përbashkët.





Lajmet e fundit nga